
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Abetare per femijet e kopshteve, Nexhati Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: 2804
"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Motshme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Referenca: SKU000783
Botuesi: Onufri
Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Banner
Ky tekst i shkëlqyer shpjegon në mënyrë të përmbledhur se si e studiojnë psikologët modernë mendjen dhe sjelljen njerëzore. Ky libër është paraqitja më e mirë e mundshme e kësaj fushe dhe shpjegon studimin shkencor të mendjes me një gjuhë të kulluar që është sa e kuptueshme dhe e këndshme për t'u lexuar.
Titulli: Psikologjia, një hyrje e shkurtër
Origjinali: Psychology, a very short introduction
Gjinia: Psikologji
Autori: Gillian Butler & Freda McManus
Shqipëroi: Sonila Meçe
Shtëpia botuese: Ideart
Viti: 2007
Fq. 180
Pesha: 0.226 kg
ISBN: 978-99943-43-16-4
"Ky tekst i shkëlqyer shpjegon në mënyrë të përmbledhur se si e studiojnë psikologët modernë mendjen dhe sjelljen njerëzore... Ky libër është paraqitja më e mirë e mundshme e kësaj fushe dhe shpjegon studimin shkencor të mendjes me një gjuhë të kulluar që është sa e kuptueshme dhe e këndshme për t'u lexuar."
Anthony Storr
"Një Hyrje e shkurtër në Psikologji godet në shenjë! Është një abetare e mrekullueshme për këdo që do të dijë se me çfarë merret psikologjia. Është një libër mëse i lexueshëm dhe që mund të shijohet!"
Aaron T. Beck, Universiteti i Pensilvanisë
"Një libër mjaft i lexueshëm, ngacmues dhe i shkruar bukur, që kombinon informacionin faktik me një ndershmëri, për t'u vlerësuar, në lidhje me kufizimet aktuale të njohurive. Ai na sjell të gjallë atë që e bën tërheqëse psikologjinë, kuptimin, rëndësinë dhe sfidat e saj tipike."
Anthony Clare
"Një hyrje e shkëlqyer... shumë e këndshme dhe e lehtë për t'u lexuar, jashtëzakonisht konçize dhe e saktë, dhe me një këndvështrim kritik e të sofistikuar ndaj metodave të kërkimit."
Michael Argyle, Universiteti i Oksfordit
Gillian Butler punon si psikologe klinike pranë Spitalit Warneford në Oksford pas një pune kërkimore gati 10 vjeçare në Departamentin e Psikiatrisë në Universitetin e Oksfordit. Freda McManus është terapiste dhe studiuese konjitive në Departamentin e Psikiatrisë në Universitetin e Oksfordit. Ajo punon për zhvillimin dhe vlerësimin e trajtimeve psikologjike të çrregullimeve të ankthit.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13k)Referenca: SKU000673
Botuesi: Ideart
Ky libër tregon se filozofia nuk është më një e shkuar intelektuale. Mendimtarë si Platoni, shkruesit Budistë, Dekarti, Hobsi, Hjymi, Hegeli, Darvini, Milli, dhe vëzhguesit e sjelljeve njerëzore, u janë përgjigjur nevojave të vërteta dhe ngjarjeve.
Referenca: SKU000674
Botuesi: Ideart
Tradita filozofike e periudhës së lashtësisë është e gjatë, e pasur dhe e larmishme. Një nga karakteristikat e saj të pazhbëshme qëndron tek debati dhe argumentimi. Ky libër synon ta përfshijë lexuesin në disa polemika të periudhës së lashtësisë dhe ta angazhojë atë në zhvillimet e tematikave kryesore të kësaj periudhe.
Referenca: SKU000675
Botuesi: Ideart
Si duhet jetuar së bashku në shoqëri? Tekefundit, përse na nevojitet qeveria? Ç'kuptim ka drejtësia sociale? Filozofia politike shtron pyetje dhe gjen përgjigje duke hulumtuar çështje rreth natyrës dhe qëllimit të qeverisjes, të cilat çdokush duhet t'i shqyrtojë.
Referenca: SKU000676
Botuesi: Ideart
Zigmund Frojdi revolucionarizoi mënyrën me të cilën ne mendojmë për vetveten. Nga fillesat e saj si një teori e neurozës, Frojdi e kthehu psikoanalizën në një psikologji të përgjithshme, e cila u pranua gjerësisht si mënyra mbizotëruese në diskutimin e personalitetit dhe marrëdhënieve ndërpersonale.
Referenca: SKU000677
Botuesi: Ideart
Martin Heideger, i cilësuar nga disa si një nga sharlatanët më të mëdhenj që kanë marrë ndonjë herë titullin e "filozofit", nga disa si përkrahës i nazizmit, dhe nga disa të tjerë si një udhëheqës i ditur i filozofisë së kontinentit tonë, ndoshta është dijetari më i dyzuar i shekullit XX.
Referenca: SKU000678
Botuesi: Ideart
Anthony Stevens argumenton se aftësisë largpamëse të Jungut dhe spiritualiteti i thellë i tij kanë ndihmuar shumë njerëz të gjejnë një ngrehinë alternative vlerash kundrejt materializmit të zhveshur, i cili sundon në shoqërinë perëndimore.
Referenca: SKU000679
Botuesi: Ideart
Çfarë shtrihet nën reputacionin malinj që Makiaveli ka fituar si emër dhe veprim politik? A është ai vërtet i merituar? Cilat pikëpamje parashtron ai në veprat e tij kryesore në lidhje me politikën dhe moralin e saj?
Referenca: SKU000680
Botuesi: Ideart
Platoni është vlerësuar më shumë se sa një figurë njerëzore për shkak të thellësisë së tij të mendimit dhe madhështisë të konceptimeve të tij filozofike. Në këtë mënyrë të gjykuarit për të, ato që kanë më shumë rëndësi janë deklarimet e mëdha, se sa argumentet dhe të kërkuarit të së vërtetës.
Referenca: SKU000681
Botuesi: Ideart
Michael Newman shqyrton e shtjellon njëkohësisht sukseset dhe dështimet e socializmit, që nga faza e vet fillestare deri tek socializmi moderrn, duke e parë atë nga një këndvështrim ndërkombëtar, i cili nis me komunizmin kuban e përfundon me socialdemokracinë suedeze.
Referenca: SKU000682
Botuesi: Ideart
Me sintezën e tij të metodës gjeometrike, ndjenjës religjioze dhe shkencës shekullare, Spinoza u orvat të pajtonte nevojat e përkundërta morale e intelektuale të epokës së tij si dhe të paraqiste një përfytyrim të njerëzimit të lidhur njëkohësisht nga domosdoshmëria dhe përjetësisht të lirë.
Referenca: SKU000818
Botuesi: Ideart
Tomas Hobsi ishte i pari filozof i madh anglez në lëmin e mendimit politik. Vepra e tij Leviathan ishte me të vërtetë e para ndër veprat e filozofisë moderne. Për një kohë të gjatë ai është vështruar si një ateist pesimist, që e pikturonte natyrën njerëzore si pashmangshmërisht të ligë, çka e shtyu drejt përvijimit të idesë së një shteti totalitar.
Referenca: SKU000819
Botuesi: Ideart
Xhon Loku, një nga filozofët më të mëdhenj anglezë të fundit të shekullit XVII dhe fillimit të shekullit të XVIII, në kryeveprën e tij Përsjatje mbi të kuptuarit njerëzor argumenton se njohja jonë mbështetet tek pëvoja dhe përftohet si e tillë kryesisht përmes shqisave; porse mesazhi që përçonte mendimi i tij për fat të keq u keqkuptua.
Referenca: SKU000820
Botuesi: Ideart
Në këtë shtjellim të jetës dhe veprës së tij, A. C. Grayling na paraqet qoftë kontributet që Rasëlli solli në mendimin filozofik dhe në logjikën e shekullit të XX, qoftë pikëpamjet e tij të gjera mbi arsimin, politikën, luftën dhe moralin seksual.
Referenca: SKU000821
Botuesi: Ideart
Duke u mbështetur në qëmtimet mbi klasën shoqërore, krimin dhe shmangien në shoqëri, punën në sistemet burokratike dhe ndryshimet në gjirin e organizatave politike dhe fetare, kjo hyrje e shkurtër në Sociologji synon të nxjerrë në dritë tensionin mes rolit të individit në shoqëri dhe rolit të shoqërisë në formimin e individit.
Referenca: 2504
Botuesi: Ideart
Jürgen Habermas është një ndër filozofët e gjallë më me ndikim në kohët moderne. Në shkrimet e tij ndërthuren teoritë sociale, morale, politike dhe ligjore duke shqyrtuar tema që shkojnë nga marksizmi e deri tek Bashkimi Europian, si dhe rolin e komunikimit dhe ligjëratës në botën bashkëkohore.
Referenca: 2505
Botuesi: Ideart
Shopenhaueri ka pasur pak përkrahës dhe asnjëherë nuk themeloi një shkollë të mendimit. Ndikimi i tij mbi filozofinë e mendimit qe shumë i gjerë. Prej kësaj filozofie morën shtysë dhe u frymëzuan breza të tërë artistësh, që nga Vagneri deri te Vitgenshtaini.
Referenca: SKU002008
Botuesi: Dituria
Ky është një përditim i shkëlqyer i veprës klasike të Sartorit, në të cilën ai rishikon teoritë kryesore të demokracisë së kohëve tona dhe përvijon me mprehtësi çështjet që dalin më në pah midis tyre. Sartori përmbledh një teori të vetën, të cilën ua paraqet lexuesve si një pikëpamje të re.
Referenca: SKU000818
Botuesi: Ideart
Tomas Hobsi ishte i pari filozof i madh anglez në lëmin e mendimit politik. Vepra e tij Leviathan ishte me të vërtetë e para ndër veprat e filozofisë moderne. Për një kohë të gjatë ai është vështruar si një ateist pesimist, që e pikturonte natyrën njerëzore si pashmangshmërisht të ligë, çka e shtyu drejt përvijimit të idesë së një shteti totalitar.
Referenca: 2867
Botuesi: Plejad
Orientalizma shqiptare asht padyshim një sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si çdo sistem tjetër jetese, me një botëkuptim dhe filozofi të tijën.
Botuesi: Te tjere
Përse shoqëria moderne është moderne? Cili është dallimi midis kësaj shoqërie dhe shoqërive të tjera që e kanë paraprirë? Dhe përse kjo shoqëri është komplekse? Cili është dallimi midis së vërtetës dhe së drejtës? Po midis dashurisë dhe pushtetit?
Referenca: SKU000226
Botuesi: Te tjere
Qëllimi (intencionaliteti) që përshkron vetë të ekzistuarit dhe tërësinë e gjendjeve shpirtërore, të cilat para filozofisë hajdegeriane merreshin si të verbëra, shpërfaqen me anën e ndjeshmërisë ndaj ankthit. Ky i fundit përshkruhet zakonisht si pa objekt, gjë që përbën edhe pikënisjen e analizës hajdegeriane.
Referenca: SKU001266
Botuesi: Te tjere
Thomas Hobbes e shkroi Leviathan – in në fundin e Luftës Civile në Angli dhe e përfundoi pas mbarimit të saj, e kështu që Leviathan – i ka vulën e ngjarjeve të Luftës Civile. Por ky libër u mendua të kapërcente epokat dhe i tillë është.
Botuesi: Papirus
Nëse vazhdon në mënyrë "business as usual", gazetaria shpejt do të bëhet e panevojshme dhe jashtë interesit të publikut dhe vendimmarrësve që tashmë informohen ndryshe. Duhet që asaj t'i rikujtohet funsksioni, misioni dhe vendi në ekosistemin e ri të inforamcionit të ndarë.
Referenca: SKU000679
Botuesi: Ideart
Çfarë shtrihet nën reputacionin malinj që Makiaveli ka fituar si emër dhe veprim politik? A është ai vërtet i merituar? Cilat pikëpamje parashtron ai në veprat e tij kryesore në lidhje me politikën dhe moralin e saj?
Referenca: SKU001743
Botuesi: Elta BS
Për të udhëtuar në Fuqinë e së Tashmes, ne do të na duhet të largohemi nga mendja analitike dhe imazhi i rremë, që krijon ajo që fshihet pas saj. Që në faqen e parë të këtij libri të jashtëzakonshëm, ne arrijmë kulmin e lartësisë, ku mund të marrim frymë lirisht.
Referenca: SKU001466
Botuesi: LIRA
"Kultura e përgjithshme'': një shprehje e re për një ide të vjetër Vetë shprehja ''kulturë e përgjithshme'' është relativisht e re. Për herë të parë, ajo përkufizohet më 1932, në Fjalorin e Akademisë franceze, si "tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet".
Botuesi: Te tjere
Njeriu kundër shtetit, librin e tij më të shquar, Spencer e botoi më 1884. Pjesërisht shqetësim për përparimin e etatizmit, pjesërisht profeci për rrjedhojat e mundshme a ndofta të pashmangshme të zëvendësimit të parimit individualist të kooperimit vullnetar në shoqëri me parimin etatist të kooperimit të detyruar – ky është thelbi i librit.
Referenca: SKU001915
Botuesi: Zenit Editions
Titulli: Arti i LuftësOrigjinali: Dell' arte della gurraGjinia: FilozofiAutori: Nikola MakiaveliShqipëroi: Qemal VelijaShtëpia botuese: Zenit EditionsViti: 2010Fq. 62Pesha: 0.06 kgISBN: 978-9928-4005-3-6
Referenca: 2604
Botuesi: Dituria
Për mendimin grek, nëse bota shoqërore duhet t'i nënshtrohet numrit dhe masës, natyra përfaqëson kryesisht fushën e përafërsisë ku nuk zbatohen as njehsime të sakta, as arsyetime të rrepta.
Botuesi: Zenit Editions
Libri që keni në duar mëton të tregojë se si vullneti për ta zhdukur përçarjen dhe luftën sociale në emër të menaxhimit të arsyeshëm të interesave është njëkohësisht shkatërrim i vetë lidhjes politike si të tillë dhe se rizgjimi i pasioneve identitare dhe dhunës etnike është pasojë e drejtpërdrejtë e këtij shkatërrimi.
Ky tekst i shkëlqyer shpjegon në mënyrë të përmbledhur se si e studiojnë psikologët modernë mendjen dhe sjelljen njerëzore. Ky libër është paraqitja më e mirë e mundshme e kësaj fushe dhe shpjegon studimin shkencor të mendjes me një gjuhë të kulluar që është sa e kuptueshme dhe e këndshme për t'u lexuar.