- Ka mbaruar

Banner
Ky libër përmban publicistikën e Fatos Lubonjës të viteve 1991 – 1997. Esetë politike, komentet dhe intervistat fillojnë me shkrimet e botuara pas zgjedhjeve të para pluraliste dhe mbarojnë me artikujt e shkruar në kohën e ngjarjeve dramatike që pasuan kolapsin e skemave piramidale.
Titulli: Liri e kërcënuar
Origjinali: Liri e kërcënuar
Gjinia: Publicistikë
Autori: Fatos Lubonja
Shtëpia botuese: Përpjekja
Viti: 1999
Fq. 368
Pesha: 0.46 kg
Ky libër përmban publicistikën e Fatos Lubonjës të viteve 1991 – 1997. Esetë politike, komentet dhe intervistat fillojnë me shkrimet e botuara pas zgjedhjeve të para pluraliste dhe mbarojnë me artikujt e shkruar në kohën e ngjarjeve dramatike që pasuan kolapsin e skemave piramidale.
Përmbajtja e librit mbulon thuajse krejt problematikën e tranzicionit shoqëror, politik dhe ekonomik të Shqipërisë së këtyre viteve që autori i ka cilësuar si vite të një lirie të kërcënuar. Pajtimi kombëtar, hapja e dosjeve, lëvizja e eshtrave të ish – udhëheqësve komunistë, ringjallja e frikës dhe e konformizmit tek intelektualët, reminishencat e komunizmit, janë tematika që pasohen me analizat e tipit të pluralizmit dhe të shtetit të ndërtuar në kohën e Sali Berishës, për të ardhur deri tek periudha dramatike e viteve 96 – 97 që autori e ka jetuar si shkrimtar dhe protagonist njëherësh.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000959
Botuesi: Te tjere
Jemi në vitin 1979. Kujtojmë se në ato vite në vende të kampit socialist si Çekoslovaika Haveli bënte Kartën e famshme 77 për të cilën dënohej dy vjet - aq sa për t’i dhënë më shumë kurajo disidencës çekosllovake brenda vendit e për ta bërë çështjen e saj më të njohur në botë atë. Ky botim ka mbaruar. Klikoni këtu për botimin e ri
Referenca: SKU000871
Botuesi: Onufri
Ftesë në studio" është botuar për herë të parë kur Shqipëria ishte ende komuniste. Libri u dorëzua për shtyp në pranverë të vitit 1990, në prag të ngjarjeve tronditëse, në zhvillimin e të cilave, ai ka luajtur, pa dyshim, një rol.
Botuesi: OMSCA-1
Sa për mkate politike qi padrejtësisht të janë ngarkue, mos u ban aspak marak. Koha e mshirme, mâ e mëshirshme se njerëzit e kalamendun të tashem, ka për të dijtë me qitë në dritë patriotizmin tande. Njerëzit, qi nuk shofin veçse deri sa t'u mrrijë maja e hundës, mâ vonë, edhe ata, kanë me e justifikue veprimin tand politik.
Referenca: SKU001170
Botuesi: Tirana Times
Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.
Referenca: SKU002059
Botuesi: Te tjere
Marrëveshja e Kongresit të Berlinit e vitit 1878 e detyronte Serbinë që t'i kthente në trojet e veta të gjithë shqiptarët e përzënë dhunshëm nga Sanxhaku i Nishit dhe nga rajoni i Toplicës, por ajo për 130 vjet nuk është respektuar kurrë nga Serbia.
Referenca: SKU000510
Botuesi: OMSCA-1
Titulli: Gjergj Bubani, Publicistikë, Shënime udhëtimi, Vepra e zgjedhur I (1919-1944)Autori: Gjergj BubaniShtëpia botuese: OMSCA-1Viti: 2007Fq. 520Pesha: 0.61 Kg.
Referenca: SKU000880
Botuesi: Onufri
Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë.
Botuesi: Toena
Në Ditarin e Akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë.
Botuesi: UET Press
Sërish e sërish, siç ka ndodhur gjatë 23 viteve të hapjes dhe siç ka pas ndodhur edhe më parë në komunizëm dhe në parakomunizëm, tradita e klaneve, kioskave dhe bajraqeve politike vazhdon ta mundë përpjekjen për një shoqëri të hapur e të drejtë, politika në plan të parë vazhdon ta mundë lirinë në plan të parë..
Botuesi: Onufri
Identiteti i çdo personi përcaktohet nga një bashkësi elementesh që patjetër nuk kufizohen vetëm në ato që përcaktohen në regjistrat zyrtarë. Sigurisht, pjesa më e madhe e njerëzve i përkasin një tradite fetare, një kombësie, nganjëherë edhe dy kombësive; një grupi etnik apo gjuhësor.
Botuesi: Te tjere
Jam i bindur se në një vështrim retrospektiv pas disa dekadave, Ardian Klosi do të renditet krah emrash si Frashëri ose Faik Konica, si një prej zërave të paktë autentikë të Shqipërisë dhe njerëzve të saj në kapërcyell të shekullit XX.. Ardian, miqtë e tu nuk të harrojnë. Dhe le të jetë ky libër një shembull në këtë drejtim.
Botuesi: Te tjere
Titulli: Annuario, numri 2, 2013Origjinali: Annuario, numri 2, 2013Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2013Fq. 142Pesha: 0.199 kgISBN: 977-2225-6210-01
Referenca: 2602
Botuesi: UET Press
Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij.
Ky libër përmban publicistikën e Fatos Lubonjës të viteve 1991 – 1997. Esetë politike, komentet dhe intervistat fillojnë me shkrimet e botuara pas zgjedhjeve të para pluraliste dhe mbarojnë me artikujt e shkruar në kohën e ngjarjeve dramatike që pasuan kolapsin e skemave piramidale.