• Banner

Loja e syve, histori e nje jete, Elias Canetti, vol. 3
  • Loja e syve, histori e nje jete, Elias Canetti, vol. 3

Loja e syve, histori e një jete, Elias Canetti, vol. 3

Pas dy vëllimeve të para, "Gjuha e shpëtuar" dhe "Pishtari në veshin tim", tani lexuesve tanë po u jepet i përkthyer në shqip edhe vëllimi i tretë i veprës së madhe autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti, laureat i Çmimit Nobel.

900 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Loja e syve, histori e një jete, vëllimi i tretë
Origjinali: Das Augenspiel: Lebensgeschichte
Gjinia: Autobiografi
Autori: Elias Canetti
Shqipëroi: Aristidh Ristani
Shtëpia botuese: Elena Gjika
Viti: 2005
Fq. 378
Pesha: 0.401 kg.
ISBN: 978-99943-647-6-6

Mbi librin

Pas dy vëllimeve të para, "Gjuha e shpëtuar" dhe "Pishtari në veshin tim", tani lexuesve tanë po u jepet i përkthyer në shqip edhe vëllimi i tretë i veprës së madhe autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti, laureat i Çmimit Nobel. Ngjarjet e shumta, të larmishme dhe interesante që përshkruan autori te "Loja e syve, histori e një jete" zhvillohen kryesisht në Vjenë, në këtë qytet kozmopolit të viteve 1931 – 1937, në prag të katastrofës europiane.

Fragment nga libri

Ka sy që të ngjallin frikë, sepse kërkojnë vetëm të shqyejnë, ato shërbejnë për të gjurmuar prenë, e cila, pasi është diktuar, s'mund të quhet ndryshe veçse pre; edhe në arriftë të shpëtojë, prapë do të mbetet e damkosur si e tillë. Është diçka e tmerrshme ngultësia e një vështrimi të pamëshirshëm.

Kush hyn në fushën e saj pamore, shndërrohet në viktimë... dhe mund të shpëtojë vetëm nëpërmjet një metamorfoze të plotë. Por, meqë në realitet është e pamundur kjo metamorfozë, për hir të saj krijohen mite e personazhe...

Mitik është edhe syri që s'kërkon të shqyejë viktima, megjithëse nuk i ndahet kurrë asaj që ka parë. Ky mit është bërë realitet, dhe kushdo që e ka përjetuar rikujton me emocion e tmerr syrin që e detyroi të mbytej në thellësinë e tij të pamasë...

Thellësia e syve të tillë është e pakufi. Asgjë që zhytet në të s'ia prek dot fundin, dhe asgjë nuk kthehet dot më në sipërfaqe. Deti i këtij syri s'ka kujtesë, është një det që vetëm kërkon e merr. Ia jep çdo gjë që ke,... gjithçka që përbën natyrën tënde më intime...

Ky veprim s'është i dhunshëm, këtu s'kemi të bëjmë me diçka që ta rrëmbejnë. Atë që jep, e jep me kënaqësi, thua se ky është synimi yt i natyrshëm, thua se s'mund të kesh asnjë synim tjetër.

Mbi autorin

Elias Kaneti lindi më 1905 në Rusçuk të Bullgarisë (sot ruse), në një familje të lashtë e të pasur hebraike me prejardhje spanjolle. Në vitin 1911, prindërit e tij shkuan së bashku me tre fëmijët e tyre në Mançester të Anglisë, kurse më 1913, pas vdekjes së parakohshme të babait të Kanetit, familja u shpërngul përfundimisht në Vjenë e më pas në Cyrih të Zvicrës.

Në kryeqytetin austriak, Kaneti studioi gjer më 1929 në fakultetin e shkencave të natyrës, ndërsa më pas mori edhe titullin e doktorit të shkencave filozofike. Në vitin 1938, u largua nga Austria dhe jetoi e punoi si shkrimtar i lirë në Londër e në Cyrih, ku edhe vdiq në vitin 1994.

Si romancier, dramaturg, eseist e sociolog, ai është nderuar me çmime të larta në vende të ndryshme të Europës dhe i janë dhënë tituj nderi nga disa universitete europiane. Elias Kanetit, të cilin kritika e ka quajtur si një "klasik të gjallë" dhe si një prej humanistëve më të mëdhenj të shekullit të njëzetë, iu dha Çmimi Nobel për letërsinë në vitin 1981.

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Elena Gjika

Gjuha e shpëtuar, histori e një rinie, Elias Canetti

Ky libër hap tetralogjinë autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti, i cili botohet për të parën herë në gjuhën shqipe. Qysh kur doli së pari në vitin 1977, kjo "histori e një rinie" u prit si një "vepër klasike bashkëkohore", si një nga ato vepra letrare që e kanë të sigurt jetën e tyre të gjatë e që emocionojnë thellë çdolloj lexuesi.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Të drejtët, Albert Camus

Kam pranuar të vras për të përmbysur despotizmin. Por pas asaj që ti thua, unë shoh paralajmërimin e një despotizmi i cili, nëse vendoset ndonjëherë, do të më bëjë mua një vrasës, ndërsa unë përpiqem të jem një mbrojtës i së drejtës.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Redona

Plaku dhe deti, Ernest Heminguei

“Plaku dhe deti” është një tregim që flet për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Plaku i detit na tregon se arriti atë që nuk e kishte bërë tjetërkush dhe nuk ka rëndësi se nuk e solli edhe mishin e peshkut për ta ngrenë.

Çmimi 300 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Skanderbeg Books

Sërish dashuri, Doris Lessing

Sara Durham, një shkrimtare gjashtëdhjetë e pesë vjeçare që jeton në Londër, tashmë prej vitesh një grua e ve dhe nënë fëmijësh të rritur, është duke përgatitur me ekipin e saj të teatrit një dramë të re, të bazuar në ditarët dhe jetën e Xhuli Varion – një artisteje franzeze e fillimit të shekullit, e cila ka jetuar në Martinike, muzika, pikturat dhejeta...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Rënia, Albert Camus

Në këtë roman autori na jep paralelizmin mes rënies së vajzës në Senë dhe rënies së shpirtit të njeriut, humbja e pafajsisë dhe mirësisë absolute është shumë tronditëse. Pas kësaj, rrëfyesi zhvendoset nga Parisi i dritave në Amsterdamin e rratheve koncetrike që ai vetë i përngjason me rrathët e ferrit, dhe padyshim vetë ndodhet në rrethin e fundit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Falja e dënimit, Patrick Modiano

"Falja e dënimit" merr në gjirin e veprës së Patrick Modiano – s një ngjyrim tejet të veçantë, një nuancë unike. Në fillim ngaqë këtu bëhet fjalë për njërin nga tekstet e rralla të paraqitur çiltërsisht autobiografik, ose duke na e dhënë shumë çiltërsisht iluzionin.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Poezi, Jorgos Seferis

Pas një vëllimi me ese të zgjedhura të J.S. të sjellë gjithashtu nga 'Pika pa sipërfaqe', në këtë botim shqip jepet pothuajse gjithë poezia e tij me përjashtim të pak vjershave që nuk iu nënshtruan aftësive tona në përkthim.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000724

Botuesi: Onufri

Shosha, Isaac Bashevis Singer

Romani "Shosha", një bestseller ndërkombëtar dhe romani i preferuar i vetë autorit, është një histori dashurie që nuk harrohet lehtë, e vendosur në Varshavën çifute, në vigjilje të shkatërrimit të saj.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2554

Botuesi: Skanderbeg Books

Shtëpia e heshtjes, Orhan Pamuk

Shtëpia e heshtjes është një roman intrigues për lojën e tij me strukturën, përshkrimin universal të shoqërisë së luhatur mes Lindjes dhe Perëndimit. Shtëpia e heshtjes nuk mban vetëm sekretin dramatik të një familjeje turke. Ai është një roman i ndjenjave njerëzore, një afresk i madh i Turqisë moderne.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Nekrassov, Jean - Paul Sartre

Farsë ose satirë, pjesa e Jean – Paul Sartre – it, është plot tipare të vrazhda; ajo të befason me situatat e papritura. “Le të largohet lufta, por jo nga faqja e parë e gazetës.” Kjo batutë i jep tonin pjesës “Nekrassov”. Ky është “toni i madh” i teatrit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001593

Botuesi: Skanderbeg Books

Baulja e babait, Orhan Pamuk

Unë shkruaj sepse kam dëshirë të shkruaj. Shkruaj sepse nuk mund të bëj si të tjerët, një punë norma­le. Shkruaj që libra si të mitë të jenë të shkruar dhe që t'i lexoj. Shkruaj sepse jam tepër i mërzitur me të gjithë ju, me tërë botën.

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)