Reference: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (free ebook)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
ALL0
More
In Stock

Reference: SKU000001

Publisher: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
ALL630 ALL700
More
In stock

Reference: SKU001740

Publisher: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
ALL1,350 ALL1,500
More
In Stock

Reference: SKU000660

Publisher: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
ALL900 ALL1,000
More
In stock
All best sellers
  • Reduced price
  • New
Shkenca moderne si shprehje kulturore, Fatos A. Kopliku
  • Shkenca moderne si shprehje kulturore, Fatos A. Kopliku

Shkenca moderne si shprehje kulturore, Fatos A. Kopliku

Pika pa Siperfaqe

Ky libër është një ndërhyrje e guximshme dhe erudite në diskursin bashkëkohor për rolin e shkencës në shoqërinë moderne. 

ALL800
ALL720 Save 10%
Quantity
In stock

Description

Title: Shkenca moderne si shprehje kulturore

Author: Fatos A. Kopliku

Category: Essays

Publisher: Pika pa Sipërfaqe

Specs: Soft cover

Publication year: 2025

Weight: 0.19 kg

Pgs: 116

Measurement: 14x21

ISBN: 9799928373519

This book is in Albanian

Kategoritë: 1. Filozofi 2. Ese 3. Lufta 4. Historia dhe aktualiteti 5. Fatos A. Kopliku 

Mbi librin

Libri Shkenca moderne si shprehje kulturore, me autor biologun molekular Fatos A. Kopliku, hap një dritare në letrat shqipe, prej nga mund të këqyrim diskutimet e shkencëtarëve që trajtojnë marrëdhëniet e shkencës me kulturën, si në aspektin e matricës kulturore perëndimore prej nga doli skenca në epokën moderne, si në aspektin e përhapjes së vetëdijes shkencore në kulturat e qytetërimet bashkëkohore. Këto nuk janë diskutime vetëm të specialistëve që merren me historinë dhe filozofinë e shkencës, por dhe të atyre që shqetësohen se një teori e caktuar shkencore... trajtohet si premisë e pagabueshme mbi të cilën ngrihet më pas një model absolutist shpjegimi mbi lëndën, jetën, njeriun dhe shoqërinë njerëzore, duke lënë mënjanë apo përjashtuar shpjegime dhe vlera që nuk i përshtaten atij. 

Dr. Enis Sulstarova, Universiteti i Tiranës

Ky libër është një ndërhyrje e guximshme dhe erudite në diskursin bashkëkohor për rolin e shkencës në shoqërinë moderne. Fatos A. Kopliku, përmes një proze të kthjellët dhe një strukture eseistike të ndërtuar me kujdes, i rikthen lexuesit jo vetëm një perspektivë historike mbi zhvillimin e shkencës, por edhe një kritikë të mprehtë ndaj shkencizmit si ideologji dhe ndaj iluzioneve të epokës moderne për progres të pandërprerë. Nga analiza e rrënjëve kulturore, ekonomike dhe politike mbi teorinë shkencore, autori ndihmon lexuesin të kuptojë se shkenca nuk është e pastër nga paragjykimet kulturore, por shpesh pasqyron dhe fuqizon prirjet ideologjike të epokës ku zhvillohet.

Dr. Ardian Muhaj, Instituti i Historisë. 

Mbi autorin

Fatos A. Kopliku ka lindur në Shkodër. U diplomua për biologji molekulare nga Universiteti i Bosforit (Stamboll), kreu një master në gjenetikë nga Universiteti i Massachusetts-it (Amherst) dhe më vonë kreu një master në arsim nga Universiteti Amerikan (Washington, DC). Ka punuar në institucione akademike në Londër, Utah, Massachusetts e Michigan. Është autor i librit Kurora mbi krye të përunjur; përsihatje mbi fenë, folklorin dhe  shkencën (2021).

Product Details
9799928373519
9799928373519