• Banner

Lista e librave të botuesit Akademia e Studimeve Albanologjike

Janë 16 libra.

Je duke parë 1 - 12 nga 16 artikull(j)

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Ditar nga Shqipëria 1990, Annarosa Manetti

(0)

Autorja sjell dëshmi me vlerë nga zhvillimet brenda trupit diplomatik dhe këndvështrimeve të tyre mbi Shqipërinë e vitit 1990, mbi rastet e ndërhyrjeve të Sigurimit dhe forcave policore në ambasada, mbi vështirësitë e panumërta për lejimin dhe nisjen e aktiviteteve fetare, për distancën e madhe midis qytetarëve të frikësuar e të huajve në vend, për rolin...

Çmimi 850 Lekë Çmimi i zakonshëm 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Kriza e Ambasadave: Shqipëria në vitin 1990, Afrim Krasniqi

(0)

Libri trajton tezat e qëndrimit zyrtar të kohës lidhur me ngjarjet e ambasadave, ndryshimet e tezave gjatë viteve nga të njëjtët protagonistë, pikëpamjet e vetë qytetarëve që hynë në ambasada, qëndrimin zyrtar të shtetit shqiptar ndaj rolit të faktorëve ndërkombëtarë, si dhe qëndrimet e këtyre të fundit në raport me krizën.

Çmimi 1 275 Lekë Çmimi i zakonshëm 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Atlasi Etnografik, vol. 5, Rrok Zojzi

(0)

Atlasi etnografik është projekti më domethënës, pasi në vetvete kërkon që të sjellë një ndërthurje të të gjithë projekteve që i kanë paraprirë, por edhe të ndërtojë një projekt akoma më ambicioz – siç ishte “Atlasi etnografik”. Veç punës që do të realizohej nga studiues vendas, Atlasi etnografik kërkonte edhe shqyrtimin e projekteve ndërkombëtare. 

Çmimi 510 Lekë Çmimi i zakonshëm 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Ndamja krahinore, vol. 4, Rrok Zojzi

(0)

Arritja më e madhe konsiston sa në faktin se artikulli ka vendosur në vëmendje një kategori historike, siç është “krahina etnografike”, njëherazi si kategori “analitike” për studimet etnografike shqiptare. As fisi e as kombi, por një njësi në mes. Këtu autori ndërthur më mirë se kudo tjetër dijet e tij në antropo-gjeografi apo në traditën gjermanike të...

Çmimi 510 Lekë Çmimi i zakonshëm 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Çamëria, vol.3, Rrok Zojzi

(0)

Më së pari, për shkak se kemi në dorë monografinë e parë të një studiuesi të lëmit të etnografisë nga Shqipëria kushtuar Çamërisë. Duke shtuar këtu që kushti se si është realizuar kërkimi etnografik është krejt specifik – kërkim etnografik me banorë të Çamërisë të përzënë me dhunë nga trojet e veta. Ndërkohë, e gjithë kjo realizohej në situatë...

Çmimi 510 Lekë Çmimi i zakonshëm 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Lugina e Vjosës, vol.2, Rrok Zojzi

(0)

Është folur shumë për biodiversitetin, por jo aq sa duhet për habitatet kulturore rreth e rrëzë saj. Prandaj, kjo monografi etnografike, nën poetikën etnografike të Rrok Zojzit, na sjell peizazhe etnografike që ndoshta nuk janë më, por edhe që mund të gjurmohen [siç po ndodh në fakt] nga etnografë të kohës së sotme

Çmimi 510 Lekë Çmimi i zakonshëm 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Kalendari Primitiv, vol.1, Rrok Zojzi

(0)

Me fjalë të tjera, është kalimi nga një etnografi albanologjike me bazë të fortë te shkolla gjermanike/herderiane, drejt një etnografie, e cila do të futej nën sundimin e materializmit historik, paradigmë e vendosur si e detyrueshme në rrugë shtetërore. Studimi ka qenë botuar në formën e një artikulli, por këtu është shkëputur si një monografi dhe, për...

Çmimi 510 Lekë Çmimi i zakonshëm 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Akademia e Studimeve Albanologjike

Tinguj që rrëfejnë, tinguj që rrëfehen, Mikaela Minga

(0)

Mjeshtërisht autorja e ka ftuar lexuesin në një rrugëtim të ri në fushën e etnomuzikologjisë dhe folkloristikës shqiptare. Tradita muzikore urbane e Elbasanit, në këtë monografi, është kthyer në një kallëzues me natyrë epistemike, nëpërmjet të cilit kërkohet të reflektohet mbi raportin që ka pasur moderniteti i planifikuar i diktaturës komuniste me...

Çmimi 1 105 Lekë Çmimi i zakonshëm 1 300 Lekë
More
Në gjendje