- Ka mbaruar

Banner
Prandaj i risolla në vëmendje grushtin e shtetit 1998, tragjedinë e Gërdecit, grabitjen e votave, përmbytjen e Mbishkodrës, krizën politike 2009 – 2010, vrasjen e katër demonstruesve në atë ditë të vrenjtur janari të vitit 2011 dhe sidomos pandëshkueshmërinë e autorëve të evidentuar si të tillë.
Titulli: Ditët e frikshme të vitit '97
Origjinali: Ditët e frikshme të vitit '97
Gjinia: Histori, kujtime
Autori: Xhovani Shyti
Shtëpia botuese: Belina H
Viti: 2011
Fq. 210
Pesha: 0.20 kg
ISBN: 978-99956-852-8-7
Prandaj i risolla në vëmendje grushtin e shtetit 1998, tragjedinë e Gërdecit, grabitjen e votave, përmbytjen e Mbishkodrës, krizën politike 2009 – 2010, vrasjen e katër demonstruesve në atë ditë të vrenjtur janari të vitit 2011 dhe sidomos pandëshkueshmërinë e autorëve të evidentuar si të tillë.
Si homazh për të gjithë viktimat e pafajshëm të kësaj periudhe pas diktature, por edhe për të ngulitur në kujtesën kombëtare ngjarjet e hidhura të së shkuarës sonë. Në mënyrë që të mos e dënojmë sërish veten me përsëritjen e tyre, duke mos dashur që me heshtjen tonë të bëhemi për të disatën herë bashkëfajtorë në kryerjen e fajeve dhe krimeve të tjera të dhimbshme në të ardhmen.
Vendet me të goditura nga ky llaftarvit rezultojnë të jenë prefekturat e Beratit, Vlorës e Gjirokastrës ku përfshihet bashkësia e rretheve jug – qendrore: Kuçovë, Skrapar, Poliçan, Tepelenë, Sarandë, Himarë, Përmet, si dhe blloku i rretheve Elbasan, Lushnjë, Fier. Në pjesën veriore si qytetet më të goditura nga krimi janë Shkodra e Tropoja.
Numri i kufomave të gjetura pa kokë deri në muajin maj '97 ishte gjashtë, kur katër kufoma të tjera, të dekompozuara, u zbuluan në një gropë të përbashkët të ndodhur në brazdaret e ullishtave përballë Kalasë. Mbi 10 mijë lushnjarë ishin ngritur në protestë duke kërkuar lirimin e "Gjeneral" Rrapush Xhaferrit. Rrugët e qytetit gjëmonin nga thirrjet. Në datën 3 shkurt '97, banorët e qytezës minatore të Memaliajt bllokuan urën që shpinte në Tepelenë si kundërpërgjigje e goditjeve shtetërore.
Në Vlorë është mbyllur porti, ndërsa më shumë se 700 forca policore e kanë rrethuar qytetin e rebeluar. Një protestues është vrarë, është sulmuar për të dytën herë Komisariati i Policisë, është djegur... kurse mbi ajrin e jonizuar të hapësirën vlonjate është dëgjuar thirrja "Drejt Tiranës".
Të burgosurit kanë shpërthyer burgun e Tiranës, nga ku ka dalë edhe Fatos Nano, kryetari i Partisë Socialiste, i dënuar me vendim të formës së prerë nga të gjitha shkallët e gjykatave shqiptare. Rendi dhe qetësia janë tallazitur edhe në Shkodër e Lezhë, ku njoftohet se janë hapur depot e ushtrisë, i është vënë flaka institucioneve lokale, është sulmuar dhe plaçkitur Banka.
Xhovani Shyti ka lindur në qytetin e Beratit. Është lauruar për Gjuhë – Letërsi. I përket brezit të gazetarëve të pasviteve '90, ku rezulton të jetë ndër themeluesit e gazetarisë opozitare dhe asaj investigative shqiptare. Zbuluesi dhe publikuesi i epidemisë së kolerës, i tregtisë së armëve, aferave korruptive etj. Ka shërbyer si reporter, redaktor përgjegjës, zv/kryeredaktor, kryeredaktor dhe drejtor në gazetat "Ideja kombëtare", "Koha Jonë", "Sot", "Letra Publike", "Tema" dhe "Kosova Sot".
Është anëtar i Bordit Drejtues të Unionit të Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ) me qendër në Bruksel. Pas librave "Vota të lira, vota të vjedhura", "Ditët e frikshme të vitit '97", pjesë e ciklit "Ditari i Gazetarit" dhe vëllimit me tregime satiro – humoristike "Qentë bastardë", vjen me librin e tij të ri "Punë spiunësh" që merr përsipër të trajtojë me guxim e realizëm tema madhore nga periudha e paskomunizmit që për autorin konsiderohet si koha e spiunëve.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU001448
Botuesi: Toena
Në jetën time, ky është libri që më ka marrë më shumë kohë derisa vendosa ta botoj, por dhe më pak kohë se çdo libër tjetër për ta shkruar. Është historia e rrënimit të demokracisë shqiptare, nga e cila ende vazhdojmë të vuajmë e që zë fill me goditjen vdekjeprurëse të zgjedhjeve në Shqipëri, më 26 maj 1996.
Botuesi: Përpjekja
Ky numër i Revistës Përpjekja përmbledh një seri studimesh historike mbi periudhën e sundimit Osman në trojet shqiptare.
Referenca: SKU001218
Botuesi: Te tjere
Një nga historianët më të rëndësishëm të shekullit të njëzetë jep në këtë libër një histori të shqiptarëve që nga kohët më të lashta.
Botuesi: Te tjere
Autori është diplomuar në Shkollën e Oficerëve në Drezden të Gjermanisë (1997 – 1999) si edhe në Universitetin Helmut – Schmidt në Hamburg për shkenca historike dhe sociologji (2003 – 2008). Në vitet 2000 – 2003 ka punuar si pedagog në Akademinë Ushtarake "Skënderbej" dhe prej vitit 2008 punon si pedagog i Historisë Ushtarake në Akademinë e Forcave të...
Botuesi: Shtepia Botuese 55
Ndërsa gjendesha Në Shqipëri nën hijen e nëj pishnaje të mrekullueshme në breg të Adriatikut, e shtrirë në rërë dhe duke soditur plazhin dhe valët dikur të ndaluara, mendoja për të skhuarën e dhimbshme të këtij vendi. M’u duk e nevojshme të kujtoja fatin e mjerë të shqiptarëve, me qëllim që vuajtjet e jetura nën diktaturën komuniste të mos harrohen.
Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike
Atlasi etnografik është projekti më domethënës, pasi në vetvete kërkon që të sjellë një ndërthurje të të gjithë projekteve që i kanë paraprirë, por edhe të ndërtojë një projekt akoma më ambicioz – siç ishte “Atlasi etnografik”. Veç punës që do të realizohej nga studiues vendas, Atlasi etnografik kërkonte edhe shqyrtimin e projekteve ndërkombëtare.
Botuesi: Pegi
Lexuesi në këtë libër përmes dokumentacioneve e fotove që e shoqërojnë studimin, do të gjejë një informacion të bollshëm e të bazuar mbi problemin e autoktonisë së shqiptarëve të çamërisë në trojet e tyre historike, marrëdhëniet gjenetike e etno-kulturore mes çamëve të krishterë dhe atyre myslimanë, mbi marrëdhëniet e tyre në jetën e përditshme e...
"Njëzet e një vjet në burg komunist" është vëllimi autobiografik me kujtime, mbresa, portrete dhe refleksione gjatë viteve të burgimit, të autorit Uran Kalakulla, i botuar pas vdekjes së tij.
Botuesi: Poeteka & Ideart
Shqiptarët, të mësuar me ikonografi shumë patetike,me simbole të fortësh, që nuk i shkojnë fare përmasave të trupit të vendit tonë të brishtë, e kanë të paqartë vetë identitetin e tyre. Duket se shqiptarët rrallë e kanë parë veten si duhet në pasqyrën e historisë.
Botuesi: Argeta LMG
Kurse në Gadishullin Ballkanik"sistemi i fisit" mbijetoi deri në fillim të shekullit të XX i paprekur vetëm në Shqipëri dhe Mal të Zi.
Botuesi: M&B
Principata Mesjetare e Arbërisë e viteve 1190-1215 është formacioni i parë shtetëror shqiptar. Si proces historik, formimi i tij nënkupton për vendin fillimin e një diferencimi të ri shoqëror, plasaritjen e bashkësive krahinore, zhvillimin e lidhjeve ndërkrahinore, dobësimin e ndjenjës së fisit dhe zëvendësimin e saj me ndërgjegjen e kombësisë.
Botuesi: Dituria
E thënë ndryshe, pse e pa ai të nevojshme shoqërimin e monografisë me botimin enkas edhe të burimeve dokumentare historike, siç e kemi sot përpara? Përgjigjen e ka dhënë vetë autori, i cili nënvizon: “Për ta shpëtuar Heroin dhe luftën epike të shek. 15 nga kritikat që u bëheshin dy biografëve kryesorë korifenj të tij, Barletit si panegjirik dhe Biemmit si...
Botuesi: Bota Shqiptare
Enver Hoxha dhe kolegët e tij kishin gjithashtu një damar të fortë nacionalist por ata, ose të paktën Hoxha, asnjëherë nuk e kishin vënë në dyshim se u duhej të luftonin me armë në dorë për çdo gjë që kërkonin. Dhe ata, ose ai, ishin të përgatitur për të qenë po aq intransigjentë me gjermanët, sa edhe më pas me këdo tjetër, siç e ka treguar historia e...
Botuesi: Toena
Pas një dhjetëvjeçari endjeje në këtë labirint, libri im gjeti formën, por u deshën edhe pesë vjet të tjerë që lënda të shndërrohej në përmbajtje dhe masa e madhe e mendimeve dhe e fjalëve të ngjizej si brumi i arrirë që, duke u pjekur, jep bukën.
Prandaj i risolla në vëmendje grushtin e shtetit 1998, tragjedinë e Gërdecit, grabitjen e votave, përmbytjen e Mbishkodrës, krizën politike 2009 – 2010, vrasjen e katër demonstruesve në atë ditë të vrenjtur janari të vitit 2011 dhe sidomos pandëshkueshmërinë e autorëve të evidentuar si të tillë.