Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Kombet dhe nacionalizmi në erën globale, Anthony D. Sims
  • Kombet dhe nacionalizmi në erën globale, Anthony D. Sims

Kombet dhe nacionalizmi në erën globale, Anthony D. Sims

SKU002066
Botimet Dudaj

Anthony Smith është studiuesi më i shquar i nacionalizmit në Britaninë e Madhe... Cilido qoftë qëndrimi juaj ndaj nacionalizmit, është e sigurtë që ky libër do t'ju ngjall interes.

750 Lekë
675 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kombet dhe nacionalizmi në erën globale
Origjinali: Nations and nationalism in a global era
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Anthony D. Sims
Shqipëroi: Enis Sulstarova
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2008
Fq. 228
Pesha: 0.261 kg
ISBN: 978-99943-0-072-3

Mbi librin

Në një botë të ekonomisë transkombëtare dhe të komunikimeve masive, konflikti etnik dhe nacionalizmi janë forca të rëndësishme politike të kohëve të fundit. A do ta kapërcejë nacionalizmin kultura globale? Në fakt, revolucioni i modernitetit i ka ringjallur kujtimet dhe bashkësitë etnike, sepse njerëzit kërkojnë qëndrueshmëri dhe kuptim në erën e ndryshimeve të papara dhe kthehen tek trashëgimitë e tyre etnike.

Nacionalizmi etnik sfidon, por edhe ripërforcon shtetin kombëtar. Krahasuar me të, idealet mbikombëtare duken të vagullta dhe të zbehta, ndërsa ëndrra për një botë kozmopolite është utopike. Smithi argumenton se, me gjithë të metat që kanë, kombi dhe nacionalizmi me shumë gjasa do të mbeten ideali i vetëm realist dhe popullor i bashkësisë.

Komente mbi librin

"Anthony Smith është studiuesi më i shquar i nacionalizmit në Britaninë e Madhe... Cilido qoftë qëndrimi juaj ndaj nacionalizmit, është e sigurtë që ky libër do t'ju ngjall interes."

Sociology

"Teza e këtij libri argumentohet me një stil bindës dhe me kujdes të palodhur për realitetin e jetës moderne."

Time Literary Supplement

"Libri i Smithit është një vështrim në kohën e duhur i zhvillimeve të rëndësishme që kanë ndodhur në vitet 1990, si dhe i studimeve që janë përpjekur t'i shpjegojnë ato. Ai është një prurje e mirëpritur në literaturën mbi nacionalizmin."

International Journal of Cultural Studies

Detajet e librit
SKU002066
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Arti i luftës, Sun Tzu

Arti i luftës përbën librin më të mirë dhe më të shquar të strategjisë ushtarake të të gjitha kohërave. Libër që i kishte shërbyer si burim frymëzimi për bëmat e mëtejshme ushtarake të Napoleon Bonapartit, si inspirim dhe shembull edhe vetë Nikola Makiavelit, si yll polar Mao Ce Dunit dhe shumë e shumë figurave të tjera të rëndësishme përgjatë historisë.
675 Lekë 750 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Marksizmi dhe krishterimi, Alasdair Macintyre

Jetërsimi i popullit çifut i ka çuar ata të sendëzojnë ligjin e qenësisë së tyre. Në të kundërt, Jezui predikon një ligj të brendshëm, i shkruar në zemrat e njerëzve, dhe për pasojë përbën një tejkalim të tëhuajësimit çifut. Mirëpo ky predikim refuzohet prej çifutëve. Kështu Jezui e lë mënjanë detyrën e shëlbimit të kombit dhe, përmes predikimit të tij, i...
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Shkenca e Logjikës, Hegel

“Shkenca e logjikës” është njëri nga punimet më të njohuratë Hegelit, i botuar edhe si libër me vete. Por, ajo është përfshirë, gjithashtu, edhe si pjesë e sistemit të tij filozofik, në veprën e njohur me titull “Enciklopedia e shkencave filozofike”. Ky libër që po iu paraqisim është bazuar pikërisht në një botim dy-gjuhësh (gjermanisht-italisht) të kësaj...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Progresi njerëzor, Steven Pinker

Kështu, do të ishte më mirë të ndiqnit të dhënat në shtatëdhjetë e pesë grafikë të mrekullueshëm, Pinker tregon se jeta, shëndeti, mirëqenia, siguria, paqja, njohuritë dhe lumturia janë në rritje, jo vetëm në Perëndim, por në mbarë botën.
1 800 Lekë 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Logos A

Shoqëria e konsumit, Jean Baudrillard

Pikërisht Baudrillard analizon rrezikun që e has njerëzimi. Libri iu rekomandohet studiuesve të sociologjisë e filozofisë por edhe të gjithë atyre që duan të njihen me Baudrillardin dhe kritikën që ia bën epokës konsumeriste!
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Përse nuk jam i krishterë, Bertrand Russell

Prandaj, e lexojnë dhe e përhapin këtë libër të gjithë ata që duan të imunizojnë veten dhe të tjerët nga epidemitë e integralizmit dhe fundamentalizmit që kërcënojnë t’i presin rrënjët e vërteta të Perëndimit: të cilat nuk janë, pavarësisht nga ajo që thuhet e përsëritet..., ato të krishteret dhe supersticiozet e Epokës së Errësirës, por ato laike dhe...
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mendime mbi shkaqet e lirisë dhe shtypjes shoqërore, Simone Weil

Edhe pse në mënyrë jo rigorozisht sistematike, synim i filozofisë së saj mbeti jeta njerëzore në tërësinë e saj. Ndonëse e shtrirë në pak vite -- vdiq kur ishte 34 vjeç -- veprimtaria e saj letrare përfshin shënime dhe komente mbi klasikët të antikitetit, vëzhgime të holla e të përditshme nga puna në fabrikë, por edhe pamflete dhe ese politike, fetare,...
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Papirus

Shoqëria Piramidale, Artan Fuga

- Nëse do t’u përmbahemi përcaktimeve të Aristotelit, shoqëria shqiptare sot është më shumë demokraci, tirani apo oligarki? - Pse shoqëria shqiptare e shekullit XXI është në transformim nga modeli i shoqërisë periferike në atë piramidale? Kur ndodhi saktësisht ky transformim?
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2483

Botuesi: UET Press

Marrëdhëniet publike, Joe Marconi

Ky libër flet për Marrëdhëniet publike, jo për sociologjinë, psikologjinë ose antropologjinë. Megjithatë, që Marrëdhëniet publike të kuptohen dhe të përdoren si duhet është e rëndësishme të kuptojmë që njerëzit reagojnë ndaj sugjerimit dhe stimulimit dhe pse sillen ashtu si sillen në një kontekst komunitar, social, biznesi ose kulturor.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001988

Botuesi: Botimet Dudaj

Liberale dhe komunitare, Stephen Mulhall, Adam Swift

Duke u përqendruar kryesisht mbi elemente filozofike dhe metafizike të varianteve liberale rreth drejtësisë, këta kritikë kanë argumentuar se variantet liberale hamendësohen mbi një koncept të mangët rreth individit dhe marrëdhënies së tij me komunitetin, gjë që ka rezultuar në një shikim të ngushtë për rolin e shtetit.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU002067

Botuesi: IDK

Nacionalizmi, Ernest Gellner

Nacionalizmi përbën pa dyshim një ndër forcat më të rëndësishme që kanë ndikuar gjatë historisë së botës moderne. Në këtë libër sa të thellë aq edhe provokues, Ernest Gellner, një ndër studiuesit më të njohur të gjysmës së dytë të shekullit që shkoi, përmbledh thelbin e gjithë veprës së tij.
585 Lekë 650 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje