- Çmim i zbritur
- I ri

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Ky libër është një ndërhyrje e guximshme dhe erudite në diskursin bashkëkohor për rolin e shkencës në shoqërinë moderne.
Titulli: Shkenca moderne si shprehje kulturore
Autori: Fatos A. Kopliku
Kategoria: Ese
Botues: Pika pa Sipërfaqe
Specifikimi: Kapakë të hollë
Viti i botimit: 2025
Pesha: 0.19 kg
Faqe: 119
Përmasat: 14x21
ISBN: 9799928373519
Ky libër është në gjuhën shqipe
Kategoritë: 1. Filozofi 2. Ese 3. Lufta 4. Historia dhe aktualiteti 5. Fatos A. Kopliku
Mbi librin
Libri Shkenca moderne si shprehje kulturore, me autor biologun molekular Fatos A. Kopliku, hap një dritare në letrat shqipe, prej nga mund të këqyrim diskutimet e shkencëtarëve që trajtojnë marrëdhëniet e shkencës me kulturën, si në aspektin e matricës kulturore perëndimore prej nga doli skenca në epokën moderne, si në aspektin e përhapjes së vetëdijes shkencore në kulturat e qytetërimet bashkëkohore. Këto nuk janë diskutime vetëm të specialistëve që merren me historinë dhe filozofinë e shkencës, por dhe të atyre që shqetësohen se një teori e caktuar shkencore... trajtohet si premisë e pagabueshme mbi të cilën ngrihet më pas një model absolutist shpjegimi mbi lëndën, jetën, njeriun dhe shoqërinë njerëzore, duke lënë mënjanë apo përjashtuar shpjegime dhe vlera që nuk i përshtaten atij.
Dr. Enis Sulstarova, Universiteti i Tiranës
Ky libër është një ndërhyrje e guximshme dhe erudite në diskursin bashkëkohor për rolin e shkencës në shoqërinë moderne. Fatos A. Kopliku, përmes një proze të kthjellët dhe një strukture eseistike të ndërtuar me kujdes, i rikthen lexuesit jo vetëm një perspektivë historike mbi zhvillimin e shkencës, por edhe një kritikë të mprehtë ndaj shkencizmit si ideologji dhe ndaj iluzioneve të epokës moderne për progres të pandërprerë. Nga analiza e rrënjëve kulturore, ekonomike dhe politike mbi teorinë shkencore, autori ndihmon lexuesin të kuptojë se shkenca nuk është e pastër nga paragjykimet kulturore, por shpesh pasqyron dhe fuqizon prirjet ideologjike të epokës ku zhvillohet.
Dr. Ardian Muhaj, Instituti i Historisë.
Mbi autorin
Fatos A. Kopliku ka lindur në Shkodër. U diplomua për biologji molekulare nga Universiteti i Bosforit (Stamboll), kreu një master në gjenetikë nga Universiteti i Massachusetts-it (Amherst) dhe më vonë kreu një master në arsim nga Universiteti Amerikan (Washington, DC). Ka punuar në institucione akademike në Londër, Utah, Massachusetts e Michigan. Është autor i librit Kurora mbi krye të përunjur; përsihatje mbi fenë, folklorin dhe shkencën (2021).
Ky libër është një ndërhyrje e guximshme dhe erudite në diskursin bashkëkohor për rolin e shkencës në shoqërinë moderne.
check_circle
check_circle