Titulli: Sociologjia, një hyrje e shkurtër
Origjinali: Sociology, a very short introduction
Gjinia: Sociologi
Autori: Steve Bruce
Shqipëroi: Albana Kozeli
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2008
Fq. 136
Pesha: 0.178 kg
ISBN: 978-99943-43-83-6
Mbi librin
Duke u mbështetur në qëmtimet mbi klasën shoqërore, krimin dhe shmangien në shoqëri, punën në sistemet burokratike dhe ndryshimet në gjirin e organizatave politike dhe fetare, kjo hyrje e shkurtër në Sociologji synon të nxjerrë në dritë tensionin mes rolit të individit në shoqëri dhe rolit të shoqërisë në formimin e individit, duke pasqyruar kësisoj vlerën e sociologjisë si një perspektivë për të kuptuarit e botës moderne.
Komente mbi librin
"Një ide e çmuar. Një libër dinamik, i vogël... i përkryer për ta pasur në xhepin tuaj në kohën e lirë."
Lisa Jardine, The Times
"Një ide shumë e mirë, këto Hyrje të shkurtra. Një konceptim i ri nga Botimet e Universitetit të Oksfordit."
Nicholas Lezard, Guardian
"Me këtë libër Steve Bruce ka kryer një punë të shkëlqyer tek një detyrë e vështirë, punën e të hartuarit të një libri përmbledhës në këtë disiplinë kaq të gjerë e të hapur, siç trajtohet sot sociologjia. Janë të paktë sociologët që do të mundeshin t'ia dilnin me kaq sukses dhe siguri këtij teksti dhe kësaj mënyre të shkruari. Idetë dhe arsyetimet e tij janë nxitëse dhe të paraqitura me zgjuarësi, ndërsa parashtrimi i lëndës dhe stili ngjallin admirim, ashtu siç i gjejmë të trajtuara në këtë libër."
Gordon Marshall, Universiteti i Oksfordit
Mbi autorin
Steve Bruce është profesor i sociologjisë në Universitetin e Aberdeen – it. Në tekstet e tij, ai ka trajtuar gjerësisht çështjet e natyrës së besimit në botën moderne. Gjithashtu, Bruce ka trajtuar edhe temat e konfliktit në Irlandën e Veriut. Veprat e tij më të përmendura janë "Religion in the Modern World" dhe "The Edge of the Union".