• Banner

  • Ka mbaruar
Historia e popullit shqiptar. Vol 2
  • Historia e popullit shqiptar. Vol 2

Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 2.

Në vëllimin e dytë të "Historia e popullit shqiptar", lexuesit do të përballen me ngjarje të reja nën sundimin osman.

1 600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 2. Rilindja Kombëtare. Vitet 30 të shek. XIX - 1912

Gjinia: Histori

Shtëpia botuese: Toena

Viti: 2002

F. 604

Pesha: 0.85 kg

ISBN: 99927-1-623-1  

Mbi librin

Në vëllimin e dytë të "Historia e popullit shqiptar", lexuesit do të përballen me ngjarje të reja nën sundimin osman. Në këtë vëllim ata do të njihen me lëvizjet kulturore dhe ideore të mendimtarëve të Rilindjes. Përpjekjet e tyre për të krijuar një alfabet shqiptar, përhapjen e arsimit dhe mbrujtjen e ndjenjave dhe identitetit kombëtar. Në këtë periudhë, lexuesit do të njihen me veprën e vëllezërve Frashëri, Kostandin Kristoforidhit, Naum Veqilharxhit etj. Një rëndësi ë veçantë i është kushtuar Lidhjes së Prizrenit dhe luftës së saj të pandërprerë për mbrojtjen e trojeve kombëtare nga vendimet e padrejta te Kongresit të Berlinit. Lidhja nuk zhvilloi thjesht një veprimtari luftarake, por gjithashtu politike, diplomatike, arsimore dhe ideore. Ajo zgjeroi organet e saj vendimmarrëse në të gjitha trevat shqiptare. Lufta e saj nuk u drejtua vetëm kundër Portës së Lartë, por edhe kundër ushtrive sebe, malazeze, greke dhe atyre të Fuqive të Mëdha. Pas shtypjes së Lidhjes, lufta për liri vazhdon akoma më tej duke u dendësuar në lëvizjet për autonomi në fillim të viteve 1900 dhe duke u kurorëzuar me shpalljen e pavarësiosë më 28 Nëntor 1912.

Detajet e librit
SKU001385

Referencat specifike

isbn
9992716231
ean13
9992716231
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2905

Botuesi: Plejad

Fundi i arianiteve, Franz Babinger

Për herë të parë në shqip një libër për pinjollin e fundit të familjes së arianitëve. Në rastin e Kostandin Arianitit është fjala për një personalitet që, nga të gjithë studiuesit e deritanishëm të historisë së mesjetës së vonë gjermane, si dhe të papatit, është nënvlerësuar ose nuk është trajtuar denjësisht.

Çmimi 450 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Artini

Miku më i madh i shqiptarëve Aubrey Herbert dhe krijimi i Shqipërisë së sotme, Jason Tomes, Bejtullah Destani

Ai udhëtoi shpesh në Shqipëri dhe bëri emër si ekspert për rajonin, madje u nderua me kërkesa të herëpashershme për të pranuar fronin shqiptar. Herberti ishte këmbëngulës, madje mendjemprehtë, në krijimin dhe shfrytëzimin e mundësive për ngritjen e çështjes së kombësisë shqiptare para, gjatë dhe pas Luftës së Parë Botërore.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Qemal Stafa, Jeta dhe Vrasja, Ylli Polovina

Ai ndodhet në një pozicion “strategjik” midis zyrave të Parlamentit dhe godinës së Presidencës, në një vijë të drejtë më pak se njëqind metra nga Kryeministria. Kjo do të thotë se mbeti atje ku jo pa qëllim për t’u spikatur ia kishe caktuar vendin regjimi i mëparshëm.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000010

Botuesi: Migjeni

Tri jetë, Skënder Luarasi

Kjo biografi e shkurtër, e thjeshtë, për kryetrimin e Kosovës, qoftë vetëm fillimi. Shpresoj se studiues që e kanë jetën përpara, do të interesohen të mbledhin materjalin e duhur brenda Shqipërisë dhe jashtë saj dhe, me një biografi të denjë për luftëtarin e madh shqiptar.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Arratisje nga Lindja, Enis Sulstarova

"Arratisje nga Lindja" është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacionalizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar.

Çmimi 850 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001664

Botuesi: Skanderbeg Books

Leksiku i kultures popullore shqiptare, Robert Elsie

Sipas dokumentave historike, shqiptarët kanë qenë të pranishëm në Europën juglindore që prej rreth një mijë vjetësh, por rrënjët e tyre zbresin shumë më thellë në mjegullat e lashtësisë. Në fillim, një bashkësi e vogël baritore në hapësirat më të thella të Ballkanit, shqiptarët u përhapën në mbarë trevat jugperëndi

Çmimi 767 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: IDK

Statutet e Shkodrës, nga gjysma e parë e shek. XIV me shtesat deri më 1469

Në tërësinë e tyre, kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare. Në fakt është fjala për një dokument që na lejon ta vendosim historinë e një pjese të Shqipërisë në kontekstin më të gjerë të historisë të Mesjetës italiane dhe europiane.

Çmimi 2 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Lugina e Vjosës, vol.2, Rrok Zojzi

Është folur shumë për biodiversitetin, por jo aq sa duhet për habitatet kulturore rreth e rrëzë saj. Prandaj, kjo monografi etnografike, nën poetikën etnografike të Rrok Zojzit, na sjell peizazhe etnografike që ndoshta nuk janë më, por edhe që mund të gjurmohen [siç po ndodh në fakt] nga etnografë të kohës së sotme

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Shqipëria në vitet 1912-1944, Xhemal Kusi

Ai përshkruan me detaje edhe kontradiktat që lindën mes Esat Pashë Toptanit dhe Ismail Bej Qemal Vlorës në muajt e parë pas Shpalljes së Pavarësisë. Atmosfera dhe entuziazmi para dhe pas ardhjes së Princ Wied-it përbëjnë një dëshmi autentike dhe një panoramë realiste që përputhet dhe me burimet diplomatike të kancelarive europiane të kohës. Xhemal Kusi...

Çmimi 1 300 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)