• Banner

Filozofia, Nje hyrje e shkurter, Edward Craig

Ky libër tregon se filozofia nuk është më një e shkuar intelektuale. Mendimtarë si Platoni, shkruesit Budistë, Dekarti, Hobsi, Hjymi, Hegeli, Darvini, Milli, dhe vëzhguesit e sjelljeve njerëzore, u janë përgjigjur nevojave të vërteta dhe ngjarjeve. 

600 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Filozofia, një hyrje e shkurtër
Gjinia: Filozofi
Autori: Edward Craig
Shqipëroi: Shpëtim Doda
Shtepia botuese: Ideart
Viti: 2008
Fq. 172
Pesha: 0.221 kg
ISBN: 978-99943-43-71-3

Mbi librin

Sa të aftë jemi të jetojmë? Cfarë ekziston me të vërtetë? Si e dimë që ajo ekziston? Ky libër i gjallë dhe gjithëpërfshirës nuk është ndonjë veprimtari e ardhur nga ndonjë planet tjetër. Të mësosh rreth Filozofisë është një cështje marrëveshjeje dhe varësie të cilën shumë kush prej nesh bën.

Ky libër tregon se filozofia nuk është më një e shkuar intelektuale. Mendimtarë si Platoni, shkruesit Budistë, Dekarti, Hobsi, Hjymi, Hegeli, Darvini, Milli, dhe vëzhguesit e sjelljeve njerëzore, u janë përgjigjur nevojave të vërteta dhe ngjarjeve. Shumë prej veprave të tyre marrin jetë sot, vlerë në jetët tona dhe shumë prej shqetësimeve të tyre vijojnë të jenë njëkohësisht edhe shqetësimet tona.

Komente mbi librin

"Një ide e cmuar, një libër dinamik, i vogël... i pashëm... i përkryer për ta pasur në xhepin tuaj për kohën e lirë."

Lisa Jardine, The Times

"Një ide shumë e mirë, këto Hyrje të shkurtra. Një konceptim i ri nga Botimet e Universitetit të Oksfordit."

Nicholas Lezard, Guardian

Fragment nga libri

Le të përfytyrojmë dikë që vjen dhe na thotë se filozofia nuk sjell kurrfarë dobie. Le t'i shtojmë kësaj edhe atë që mendonte Niçe mbi filozofinë kur thoshte se filozofia është tejet e rrezikshme, ndërsa filozofi sipas tij ishte "një lëndë shpërthyese e frikshme, prej të cilës asgjë nuk shpëton...

Filozofia është lëvruar si një mjet shpëtimi, pavarësisht se ajo çka kuptojmë ne me shpëtimin dhe me të shpëtuarin. Shpesh ajo ka pësuar shpesh të njëjtin varg ndryshimesh nëpër të cilin u është dashur të kalojnë edhe vetë filozofitë. Po kjo do të na linte në të njëjtën pikë të pyetjes fillestare se ç'është Filozofia? A ma vlen ajo në të përditshmen tonë dhe a jetojmë ne edhe filozofikisht, qoftë pa e kuptuar edhe vetë?

Çdokush që do të nisë të lexojë këtë libër, në një mënyrë a tjetrën është tashmë filozof. Pothuajse që të gjithë jemi deri diku filozofë, dhe kjo për aq sa të gjithë kemi disa vlera përmes dhe në bazë të të cilave jetojmë jetën...

Mbi autorin

Eduard Kreig, (Edward Craig) mban titullin Kalorës i Ndritur, Profesor i Filozofisë në Universitetin e Kembrixhit. NJëkohësisht ai është anëtar i Kolegjit Curcill. Ai ka dhënë leksione në Universitetin e Hamburgut, Haidelbergut, dhe Melburnit. Publikimet e tij përfshijnë veprat: Mendja e Zotit dhe punët e Njeriut (OUP 1987). Ai është drejtuesi kryesor i Itinerarit Enciklopedik të Filozofisë.

Detajet e librit
Ideart
SKU000673
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000164

Botuesi: Ideart

Psikologjia, nje hyrje e shkurter, Gillian Butler, Freda McManus

Ky tekst i shkëlqyer shpjegon në mënyrë të përmbledhur se si e studiojnë psikologët modernë mendjen dhe sjelljen njerëzore. Ky libër është paraqitja më e mirë e mundshme e kësaj fushe dhe shpjegon studimin shkencor të mendjes me një gjuhë të kulluar që është sa e kuptueshme dhe e këndshme për t'u lexuar.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000674

Botuesi: Ideart

Filozofia Antike, Nje hyrje e shkurter, Julia Annas

Tradita filozofike e periudhës së lashtësisë është e gjatë, e pasur dhe e larmishme. Një nga karakteristikat e saj të pazhbëshme qëndron tek debati dhe argumentimi. Ky libër synon ta përfshijë lexuesin në disa polemika të periudhës së lashtësisë dhe ta angazhojë atë në zhvillimet e tematikave kryesore të kësaj periudhe.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000675

Botuesi: Ideart

Filozofia Politike, Nje hyrje e shkurter, David Miller

Si duhet jetuar së bashku në shoqëri? Tekefundit, përse na nevojitet qeveria? Ç'kuptim ka drejtësia sociale? Filozofia politike shtron pyetje dhe gjen përgjigje duke hulumtuar çështje rreth natyrës dhe qëllimit të qeverisjes, të cilat çdokush duhet t'i shqyrtojë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000676

Botuesi: Ideart

Frojd, Nje hyrje e shkurter, Anthony Storr

Zigmund Frojdi revolucionarizoi mënyrën me të cilën ne mendojmë për vetveten. Nga fillesat e saj si një teori e neurozës, Frojdi e kthehu psikoanalizën në një psikologji të përgjithshme, e cila u pranua gjerësisht si mënyra mbizotëruese në diskutimin e personalitetit dhe marrëdhënieve ndërpersonale.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000677

Botuesi: Ideart

Heidegger, Nje hyrje e shkurter, Michael Invood

Martin Heideger, i cilësuar nga disa si një nga sharlatanët më të mëdhenj që kanë marrë ndonjë herë titullin e "filozofit", nga disa si përkrahës i nazizmit, dhe nga disa të tjerë si një udhëheqës i ditur i filozofisë së kontinentit tonë, ndoshta është dijetari më i dyzuar i shekullit XX.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000678

Botuesi: Ideart

Jung, Nje hyrje e shkurter, Anthony Stevens

Anthony Stevens argumenton se aftësisë largpamëse të Jungut dhe spiritualiteti i thellë i tij kanë ndihmuar shumë njerëz të gjejnë një ngrehinë alternative vlerash kundrejt materializmit të zhveshur, i cili sundon në shoqërinë perëndimore.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000680

Botuesi: Ideart

Platoni, Nje hyrje e shkurter, Julia Annas

Platoni është vlerësuar më shumë se sa një figurë njerëzore për shkak të thellësisë së tij të mendimit dhe madhështisë të konceptimeve të tij filozofike. Në këtë mënyrë të gjykuarit për të, ato që kanë më shumë rëndësi janë deklarimet e mëdha, se sa argumentet dhe të kërkuarit të së vërtetës.

Çmimi 461 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000681

Botuesi: Ideart

Socializmi, Nje hyrje e shkurter, Michael Newman

Michael Newman shqyrton e shtjellon njëkohësisht sukseset dhe dështimet e socializmit, që nga faza e vet fillestare deri tek socializmi moderrn, duke e parë atë nga një këndvështrim ndërkombëtar, i cili nis me komunizmin kuban e përfundon me socialdemokracinë suedeze.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000682

Botuesi: Ideart

Spinoza, Nje hyrje e shkurter, Roger Scuton

Me sintezën e tij të metodës gjeometrike, ndjenjës religjioze dhe shkencës shekullare, Spinoza u orvat të pajtonte nevojat e përkundërta morale e intelektuale të epokës së tij si dhe të paraqiste një përfytyrim të njerëzimit të lidhur njëkohësisht nga domosdoshmëria dhe përjetësisht të lirë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000818

Botuesi: Ideart

Hobsi, nje hyrje e shkurter, Richard Tuck

Tomas Hobsi ishte i pari filozof i madh anglez në lëmin e mendimit politik. Vepra e tij Leviathan ishte me të vërtetë e para ndër veprat e filozofisë moderne. Për një kohë të gjatë ai është vështruar si një ateist pesimist, që e pikturonte natyrën njerëzore si pashmangshmërisht të ligë, çka e shtyu drejt përvijimit të idesë së një shteti totalitar.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000819

Botuesi: Ideart

Loku, nje hyrje e shkurter, John Dunn

Xhon Loku, një nga filozofët më të mëdhenj anglezë të fundit të shekullit XVII dhe fillimit të shekullit të XVIII, në kryeveprën e tij Përsjatje mbi të kuptuarit njerëzor argumenton se njohja jonë mbështetet tek pëvoja dhe përftohet si e tillë kryesisht përmes shqisave; porse mesazhi që përçonte mendimi i tij për fat të keq u keqkuptua.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000820

Botuesi: Ideart

Rasell, nje hyrje e shkurter, A.C. Grayling

Në këtë shtjellim të jetës dhe veprës së tij, A. C. Grayling na paraqet qoftë kontributet që Rasëlli solli në mendimin filozofik dhe në logjikën e shekullit të XX, qoftë pikëpamjet e tij të gjera mbi arsimin, politikën, luftën dhe moralin seksual.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000821

Botuesi: Ideart

Sociologjia, Nje hyrje e shkurter, Steve Bruce

Duke u mbështetur në qëmtimet mbi klasën shoqërore, krimin dhe shmangien në shoqëri, punën në sistemet burokratike dhe ndryshimet në gjirin e organizatave politike dhe fetare, kjo hyrje e shkurtër në Sociologji synon të nxjerrë në dritë tensionin mes rolit të individit në shoqëri dhe rolit të shoqërisë në formimin e individit.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000825

Botuesi: Ideart

Ruso, Nje hyrje e shkurter, Robert Wokler

Bashkë me Monteskienë, Hjumin, Smithin dhe Kantin, ndër bashkëkohësit e tij, Rusoi ka ushtruar ndikimin më të madh në historinë moderne intelektuale evropiane, duke ia kaluar madje çdo filozofi tjetër të kohës.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2504

Botuesi: Ideart

Habermas, Nje hyrje e shkurter, James Gordon Finlayson

Jürgen Habermas është një ndër filozofët e gjallë më me ndikim në kohët moderne. Në shkrimet e tij ndërthuren teoritë sociale, morale, politike dhe ligjore duke shqyrtuar tema që shkojnë nga marksizmi e deri tek Bashkimi Europian, si dhe rolin e komunikimit dhe ligjëratës në botën bashkëkohore.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Marksizmi dhe krishterimi, Alasdair Macintyre

Jetërsimi i popullit çifut i ka çuar ata të sendëzojnë ligjin e qenësisë së tyre. Në të kundërt, Jezui predikon një ligj të brendshëm, i shkruar në zemrat e njerëzve, dhe për pasojë përbën një tejkalim të tëhuajësimit çifut. Mirëpo ky predikim refuzohet prej çifutëve. Kështu Jezui e lë mënjanë detyrën e shëlbimit të kombit dhe, përmes predikimit të tij, i...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Bota shqiptare e Branko Merxhanit, Ndriçim Kulla

I "skllavëruar" me këtë mënyrë jetese; tetë orëshin e gjumit ,të studimit dhe të punës së vështirë në minierë kalova shumë nga vitet e pasioneve të rinisë time për të mësuar diçka më shumë dhe të dilja përtej perdes nga ajo çfarë na servirte propaganda e regjimit komuniste.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Qenia dhe hiçi, vëllimi i dytë, Jean Paul Sartre

Ne kemi përshkruar realitetin njerëzor duke u nisur nga veprimet negative dhe nga cogito. Duke ndjekur këtë fill rrëfyes, kemi zbuluar se realiteti njerëzor është për – vetja. A është gjithçka e saj e tillë? Pa dalë nga kornizat e përshkrimit reflektiv, ne mund të takojmë mënyra ndërgjegjeje që duket se duke ndenjur në vetvete rreptësisht "për – vete".

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2783

Botuesi: Botimet Dudaj

Si veprohet ne nje projekt kerkimor, Judith Bell

Të gjithë ne mësojmë të hulumtojmë ndërsa i hyjmë praktikisht punës kërkimore, por një përgatitje e papërshtatshme mund të na humbasë shumë kohë e përpjekje dhe mund të na presë krahët. Ky libër i pajis hulumtuesit fillestarë me mjetet e nevojshme për të fituar shprehi të mira kërkimore dhe për të shmangur mjaft kurthe dhe prova të rreme që të hanë kohën.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Postmodernizmi, Grup Autorësh

Vepra "Postmodernizmi" duke gjurmuar vragën e rrënjët gjenealogjike të postmodernizmit në art, filozofi e histori na tërheq në një kalërim marramendës shtigjeve të strukturalizmit, semiotikës dhe të quajturit dekonstruksion, tek na e prijnë udhën vetë ikonat e postmodernizmit si Foucault, Levi – Strauss, Barthes, Derrida, Lacan e Lyotard.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Zenit Editions

E pafilozofuara, Hysamedin Feraj

Ky është një filozofim lokal i një filozofie të pafilozofuar. Nëse popuj të tjerë kanë kaluar përvoja të ngjashme, ndoshta mund të vlejë dhe për ta. Nuk synohet krijimi i ndonjë filozofie të re, por vështrimi i realiteteve të ndryshme nga filozofi të ndryshme ekzistuese.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Sovraniteti, Jean Bodin

Jean Bodin, filozof, mendimtar politik dhe ekonomist francez (1530-1596). Bodin konsideronte se nocion përcaktues për shtetin dhe kushtetutën shtetërore është sovraniteti ose ius maiestatis. Së këtejmi sunduesit janë përgjegjës vetëm para ligjit natyror dhe jo ligjit kushtetues dhe juridik.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000818

Botuesi: Ideart

Hobsi, nje hyrje e shkurter, Richard Tuck

Tomas Hobsi ishte i pari filozof i madh anglez në lëmin e mendimit politik. Vepra e tij Leviathan ishte me të vërtetë e para ndër veprat e filozofisë moderne. Për një kohë të gjatë ai është vështruar si një ateist pesimist, që e pikturonte natyrën njerëzore si pashmangshmërisht të ligë, çka e shtyu drejt përvijimit të idesë së një shteti totalitar.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë, Arben Puto

E ndjeva se për mua ishte koha të ngrija zërin live. Dhe, këtë, e bëra në një intervistë me "Zërin e Amerikës", më 16 dhjetor 1990. Ajo është një nga nxitjet, së cilës i shtohet dhe roli aktiv, që mora në kohën e mbledhjeve, ku ne, një grup intelektualësh, filluam të bëjmë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Etika, Benedict de Spinoza

Libri që mbani në duar është shqipërimi i parë i Etikës, kryevepra e Baruch Spinozës dhe një nga tekstet e rrallë të filozofisë dhe mendimit njerëzor ndër shekuj. Në çdo fushë ka disa vepra pa të cilat jeta njerëzore dhe dinamika e saj do të ishte zvarritje dhe jo vallëzim, heshtje dhe jo melodi, terr dhe jo dritë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)