Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001294

Botuesi: Te tjere

Sikur të isha djalë, Haki Stërmilli

Botuar për herë të parë në vitin 1936, Sikur të isha djalë është bërë klasiku modern i letërsisë shqipe. Romani rrëfen në formën e një ditari përpjekjen e një vajze për t’u çliruar nga shoqëria patriarkale dhe për t’u arsimuar, një temë jashtëzakonisht përparimtare për kohën kur romani u shkrua. Ky është edhe një nga librat më të shitur te ne që kur...
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i ëndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Banner

  • Çmim i zbritur
Konditat e Lirise, Ernest Gellner
  • Konditat e Lirise, Ernest Gellner

Konditat e Lirisë, Ernest Gellner

Te tjere

Kur intelektualët disidentë eurolindorë të 1970 – ave dhe të 1980 – ave përpiqeshin ta përfytyronin çfarë lloji të shoqërisë dëshironin në vend të komunizmit, ata u kthyen prapa në konceptin e shoqërisë civile, një shprehje e vjetruar kjo e rrënjosur aq larg prapa në iluminizëm, saqë shumica e intelektualëve europerëndimorë ia kishte harruar domethënien.

600 Lekë
540 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Konditat e Lirisë, shoqëria civile dhe rivalët e saj
Origjinali: Conditions of Liberty, civil society and its rivals
Gjinia: Filozofi
Autori: Ernest Gellner
Shqipëroi: Mentor Agani
Shtëpia botuese: Dukagjini
Viti: 2002
Fq. 336
Pesha: 0.283 kg.
ISBN: 978-9951-05-009-3

Koment nga Michael Ignatieff

Kur intelektualët disidentë eurolindorë të 1970 – ave dhe të 1980 – ave përpiqeshin ta përfytyronin çfarë lloji të shoqërisë dëshironin në vend të komunizmit, ata u kthyen prapa në konceptin e shoqërisë civile, një shprehje e vjetruar kjo e rrënjosur aq larg prapa në iluminizëm, saqë shumica e intelektualëve europerëndimorë ia kishte harruar domethënien.

Megjithatë, eurolindorët instinktivisht e dinin se çka ajo donte të thoshte: një asi lloj shteti në të cilin emrat e rrugëve nuk ndërrohen sa herë të ndërrohet regjimi. Mësuesit, shkrimtarët dhe gazetarët e nëntokës çeke, punëtorët e kantiereve detare dhe intelektualët polakë, pastaj priftërinjtë protestantë dhe laikët, të cilët takoheshin nëpër bodrumet e kishave të Gjermanisë Lindore, bënë më tepër sesa thjesht ta ëndërronin shoqërinë civile.

Ata përpiqeshin ta ngulisnin një të tillë pikërisht në gjirin e shoqërisë komuniste. Grupet studiuese filozofike, takimet gjatë lutjeve nëpër kisha dhe takimet jozyrtare të sindikatave nëpër kafene, që mbaheshin në hije, shiheshin si një shoqëri civile në embrionin e vet.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789951050093
ean13
9789951050093
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Short cuts, Niklas Luhmann

Komunikimi dublon realitetin. Ai krijon dy variante: një variant – po dhe një variant – jo, dhe kësisoj çon në përzgjedhje. Dhe pikërisht në këtë fakt, në faktin që tani duhet të ndodhë diçka (qoftë edhe një ndërprerje komunikimi e komunikuar në mënyrë eksplicite), qëndron autopoieza e sistemit që garanton vijueshmërinë e tij.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Shekullar dhe fetar, Nilufer Gole

Ajo studion përplasjet ndërkulturore që shfaqen përreth Islamit në arenën publike të Europës. Ideja sociologjike e Goles synon të bëjë kritikën e centralizimit – europian në përkufizimet e modernizmit shekullar duke i hapur rrugë nga një perspektivë jashtë – perëndimores tek një lexim i ri.
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001522

Botuesi: Botimet Dudaj

Monolog, Artan Fuga

Mendohet se publiku flet dhe reagon njësoj si media. Se, në parim, midis publikut dhe medias nuk ka asnjë dallim. Pushteti, mediat e kohës dhe publiku shpallen se janë e njëjta gjë: një unitet i tre elementëve që, vetëm në pamje relative dhe shumë të sipërfaqshme duken si të veçuar. 
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dija

Origjinat e totalitarizmit, Hannah Arendt

I botuar fillimisht në vitin 1951, Origjinat e totalitarizmit është renditur si një nga librat më të mirë joartistikë të shekullit të njëzetë dhe një nga analizat më të mprehta të regjimeve totalitare si nazizmi dhe stalinizmi. Arendt diskuton në këtë libër transformimin e klasave në masa, rolin e propagandës dhe përdorimin e terrorit në këtë formë të...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Jozef

Apologjia e Sokratit, Kritoni, Fedoni, Simpoziumi, Platoni

Ardhja në shqip e Platonit, ishte misioni më i madh shpirtëror i Lazër Radit. Mbas një gjysëm shekulli diktaturë, ai ishte i bindur se shoqëria shqiptare ishte përballë një kataklizme të thellë të bjerrjes së vlerave: ndaj ai u shfaq me veprën e Platonit, si me një dorë hyjnore ndaj krejt atyre që luanin, të çoroditur, buzë greminës...
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Plugu, shpata dhe libri, Ernest Gellner

Në librin "Plugu, shpata dhe libri", Ernest Gellner na paraqet me kthjelltësi dhe mjaft kuptueshëm një filozofi të historisë njerëzore që nga Neolitiku deri më sot. Gellneri e ndan përpjekjen njerëzore në tre aktivitete: prodhimi, shtrëngimi dhe njohja dhe shqyrton si u transformuan këto aktivitete nga "kapërcimet e mëdha" të revolucionit agrar dhe atij...
495 Lekë 550 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Arti i luftës, Sun Tzu

Arti i luftës përbën librin më të mirë dhe më të shquar të strategjisë ushtarake të të gjitha kohërave. Libër që i kishte shërbyer si burim frymëzimi për bëmat e mëtejshme ushtarake të Napoleon Bonapartit, si inspirim dhe shembull edhe vetë Nikola Makiavelit, si yll polar Mao Ce Dunit dhe shumë e shumë figurave të tjera të rëndësishme përgjatë historisë.
675 Lekë 750 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Lindja e Tragjedisë, Friedrich Nietzsche

Sa libër i pamundur doli për shkak të detyrës aspak të volitshme për moshën, që kuturisi të mbante mbi shpatulla të njoma, ai që mori penën ta shkruante! I ngritur mbi ca përjetimë të  parakohshme, që s’u ishte  tatuar sa dhe si duhet pulsi, të formuluara me zor më fjalë, i ngritur mbi bazën e artit, sepse problemi ishkencës nuk ka si ngrihet mbi bazën e...
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Kafsha e pabindur e pushtetit, Klementin Mile

Studiuesi ka ditur të depërtojë në përmbajtjen e nocionit të shtetit të së drejtës në hapësirë dhe në kohë. Një qasje e tillë metodike ka një rëndësi të madhe praktike për leximin e aksionit politik që shpaloset nga partitë politike në Shqipëri.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Simulakra dhe simulim, Jean Baudrillard

Sipas Baudrillard-it përvoja jetësore bashkëkohore zhvillohet e gjitha jo më në realitet (perandoria ka rënë dhe është zhdukur), por në hiperrealitet, domethënë një rrjetë simbolesh të rrënjosura në të tjera simbole, pa asnjë kontakt me “realitetin”, i cili tashmë është zhdukur përfundimisht.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001439

Botuesi: UET Press

Kërkimi i legjitimitetit dhe venitja e Utopisë, Fatos Tarifa

Përqasja e autorit është e saktë: ai shtron së pari pyetjen se cilat kanë qenë bazat e legjitimitetit të rendit socialist dhe ofron një përgjigje të sofistikuar, e cila varion për vende të ndryshme dhe, më në fund, argumenton mjaft bindshëm rolin që kanë luajtur problemet e legjitimitetit në shembjen e sistemit komunist.
720 Lekë 800 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Te tjere

Mbi lirinë, John Stuart Mill

Po pse? (mund të pyetet), a është mungesa e njëzëshmërisë një kusht i domosdoshëm për dijen e vërtetë? A është e nevojshme që një pjesë e njerëzve të këmbëngulin në të gabuarën për të mundësuar kuptimin e të vërtetës?
540 Lekë 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Follow us on Facebook