Lista e librave të autorit ose përkthyesit Luan Rama

Filtrat aktiv

Botuesi: Albas

Kënga e këngëve e Solomonit

"Kënga e Solomonit" apo "Kënga e këngëve", botuar nga shtëpia botuese "Albas", është ndër këngët më të vjetra dhe më të bukura të dashurisë. Ajo bën pjesë në korpusin e librave të shenjtë, krahas librave të Gjenezës, Eksodit, Librit të Jobit, Librit të Esterit etj.
1 100 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Mbresa parisiane, Luan Rama

Kur ndërmora të lexoj dorëshkrimin "Mbresa parisiane" u befasova. Ishte dhuratë e vyer për mua. Nëse doni të zhyteni në pasurinë e vërtetë të këtij qyteti, atë çka ai i ofron shpirtit njerëzor, të ecni në kthinat e qoshet e tij, të përjetoni historinë e marrëdhëniet e tij me figurat letraro – artistike të dy shekujve, atëherë merrni në duar "Mbresa...
900 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Më quajnë Ismail Qemali, Luan Rama, Sulid Kasemi

.... Kjo Shqipëri, kur i kërcënohej rreziku Europës nga pushtimet e Turqisë, ndënë kryetrimin e pavdekur të saj, Skënderbejnë, u bë porta e hekurtë kundra sulmeve më të tërbuara të sulltanëve më t'egër që ka pas Turqia.
550 Lekë
More

Botuesi: Albas

Më quajnë Aleksandër Moisiu, Luan Rama, Semela Mero

Isha në Vjenë. Isha shumë i ri dhe shumë i varfër, u jepja mësime private gjuhe pak njerëzve të cilët patën besim tek unë. Në të vërtetë, në atë kohë nuk kisha as idenë më të vogël se çfarë dëshiroja të bëhesha... Isha në kërkim të bukës së gojës, kisha uri të madhe e zorrët më këndonin në bark, kur rastësia e madhe më solli në Burgtheater si figurant....
550 Lekë
More

Botuesi: Albas

Më quajnë Dora D'Istria, Luan Rama, Entela Kasemi

Shqiptarët nuk janë as sllavë dhe as helenë, por përfaqësuesit e një qytetërimi të vjetër, një nga më të lashtit e Europës, i cili ka lënë monumentet dhe kujtesën e vet në dy brigjet e Adriatikut dhe të detit Jon, me Skënderbeun, idealin e Mesjetës dhe Boçarin, personifikimin kalorësiak të kohëve moderne.
550 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Më quajnë Mbretëreshë Teuta, Luan Rama

Pas vdekjes së Agronit, mbretit të fuqishëm ilir, ishte gruaja e tij, Teuta, ajo që e drejtoi mbretërinë ilire, duke u bërë një nga figurat më spikatëse të asaj kohe. Me një zgjuarsi dhe kurajë të veçantë, kjo stratege dhe "mbretëreshë e deteve", siç e konsideruan historianët e kohës, i dha një dritë të re qytetërimit ilir.
550 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Më quajnë Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Luan Rama

Armët nuk jua solla unë, por ju gjeta të armatosur. Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat dhe ushtat tuaja dhe, si kujdestarë të pashoq të lënë nga ati im, ju e vutë përsëri në vend skeptrin që më ruajtët deri këtë ditë dhe më bëtë përsëri zot të këtij vendi.
550 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Më quajnë Tefta Tashko Koço, Luan Rama

Kënga e popullit mbetet gjithnjë frymëzuese edhe për një soprano të muzikës klasike. Të jetosh dhe të krijosh mes të dyjave është sa e vështirë, aq edhe pasionante!... Jeta në art kërkon sakrifica të mëdha, por asaj duhet t'i përkushtohesh që të arrish të ngjitesh në lartësitë e artit të vërtetë.
550 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Mëkati i Justinës, Luan Rama

Atëherë ajo duhet të digjet si një “shtrigë”, siç kishte ndodhur në Salem të Amerikës. Kulla e familjes që sapo ka krijuar duhet të rrënohet...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Albas

Udhëtim në botën e pikturës shqiptare, Luan Rama

Shkrimtari, Luan Rama, që është edhe personazhi i gjyshit në këtë libër, e shoqëron mbesën e tij, Lolën, por edhe të gjithë lexuesit e vegjël në atelietë e piktorëve, si dhe në galeritë dhe muzetë e artistëve më të njohur shqiptarë në kohë.
1 380 Lekë
More