- Çmim i zbritur
- I ri
Referenca: 2804
Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Një këndvështrim unik dhe magjepsës mbi ndryshimet politike nga një prej mendimtareve më të thella të shekullit të njëzetë.
Titulli: Mbi revolucionin
Origjinali: On Revolution
Kategoria: Filozofi/Teori politike
Autori: Hannah Arendt
Shqipëroi: Gjergj Erebara
Botues: Shtëpia e Librit
Data e botimit: 12 nëntor, 2024
Fq: 412
Pesha: 0.47 kg
ISBN: 9789928479198
Ky libër është në gjuhën shqipe
1.Shkenca politike 2.Revolucione
Mbi librin
Vëzhgimet e mprehta të Hannah Arendt mbi botën moderne, mbështetur mbi njohuri të imtësishme mbi të shkuarën, janë bërë gurë themeli në të kuptuarit e politikës në kohën tonë. Mbi revolucionin është eksplorimi i saj mbi fenomenin më përcaktues të tre shekujve të fundit në të katërta anët e botës. Nga përmbysjet në Amerikë e në Francë në shekullin e tetëmbëdhjetë te katastrofat e shekullit të njëzetë, Arendt gjurmon fytyrën e ndryshueshme të revolucionit dhe marrëdhënien e revolucionit me luftën, ndërsa na paralajmëron për rolin vendimtar që revolucioni do të luajë në të ardhmen.
Ajo thotë se lufta, për shkak të potencialit që ka bomba atomike për asgjësim total të kundërshtarit, me të vërtetë mund që një ditë të kthehet në një fenomen të së shkuarës. Por ndryshe nga lufta, revolucioni do të mbetet përgjithmonë dhe ata që do të fitojnë në lojën globale do të jenë jo ata që dinë mbi luftën, por ata që kuptojnë revolucionin.
Iluminues dhe profetik, ky libër i pakohë do të magjepsë çdokënd që përpiqet të deshifrojë forcat që kanë krijuar epokën tonë të trazuar.
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001255
Botuesi: Te tjere
check_circle
check_circle