Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Fillesat e rendit politik, Francis Fukuyama
  • Fillesat e rendit politik, Francis Fukuyama

Fillesat e rendit politik, Francis Fukuyama

SKU002015

Në të vërtetë, të gjitha shoqëritë njerëzore dikur ishin të organizuara në baza fisnore, megjithatë, me kalimin e kohës, shumica e institucioneve të reja politike, të krijuara, përfshijnë një shtet qendror për të ruajtur paqen dhe ligje uniforme, që zbatohen për të gjithë qytetarët.

1 600 Lekë
1 440 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fillesat e rendit politik
Origjinali: The origins of political orden
Gjinia: Shkenca politike
Autori:  Francis Fukuyama
Shqipëroi: Shpëtim Çuçka, Jorgji Qirjako
Shtëpia botuese: Aiis Tirana Times
Viti: 2012
Fq. 592
Pesha: 0.798 kg
ISBN: 978-9928-4062-5-5

Mbi librin

Në të vërtetë, të gjitha shoqëritë njerëzore dikur ishin të organizuara në baza fisnore, megjithatë, me kalimin e kohës, shumica e institucioneve të reja politike, të krijuara, përfshijnë një shtet qendror për të ruajtur paqen dhe ligje uniforme, që zbatohen për të gjithë qytetarët.

Disa vazhdojnë me krijimin e qeverive që janë përgjegjëse para qytetarëve të tyre. Ne i marrim këto intitucione të mirëqena, por ato mungojnë dhe nuk janë të afta për të vepruar në shumë vende në zhvillim të kohës së sotme dhe shpesh me pasoja shkatërrimtare dhe për pjesën tjetër të botës.

Në veprën "Fillesat e rendit politik", Francis Fukuyama, autori i librit më të shitur "Fundi i historisë dhe njeriu i fundit", na jep një përmbledhje gjithëpërfshirëse se si janë zhvilluar institucionet e sotme kryesore politike. Ai fillon me politikën e stërgjyshërve tanë të parë dhe e vazhdon historinë me daljen e shoqërive fisnore, krijimin e shtetit të parë modern në Kinë, fillimin e rendit ligjor në Indi dhe Lindjen e Mesme, si dhe zhvillimin e llogaridhënies politike në Europë deri në prag të Revolucionit Francez.

Duke shfrytëzuar një masë të madhe dijesh - historinë, biologjinë evolucionare, arkeologjinë dhe teorinë e ekonomisë - Fukuyama na ka dhënë një vepër të shkëlqyer, nxitëse, që na jep një vështrim të gjallë mbi fillesat e shoqërive demokratike dhe ngre çështje të rëndësishme rreth natyrës së politikës.

Mbi autorin

Francis Fukuyama është bashkëpunëtor i vjetër në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare "Freeman Spogli" në Universitetin e Stanfordit. Më parë ai ka dhënë leksione në Shkollën e Studimeve Ndërkombëtare të Avancuara "Paul H. Nitze" në Universitetin "John Hopkins" dhe në Kursin e Politikës Publike të Universitetit "George Mason".

Fukuyama ishte studiues në Korporatën RAND dhe ka shërbyer si zëvendësdrejtor i stafit të planifikimit të politikave në Departmentin e Shtetit. Ai është autor i librit "Fundi i historisë dhe njeriu i fundit", "Besimi dhe Amerika në udhëkryq". Ai jeton në Kaliforni.

Komente mbi autorin

"Fukuyamën ia vlen ta lexosh gjithmonë."

"Fukuyama është një mendje e pavarur dhe origjinale, kurse shkrimet e tij nuk janë dukur kurrë se janë bazuar mbi një themel doktrinar. Ai i merr idetë me seriozitet dhe përpiqet të shohë një tablo të madhe... Pikëpamjet e tij mbi politikat amerikane dhe pasojat e tyre meritojnë një vëmendje shumë të madhe."

"I pranon apo nuk i pranon tezat e tij, Fukuyama e ka futur filozofinë serioze politike në diskutimin e çështjeve politike dhe prandaj e ka pasuruar atë në mënyrë të dukshme."

"Fukuyama është një mendimtar vërtet origjinal dhe me ndikim të madh."

Detajet e librit
SKU002015
9789928406255
9789928406255
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2780

Botuesi: Helga's Secrets

Njeriu dhe teknika, Oswald Spengler

Librat e këtij filozofi dhe historiani të madh do të ishin shumë të debatuar në të gjitha ambientet akademike, por ajo që vlen të thuhet si konkluzion, është fakti se Spengleri do të ngjitej në Panteonin e traditës së filozofëve më të mëdhenj gjermanë, duke u renditur në madhështi pas Kantit, Shopenhauerit, Fojerbahut, Marksit, Niçes.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Freud, Jonathan Lear

In this fully updated second edition, the author clearly introduces and assesses all of Freud's thought, focusing on those areas of philosophy on which Freud is acknowledged to have had a lasting impact.
2 520 Lekë 2 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Plejad

Ligjet, Platon

“Ligjet– Νομοι” përfshin një bisedë në 12 libra, që zhvillohet në Kretë, midis tre bashkëbiseduesve: I huaji nga Athina, Megjili nga Sparta dhe Klinia nga Kreta. Athinasi propozon që të tre të diskutojnë mbi qeverisjen dhe ligjet.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Pape Satan Aleppe, Umberto Eco

Krizë e ideologjive, krizë e partive, individualizëm i shfrenuar. Ky është mjedisi, mjaft i njohur, ku lëvizim: një shoqëri e lëngshme, ku jo gjithnjë është e lehtë të gjesh një yll polar (edhe pse fare lehtë mund të gjesh yje dhe yllka).
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Gruaja në Anadoll, A. Muhіbbe Darga

Historia nuk është vetëm përshkrim dhe kërkim në ngjarjet e së shkuarës. Ajo nuk është një libër me ngjyra që formohet nga mendimet dhe rrymat e artit. Këtu bëhet fjalë për sintezën e luftërave, të pushtimeve, ngritjen dhe zbritjen e mbretërve, si dhe për fatkeqësitë natyrore ose politike dhe për fundin e një qytetërimi të vjetër.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001150

Botuesi: Dituria

Totem dhe Tabu, Sigmund Freud

Totem dhe tabu është një nga veprat më të mëdha klasike të psikologjisë. Tabuja është lehtësisht e kuptueshme, sepse, siç shkruante Frojdi në Parathënie, “tabuja ekziston ende midis nesh”. Totemi është  më pak i qartë, sepse është më larg nesh.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2662

Botuesi: Te tjere

Apologjia e Sokratit dhe Simpoziumi, Platoni

Sokrati me personalitetin e tij të veçantë dhe stilin e tij krejtësisht të ri do të përbëjë një stacion shumë të rëndësishëm në historinë e Filozofisë. Mendimi Sokratian është një nga fazat kryesore të filozofisë botërore. Me filozofinë e Sokratit hapet një cikël i ri dhe mbyllet një tjetër.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Plugu, shpata dhe libri, Ernest Gellner

Në librin "Plugu, shpata dhe libri", Ernest Gellner na paraqet me kthjelltësi dhe mjaft kuptueshëm një filozofi të historisë njerëzore që nga Neolitiku deri më sot. Gellneri e ndan përpjekjen njerëzore në tre aktivitete: prodhimi, shtrëngimi dhe njohja dhe shqyrton si u transformuan këto aktivitete nga "kapërcimet e mëdha" të revolucionit agrar dhe atij...
495 Lekë 550 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001690

Botuesi: Te tjere

Përplasja e qytetërimeve, Samuel Huntington

Në këtë libër, autori e jep përgjigjen duke treguar jo vetëm sesi përplasjet ndërmjet qytetërimeve përbëjnë kërcënimin më të madh për paqen në botë, por edhe sesi garancia më e mirë për paqen në botë është një rend ndërkombëtar i mbështetur mbi qytetërimet.
1 440 Lekë 1 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001750

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Vala e trete, Samuel P. Huntington

Një tipar mjaft i rëndësishëm i kësaj vepre është se ajo argumenton në mënyrë bindëse e me thellësi dhe është e shkruar në atë mënyrë që të jetë e kapshme nga çdo lexues i mençur. Për më tepër jep për demokratët që duan të kenë sukses një thesar këshillash praktike në formën e udhëzimeve të qarta për reformatorët.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje