Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Nevoja jone per ngushellim nuk ka te ngopur, Stig Dagerman
  • Nevoja jone per ngushellim nuk ka te ngopur, Stig Dagerman

Nevoja jonë për ngushëllim nuk ka të ngopur, Stig Dagerman

Zenit Editions

Si mundet, për shembull, të sillesh sikur, nga njëra anë, kurrgjë në botë s'e ka dot atë peshë që bart letërsia, teksa, nga ana tjetër, është e pamundur të mos shohësh përreth njerëz që luftojnë me urinë e janë të detyruar të mendojnë se më me rëndësi për ta është ç'do marrin në fund të muajit?

400 Lekë
360 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Nevoja jonë për ngushëllim nuk ka të ngopur
Origjinali: Vårt behov av tröst
Gjinia: Filozofi
Autori: Stig Dagerman
Shqipëroi: Fotaq Andrea
Shtëpia botuese: Zenit Editions
Viti: 2017
Fq. 72
Pesha: 0.084 kg.
ISBN: 978-9928-113-59-7

Koment nga Le Clezio

Lajmi i Akademisë Suedeze më gjeti tek rilexoja një libërth të Stig Dagermanit që unë e kam shumë përzemër... Kam qenë gjithmonë i ndjeshëm ndaj shkrimtarisë së tij. Idealizmit të tij. Kthjelltësia nga e cila ai gjykon epokën e vet të trazuar të pasluftës. Një shprehje në veçanti (nga "Shkrimtari dhe vetëdija") më ka bërë të shtangem, dhe atë çast m'u duk se më adresohej mua:

"Si mundet, për shembull, të sillesh sikur, nga njëra anë, kurrgjë në botë s'e ka dot atë peshë që bart letërsia, teksa, nga ana tjetër, është e pamundur të mos shohësh përreth njerëz që luftojnë me urinë e janë të detyruar të mendojnë se më me rëndësi për ta është ç'do marrin në fund të muajit? Ngase gjendet i zhytur në një paradoks të ri: ai (shkrimtari) që nuk do donte të shkruante veçse për të uriturit, zbulon se vetëm ata të cilët kanë boll ç'të hanë, ia paskan ngenë ta vërejnë ekzistenën e tij."

Detajet e librit
Zenit Editions
9789928113597
9789928113597
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2505

Botuesi: Ideart

Shopenhauer, nje hyrje e shkurter, Christopher Janaway

Shopenhaueri ka pasur pak përkrahës dhe asnjëherë nuk themeloi një shkollë të mendimit. Ndikimi i tij mbi filozofinë e mendimit qe shumë i gjerë. Prej kësaj filozofie morën shtysë dhe u frymëzuan breza të tërë artistësh, që nga Vagneri deri te Vitgenshtaini.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Kafsha e pabindur e pushtetit, Klementin Mile

Studiuesi ka ditur të depërtojë në përmbajtjen e nocionit të shtetit të së drejtës në hapësirë dhe në kohë. Një qasje e tillë metodike ka një rëndësi të madhe praktike për leximin e aksionit politik që shpaloset nga partitë politike në Shqipëri.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2425

Botuesi: Helga's Secrets

Pornokracia, Pierre – Joseph Proudhon

Forca dhe bukuria bashkohen falas: ato nuk paguhen përkëmbyeshëm – e para në shërbime, e dyta në favore; nuk është e mundur të maten frytet e punës dhe dhuntitë e idealit. Martesa është një pakt vetëmohimi absolut. Kënaqësia është e pranishme aty vetëm se në plan të dytë; çdo shkëmbim epshesh është konkubinat në mos qoftë prostitucion i dyanshëm.
810 Lekë 900 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Shtëpia e Librit

Tri monedhat e arit, Virginia Woolf

Ndërsa Evropa po rrëshqiste drejt luftës me ngritjen e fashizmit dhe Spanja gjendej sakaq në mes të një lufte civile të përgjakshme, Virginia Woolf botoi esenë Tri monedhat e arit, në të cilën vë në dukje lidhjen e pandashme mes patriarkatit dhe diktaturës, patriarkatit dhe luftës, patriarkatit dhe dhunimit të të drejtave të njeriut. 
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Mediaprint

Rregullimi i emocioneve, Brunilda Sulaj

Libri përfshin mënyra dhe ushtrime të thjeshta për tu ndjekur nga prindërit, edukatorët, mësuesit për tu mësuar fëmijëve rregullimin e emocioneve. Teknika nga Mindfulness janë të përfshira në libër. (Mindfulness – të jetuarit në momentin e tanishëm pa e gjykuar veten.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Masa dhe pushteti, Elias Canetti, vol. 2

Në vëllimin e dytë të veprës "Masa dhe pushteti", Elias Kaneti analizon me hollësi "pushtetin", i cili lidhet ngushtë me "masën". Autori i ilustron gjithmonë hulumtimet e veta me shembuj të shumtë dhe tepër interesantë nga historia e njerëzimit.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2662

Botuesi: Te tjere

Apologjia e Sokratit dhe Simpoziumi, Platoni

Sokrati me personalitetin e tij të veçantë dhe stilin e tij krejtësisht të ri do të përbëjë një stacion shumë të rëndësishëm në historinë e Filozofisë. Mendimi Sokratian është një nga fazat kryesore të filozofisë botërore. Me filozofinë e Sokratit hapet një cikël i ri dhe mbyllet një tjetër.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Mbi televizionin, Pierre Bourdieu

Unë mendoj në fakt se televizioni, përmes mekanizmave të ndryshme që kam munduar t'i shpjegoj me shpejtësi – sepse një analizë më e thellë dhe më sistematike do të kishte marrë më shumë kohë – paraqet një rrezik shumë të madh për sferat e prodhimit kulturor, artin, letërsinë, shkencën, filozofinë, drejtësinë.
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Frikë dhe drithërimë, Përsëritja, Soren Kierkegaard

Në moshë të pjekur, e lexoi po atë rrëfenjë me admirim edhe më të madh, sepse jeta e kish thyer atë çka kishte qenë një e vetmë në qashtërsinë e përshpirtshme fëmijërore. Sa më shumë që plakej, aq më shpesh mendimet i ktheheshin tek ajo rrëfenjë, ngazëllimi i tij prej saj bëhej përherë e më i madh, e megjithatë përherë e më pak kuptonte rrëfenjën.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje