Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,45 CHF 16,05 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,63 CHF 10,70 CHF
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Bota si vullnet dhe perfaqesim, Artur Shopenhauer, vol. 3-4
  • Bota si vullnet dhe perfaqesim, Artur Shopenhauer, vol. 3-4

Bota si vullnet dhe përfaqësim, Artur Shopenhauer, vol. 3-4

Plejad

Për Tolstojin, Shopenhaueri ishte mendimtari më I madh i botës. Ky pohim, në vetvete bombastik, fiton akoma më shumë spikatje edhe për faktin se Tolstoji e gjykon Niçen, të konsideruar nga shumica si "superuesin" e Shopenhauerit, një ojnatar feuilletoniste. 

10,70 CHF
9,63 CHF Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bota si vullnet dhe përfaqësim, vëllimi i tretë dhe i katërt
Origjinali: Die Welt als Wille und Vorstellung
Gjinia: Filozofi
Autori: Artur Shopenhauer
Shqipëroi: Dritan Thomollari
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2016
Fq. 400
Pesha: 0.421 kg.
ISBN: 9789928183231

Mbi librin

Për Tolstojin, Shopenhaueri ishte mendimtari më I madh i botës. Ky pohim, në vetvete bombastik, fiton akoma më shumë spikatje edhe për faktin se Tolstoji e gjykon Niçen, të konsideruar nga shumica si "superuesin" e Shopenhauerit, një ojnatar feuilletoniste. Për këtë të fundit, ky gjykim, edhe pse I njëanshëm dhe i padrejtë, të godet gjithsesi për veçimin dhe analizimin e shijes së diskutueshme francezësuese të Niçes për kokë-përmbysjet dhe paradokset brilante.

Ndërsa përsa i përket Shopenhauerit, gjykimi është më se i ndjerë dhe serioz, që duke nisur se vjen prej Tolstojit, nuk mund të mos shkaktojë një mbresë jashtëzakonshmërie, sidomos nëse mendohet për "më të madhin e botës" në të gjitha kohërat dhe jo për një kohë të veçantë. Ndaj, është një orvajtje goxha e mundimshme shqyrtimi dhe verifikimi i një pohimi të tillë.

Është e vështirë të mendohet se Sokrati, Platoni dhe Aristoteli për të përmendur triadën më të shenjtë të mendimtarve me gjetjet e tyre të mëdha dhe konceptet frymëzuese, me frymëmarrjen e tyre të gjerë dhe gamën e pasur të temave, nuk janë pokaqësoj të mëdhenj, në mos më të mëdhenj se Shopenhaueri.

Po megjithatë me gjithë respektin e duhur ndaj atyre tri gjenive të antikitetit, dhe gjithë filozofëve të mëdhenj para dhe pas tyre, nuk mund të mos shqyrtohet nëse vërtetë Shopenhaueri me filozofinë e tij arrin tëmëtojë një vend që s'mund ta mëtojë askush tjetër; pra, nëse pohimi i Tolstojit ose hamendësimi i çdokujt tjetri me këtë dimension është i vërtetë në njëkuptim të veçantë, duke pranuar kështu se nuk bëhet fjalë për një hiperbolë, të lëshuar nga dikush që në këtë mënyrë kërkon të shprehë lavdin dhe admirimin e tij ndaj dikujt që arriti t'i çelë e shpalosë horizonte të rinj të panjohur më parë nga askush.

Detajet e librit
Plejad
9789928183231
9789928183231
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
5 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Plejad

Baza e moralit, Arthur Schopenhauer

Do të binim në një gabim të madh dhe shumë fëminor nëse besonim se të gjitha veprimet e drejta dhe të ligjshme të njerëzimit kanë zanafillë morale. Përkundrazi, është e vërtetë se midis drejtësisë së ushtruar nga njerzit dhe ndershmërisë së mirëfilltë të zemrës, ekziston një lidhje analoge si ajo midis shprehjes së mirësjelljes dhe dashurisë së sinqertë...
11,56 CHF 12,84 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Arti i të pasurit gjithmonë të drejtë, Arthur Schopenhauer

Ndërsa qëllimi i logjikës thuhet tradicionalisht se është një metodë për të arritur tek e vërteta, dialektika, sipas Schopen- hauer-it, “… nga ana tjetër, do të trajtonte ndërveprimin midis dy qënieve racionale, të cilat, për shkak se janë racionale, duhet të mendojnë njësoj, por që sapo ndalojnë së rëni dakord si dy orë që mbajnë saktësisht të njëjtën...
6,74 CHF 7,49 CHF
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000156

Botuesi: Ideart

Arti i të jetuarit, Artur Shopenhauer

Ajo që i bën të shoqërueshëm njerëzit është paaftësia e tyre për të duruar vetminë dhe vetveten në të. Boshllëku i brendshëm dhe bollëku i hedhin në shoqëri ose i nxjerrin në udhëtim jashtë shtetit. Shpirti i tyre nuk ka zhdërvjelltësinë e mjaftueshme për të vetëlëvizur, pra dhe shtysat duhen kërkuar tjetërkund, për shembull tek vera; shumë njerëz duke...
2,31 CHF 2,57 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000165

Botuesi: Ideart

Si të sillemi me gratë, Artur Shopenhauer

Me gratë natyra ka kryer një goditje mjeshtërore: ka bashkuar në një kohë të caktuar të rinisë, të gjitha bukuritë dhe yshtjet për të tërhequr fort vështrimet e përhumbura të burrave. Është natyra që krijon vashën për të cilën njerëzit mallkojnë njëri – tjetrin dhe popujt shfarosen.
2,89 CHF 3,21 CHF
More
Ka mbaruar