- Ka mbaruar

Banner
Rrëfimi për një dashuri, i përfshirë me skena jashtëzakonisht sugjestive të orëve të fundit të Jezuit nga Nazareti para prokuratorit romak të Judesë, Pons Pilatit, por edhe me paraqitjen ekzoterike të zotëri Volandit në Moskën e asaj kohe, shndërrohet në njërën nga historitë më ngacmuese për fatin njerëzor dhe rrugëve të shpëtimit.
Titulli: Mjeshtri dhe Margarita (kopertinë e trashë)
Origjinali: The master and Margarita
Gjinia: Roman
Autori: Mihail Bulgakov
Shqipëroi: Lili Bare
Shtëpia botuese: Koha Ditore
Viti: 2005
Fq. 416
Pesha: 0.504 kg
ISBN: 84-9789-886-9
Një nga romanet më të mëdha të shekullit të XX – të. Nuk është botuar gjatë jetës së autorit. Mihail Bulgakov ka vdekur më 1940, i thyer nga realiteti i rëndë sovjetik, ndërsa ky roman monumental së pari u botua në dy numra të revistës moskovite "Bota e Re" më 1966 – 1967.
Rrëfimi për një dashuri, i përfshirë me skena jashtëzakonisht sugjestive të orëve të fundit të Jezuit nga Nazareti para prokuratorit romak të Judesë, Pons Pilatit, por edhe me paraqitjen ekzoterike të zotëri Volandit në Moskën e asaj kohe, shndërrohet në njërën nga historitë më ngacmuese për fatin njerëzor dhe rrugëve të shpëtimit.
Kur mbaruan rrebeshet dhe erdhi vera e nxehtë, në vazo u shfaqën trëndafilat e shumëpritur që aq fort i pëlqenin ata të dy. I vetëquajturi mjeshtër shkruante me pasion romanin e vet, roman ky që përpiu madje edhe të panjohurën.
-Ç'është e drejta, kur e kur bëhesha edhe xheloz ndaj saj se më tepër i kushtonte vëmendje romanit sesa mua, - i tha Ivanit mysafiri i natës, i cili ia behu aty nga ballkoni i larë me dritën e hënës.
Duke gafruar flokët me gishtërinjtë thonjmprehtë, ajo lexonte e rilexonte faqet e shkruara, mandej qëndiste atë kapelen që ai tani e mbante në kokë. Hera – herës, me ndonjë leckë ajo fshihte pluhurin nga kopertinat e librave.
Ajo i premtonte famën, e nxiste në punë dhe e quante mjeshtër. Ajo priste padurimthi rreshtat e fundit të romanit që, siç i pat thënë ai, bënin fjalë për prokuratorin e pestë të Judesë dhe përsëriste, sikur këndonte, ato frazat që i kishin pëlqyer më tepër dhe ngulmonte se në atë roman ajo shihte jetën e saj.
Romani mbaroi së shkruari në muajin gusht, ia dhanë një daktilografeje të panjohur, e cila e shtypi në pesë kopje. Dhe, më në fund, erdhi koha të linim strehën e fshehtë dhe të dilnin në jetë.
Mihail Bulgakov (1891 – 1940), nga këndvështrimi i sotëm, është gjithsesi emri më i rëndësishëm i letërsisë ruse të kohës së tranzicionit nga shekulli XIX. I mrekullueshëm nëpërmjet hapësirës së ndjeshmërisë së re dhe avangardës, drejt sensibilitetit të lartë modernist e madje edhe postmodernist.
Edhe pse i shkolluar për mjek, Bulgakovi tërë jetën e tij është marrë me teatër, madje si shkrimtar, kritik, por edhe aktor dhe krijues i shfaqjeve. Drama e tij, "Ditët e Turbinëve", e bërë në bazë të romanit "Garda e Bardhë", ishte ndër më të suksesshmet, por edhe më përmbysëset të asaj kohe (ajo u kritikua nga Stalini personalisht).
Me konstruksion të brishte psikologjik, duke e ndjerë presionin e fuqishëm të realitetit të tillë, Bulgakovi kishte për qëllim të largohej nga Rusia, por Stalini nuk ia lejoi. Në vitet e fundit të jetës, në një vrull plot afsh, shkroi faqet brilante të kryeveprës së tij, romanit "Mjeshtri dhe Margarita", por në prag të Luftës së Dytë Botërore, ai vdiq i dëshpëruar me pozicionin e vet.
Referenca: SKU000835
Botuesi: Papirus
Në një Kasaba të vogël në Bosnje, në periferi të Perandorisë Osmane, një Dervish mundohet të shkruajë historinë e jetës së tij. Ka dhe pak çaste. Jashtë troku i natës po afrohet bashkë me fundin e jetës së tij.
Referenca: SKU001577
Botuesi: Skanderbeg Books
Në rrethinat e Tokios, Okada, një burrë në moshë të re, është duke kërkuar macen e humbur të së shoqes. Ai jeton në "botën e ngushtë" të jetës së tij, gatuan, kujdeset për shtëpinë dhe merret me gjëra të së përditshmes së një njeriu pa ambicje.
Referenca: 2677
Botuesi: Onufri
Ç'kryevepër e mistershme, e çartur deri në harbim, e përçmueshme deri në absurd... Ky trillim artistik mjeshtëror, që e tejkalon vlerën e orgjinalit të paqenë; shkurt një histori e larmishme e shkëlqyer, e thurur prej një rrëfimtari homerik të përkryer.
Referenca: K3R5
Botuesi: Skanderbeg Books
"Unë jam një njeri si të tjerët, unë jam një njeri si ju", kështu thotë për veten, duke rrëfyer historinë e tij rrëqethëse oficeri SS, Max Aue, pjesmarrës në togat lëvizëse në Frontin Lindor, të ngarkuar për të vrarë hebrenj, partizanë dhe çfarëdo qenieje të padëshirueshme.
Botuesi: Onufri
Romani përfshin pesë letra që dramaturgu Ke Dou i ka shkruar shkrimtarit japonez Yoshito Sugitani, katër nga të cilat janë në formë tregimi të gjatë dhe një në formë drame. Romani ka në qendër historinë e jetës së një mjekeje fshati Gu Gu (Halla), e cila për pesëdhjetë vjet ushtroi profesionin e gjinekologes së fshatit.
Botuesi: Dukagjini
Ky është romani gjysmëautobiografik i Bulgakovit mbi historinë e një shkrimtari që dështon të shesë romanin e vet dhe dështon të kryejë vetëvrasje. Kur drama e tij pranohet nga teatri për ta vënë në skenë, suksesi letrar ia bën me sy, por ai e pranon këtë pa egon e fryrë të aktorëve, regjisorit dhe menaxherëve të teatrit.
Botuesi: OMBRA GVG
"Mjeshtri dhe Margarita" në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniste mundi të shpërndahet në dorëshkrim në mënyrë klandestine në rrethin e ngushtë të miqve të Bulgakovit. Në format libër u botua vetëm njëzet e gjashtë vjet mbas vdekjes së tij.
Botuesi: OMBRA GVG
Romani "Garda e Bardhë", i cili në pjesën më të madhe u shkruajt gjatë vitit 1920 dhe mbeti i pabotuar plotësisht në Bashkimin Sovjetik, deri në vitin 1966. Ngjarjet zhvillohen në Kiev, kryeqytetin e Ukrainës, ku lindi Bulgakovi dhe shtrihen në një periudhë prej më pak se dy muajsh, gjatë dimrit të ashpër të viteve 1918-1919.
Botuesi: Aleph
Asnjë libër, asnjë imazh i vetëm libri. 'Thotë presidenti i klubit Zes, 'Librat janë korruptimi i ideve të pastra: e dobishme ështe vetëm imagjinata'. Jashtë dritareve po ndodh një prej tmerreve më të mëdha në histori, terrori bolshevik, por këta imagjinarë epokash e kaptojnë kohën...
Rrëfimi për një dashuri, i përfshirë me skena jashtëzakonisht sugjestive të orëve të fundit të Jezuit nga Nazareti para prokuratorit romak të Judesë, Pons Pilatit, por edhe me paraqitjen ekzoterike të zotëri Volandit në Moskën e asaj kohe, shndërrohet në njërën nga historitë më ngacmuese për fatin njerëzor dhe rrugëve të shpëtimit.