• Banner

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 1
  • Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 1

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 1

Me veprën e vëllimshme sociologjiko – filozofike "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti ka pasur si qëllim të japë ndihmesën e vet për shpjegimin e kthesave rrënjësore politike, sociale e kulturore në Europën e shekullit të njëzetë.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Masa dhe pushteti, vëllimi i parë
Origjinali: Masse und Macht
Gjinia: Filozofi
Autori: Elias Canetti
Shqipëroi: Aristidh Ristani
Shtëpia botuese: Elena Gjika
Viti: 2007
Fq. 361
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-963-3-7

Mbi librin

Me veprën e vëllimshme sociologjiko – filozofike "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti ka pasur si qëllim të japë ndihmesën e vet për shpjegimin e kthesave rrënjësore politike, sociale e kulturore në Europën e shekullit të njëzetë.

Lidhur me këtë, kritikët vënë në dukje se gjer më sot nuk ka libër tjetër që të merret me problemet e shoqërisë bashkëkohore në një mënyrë kaq të përqendruar sa "Masa dhe pushteti", dhe shtojnë se masa dhe pushteti janë koncepte themelore për të kuptuar epokën tonë.

Kjo vepër përfshin në të njëjtën shkallë edhe aspekte nga fushat e antropologjisë, të etnologjisë e të psikologjisë dhe lexuesi e ndien se aty trajtohen çështje që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me të, se aty mendohet për fatin e tij. Kjo vepër cilësohet si një arritje e shkëlqyer, si një rrugë krejt origjinale në ritrajtimin e historisë dhe të psikologjisë së masës.

"Masa dhe pushteti" është opus vitae, është vepër e një jete. Jo e jetës së një universitari ose e jetës së një studiuesi, por e jetës së një shkrimtari, i cili, me stilin e vet të ndritur, me forcën dhe me shkëlqimin e mënyrës së të shprehurit, arrin ta bindë lexuesin për shpjegimet shkencore që jep.

Në këtë vepër, së cilës i ka kushtuar 35 vjet të veprimtarisë së vet krijuese, Kaneti përpunon një teori të tërë ndërlidhjesh midis dukurive të masës dhe të gjitha aspekteve të pushtetit. E veçanta e kësaj vepre është se autori i saj shkruan në një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për të gjithë, duke pasur kujdes që të mos e mbushë me terma të ndërlikuar shkencorë.

Ai i lë çështjet të hapura për t'u interpretuar nga kushdo që ka interes në fushën përkatëse. "Masa dhe pushteti" është një vepër gjithnjë aktuale, dhe autori i saj një stilist i madh, sikurse e ka njohur tashmë lexuesi ynë nëpërmjet trilogjisë së tij autobiografike.

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Elena Gjika

Gjuha e shpëtuar, histori e një rinie, Elias Canetti

Ky libër hap tetralogjinë autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti, i cili botohet për të parën herë në gjuhën shqipe. Qysh kur doli së pari në vitin 1977, kjo "histori e një rinie" u prit si një "vepër klasike bashkëkohore", si një nga ato vepra letrare që e kanë të sigurt jetën e tyre të gjatë e që emocionojnë thellë çdolloj lexuesi.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Dashuri dhe pleqëri, Francoise Rene de Chateaubriand

Dashuria dehet por dehja kalon. Ajo nuk jeton me poezi, nuk ushqehet me lavdi, duke zbuluar çdo ditë që idhulli që ajo ka krijuar humbet diçka në sytë e saj. Së shpejti ajo sheh të meta dhe koha vetë e kthen në të pabesë duke e zhveshur, objektin që ajo dashuroi, nga hiret e veta. Talentet nuk ndreqin aspak atë që koha fshin. Lavdia rinon vetëm emrin.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

E qeshura, Henri Bergson

Në këtë ese të famshme, të përbërë nga tre artikuj të botuar më së pari në Revue de Paris, Bergson analizon fenomenin e së qeshurës, veçanërisht atë të shkaktuar nga komikja.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Njeriu irracional, William Barrett

Njeriu i zakonshëm i përgjigjet sot pyetësorëve të komplikuar, zgjidh ushtrime të ndërlikuara, të cilat njeriu mesjetar nuk pati kurrë nevojë t'i zgjidhte. Dhe të gjitha këto bëhen brenda rutinës normale të të qenit qytetar i përgjegjshëm.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Njeriu dhe shteti, Jacques Maritain

Njeriu dhe shteti, 1951, u shkrua në anglisht nga autori dhe është ndoshta traktati më shënjues i teorisë politike tomiste. Vepra analizon dhe përkufizon me një qartësi e siguri të pakrahasueshme konceptet themelore të politikës si shteti, shoqëria, populli, sovraniteti.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Kafsha e pabindur e pushtetit, Klementin Mile

Studiuesi ka ditur të depërtojë në përmbajtjen e nocionit të shtetit të së drejtës në hapësirë dhe në kohë. Një qasje e tillë metodike ka një rëndësi të madhe praktike për leximin e aksionit politik që shpaloset nga partitë politike në Shqipëri.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Origjinat e pushtetit, pronës, pasurisë, Artan Fuga

Përse demokracia që për parim është decentralizim dhe vetëqeverrisje është tjetërsuar në centralizim partiako-burokratik, përse tregu që duhet të udhëhiqet nga idealet e konkurrencës sa më perfekte na është kthyer në një monopol politiko-oligarkik,përse Shqipëria në vend të modernizohet, ka mbetur teknologjikisht shoqëri e shekullit të 20-të, përse në...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)