
Referenca: SKU000805
Botuesi: Bota Shqiptare
Rrumpalla, Peter Lucas
Rrëfimet e një gazetari amerikan në Shqipërinë e para dhe pas 1990-ës. Takimet dhe përshtypjet për Hoxhën, Alinë, Kadarenë, Berishën, Meidanin, Ramën, Pashkon, Milon e të tjerë.
Banner
Shqipëria nga diktatura në demokracinë bolshevike si dhe nga diktatura e proletariatit pa proletarë, në kapitalizmin borgjez pa borgjezi. Konflikti mes demokracisë dhe lirisë. Pushteti i drejtësisë pa drejtësi. Korrupsioni dhe krimi i pandëshkuar: piramidat financiare, grushtet e shtetit deri te tragjedia e Gërdecit dhe masakra e 21 janarit.
Titulli: Komploti kundër lirisë - Shqipëria nga diktatura në demokracinë bolshevike
Origjinali: Komploti kundër lirisë - Shqipëria nga diktatura në demokracinë bolshevike Gjinia: Histori, politikë
Autori: Andrea Stefani
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2011
Fq. 560
Pesha: 0.88 kg
ISBN: 978-99956-87-54-0
Shqipëria nga diktatura në demokracinë bolshevike si dhe nga diktatura e proletariatit pa proletarë, në kapitalizmin borgjez pa borgjezi. Konflikti mes demokracisë dhe lirisë. Pushteti i drejtësisë pa drejtësi. Korrupsioni dhe krimi i pandëshkuar: piramidat financiare, grushtet e shtetit deri te tragjedia e Gërdecit dhe masakra e 21 janarit.
Një karakteroskopi për demonët e tranzicionit të dështuar. Roli i liderëve në degradimin e demokracisë shqiptare në tirani bolshevike. Sali Berisha si një Hitler i demokracisë, papërgjegjshmëria e Fatos Nanos, gabimet e Edi Ramës si dhe renegatizmi i Ilir Metës. Cila është përgjegjësia e shqiptarëve si masë në metamorfozën lirivrasëse të tranzicionit?
Libri tenton edhe një analizë mbi faktorët socialë dhe psikologjikë që i bëjnë shqiptarët të fjetur, të nënshtruar, por edhe të etur për sundim. Si lind dhe si zhvillohet liria në shpirtin e individit, por edhe si mbytet ajo. Si na shikojnë të parët tanë: të vërtetat e hershme të Nolit, Konicës dhe Vlorës për shqiptarët e ditëve të sotme.
Çfarë e dallon popullin nga kombi? A jemi popull dhe a e duam vërtetë Shqipërinë si gjithë Europa? Populli si turmë dhe turma si popull. Shqiptarët mes Lindjes dhe Perëndimit. Të vërtetat dhe gabimet e debatit Kadare - Qose. Shqipëria një shtet i përçarë, por jo i çarë. Ç'na pengon të bëhemi europianë.
Ç'fshihet pas mbështetjes ndërkombëtare për Sali Berishën: United States Capture? Plane për ndarjen e Kosovës? Nevoja për "një dorë të fortë" në Shqipëri? Korruptim apo shantazhim i perëndimorëve? Hieroglifi i pazbërthyer i fishekëve kinezë. Zemërimi i ambasadorit Uidhers. Një stabilitet duke sakrifikuar lirinë? Mëkati historik dhe fatal i amendimeve në Kushtetutë. E kujt është përgjegjësia dhe a ka rrugëdalje?
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000805
Botuesi: Bota Shqiptare
Rrëfimet e një gazetari amerikan në Shqipërinë e para dhe pas 1990-ës. Takimet dhe përshtypjet për Hoxhën, Alinë, Kadarenë, Berishën, Meidanin, Ramën, Pashkon, Milon e të tjerë.
Referenca: SKU001711
Botuesi: Tirana Times
Elez Biberaj, që nga viti 2005 e deri tani, ka qenë drejtor i seksionit të Euro - Azisë në "Zërin e Amerikës". Ai është përgjegjës për planifikimin, drejtimin dhe zhvillimin e programeve të radios, televizionit dhe internetit të "Zërit të Amerikës" në gjuhën ruse, ukrainase, shqipe, boshnjake, kroate, greke, maqedonase dhe serbe.
Referenca: 2084
Botuesi: Princi
Shteti është i kapur nga një grup i vogël klanesh të parisë që kanë mbledhur e përvetësuar pasurinë kombëtare dhe që vjedhin sistematikisht nga thesari i shtetit. Paria ndjek synimet e veta duke iu kundërvënë, në çdo hap, forcimit të shtetit, të sistemit demokratik, dhe është në luftë të hapur me popullin e vet.
Referenca: 2589
Botuesi: Te tjere
Ky libër përmban publicistikën e Fatos Lubonjës të viteve 1991 – 1997. Esetë politike, komentet dhe intervistat fillojnë me shkrimet e botuara pas zgjedhjeve të para pluraliste dhe mbarojnë me artikujt e shkruar në kohën e ngjarjeve dramatike që pasuan kolapsin e skemave piramidale.
Referenca: SKU001170
Botuesi: Tirana Times
Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.
Referenca: 2877
Botuesi: Plejad
Ky vëllim ka për bazë të vet një punim të tre autorëve (Shambra, Parino, Valentini) mbi dëshmitë që japin dokumentet e arkivës së Vatikanit mbi përkujdesjen e Papa Kalistit lll për çlirimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera ballkanike nga zgjedha osmane dhe për organizimin e një kryqëzate që do të vinte në krye të saj heroi
Ky libër sjell për lexuesit shqiptar tema të patrajtuara më parë nga histogafia shqiptare, tematika të cilat kanë të bëjnë me vlera themelore të popullit shqiptar njëherësh vlera europiane të tij. Libri ka 22 kapituj dhe 742 faqe ndërsa në pjesën e 6 te tij përfshijnë itinerar kulturor “40 udhetime për të kundruar arbërinë e “mbetur”.
Referenca: 2871
Botuesi: Plejad
Me botimin e këtyre dokumentave, At Valentini, konsiderohet sot si historiani më i madh i kohës, jo vetëm i Shqipërisë, por njëri prej më të mëdhenjve i gjithë Gadishullit Ballkanik
Botuesi: Akademia e Shkencave
Por kur narrativës i mungon edhe origjinali (realiteti socialist) edhe kopja e pasqyrimit të tij (vepra e artit) e kur çështje si këto nuk shqyrtohen, historiografia kulturore gjen rastin të heshtë e të vetëmanipulohet mbi pyetjet se çfarë përfaqësoi kultura dhe arti që e (ri)prodhoi realitetin socialist dhe ç’formë realizmi zbatoi Realizmi Socialist i...
Referenca: SKU001526
Botuesi: Toena
Në vëllimin e fundit të veprës "Historia e popullit shqiptar " do të lexoni rreth viteve të Luftës së Dytë Botërore dhe rezistencës kundër pushtuesve fashistë dhe nazistë. Në menyrë që rezistenca të organizohej sa më mirë u zhvilluan disa kongrese, të cilat do të merrnin vendime të rëndësishme për vazhdimin e luftës kundër pushtuesve.
Botuesi: Turdiu
Për heroin tone kombëtar, Gjergj' Kastn'oti' Skënderbeun, kanë shkruar shkrimtarë dhe historianë në të gjitha kohët dhe gjuhët e botes. Dhe ky libër ndoshta nuk do të shtonte asgjë më tepër nga çfarë kanë përshkruar të tjerët si për figurën e tij, ashtu edhe për betejat e zhvilluara. Por përkthimi i këtij libri kishte për qëllim të sillte dokumente të...
Botuesi: Naimi
Prof. dr. Shaban Sinani, përkundër vështirësive të panumërta, ka kryer një punë vigane, prej scrib-i, duke shmangur natyrshëm konceptin materialist të hulumtimit të historisë dhe të kulturës, me një stil të kthjellët, që nuk mund të keqkuptohet e as të lerë vend për mëdyshje.
Referenca: SKU001189
Botuesi: AIIS - Tirana Times
Referenca: SKU001438
Botuesi: UET Press
Nuk është aspak e rastit që ky libër është shkruar nga Belina Budini. Në moshë të re, sidomos për barrën profesionale që ka mbajtur mbi supe, ajo bën pjesë te ai brez, i cili nuk ka kurrfarë kompleksi ndaj tematikës së çështjeve që merr në shqyrtim, kudo, në faqet e shtypit, në bisedat shoqërore, përballë studentëve, në mbledhje publike e gjetiu.
Referenca: 2134
Botuesi: Albin
Bashkim Trenova ka lindur më 28 mars 1943 në Sevaster të Vlorës. Në vitin 1966 mbaron studimet në Fakultetin Histori – Filologji, Dega Histori – Gjeografi. Pas studimeve nis menjëherë punën si redaktor në Drejtorinë e Jashtme të Radio Tiranës.
Referenca: 2790
Botuesi: Onufri
Është viti 1478. Europa po sulmohet. Dhjetë vjet pas vdekjes së Skënderbeut, shqiptarët dhe venedikasit vazhdojnë t'u rezistojnë osmanëve, duke mbrojtur atdheun e tyre dhe duke i dhënë kohë Europës Perëndimore për t'u përgatitur për sulmin e pashmangshëm.
Botuesi: Te tjere
L'histoire de Berat est en quelque sorte une chronique ecrite sur la pierre.
Në dallim nga viti 1991, 1992 dhe 1997, modeli i vitit 2017 përfaqëson një eksperiment unik në disa elementë. Instituti i Studimeve Politike i mbështetur nga programi i OSFA është fokusuar në monitorimin e këtij procesi dhe evidentimin e risive dhe problematikave të eksperimentit elektoral me ministra teknikë në një qeveri me drejtim të theksuar politik.
Shqipëria nga diktatura në demokracinë bolshevike si dhe nga diktatura e proletariatit pa proletarë, në kapitalizmin borgjez pa borgjezi. Konflikti mes demokracisë dhe lirisë. Pushteti i drejtësisë pa drejtësi. Korrupsioni dhe krimi i pandëshkuar: piramidat financiare, grushtet e shtetit deri te tragjedia e Gërdecit dhe masakra e 21 janarit.