Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Ditar nga Shqipëria 1990, Annarosa Manetti
  • Ditar nga Shqipëria 1990, Annarosa Manetti

Ditar nga Shqipëria 1990, Annarosa Manetti

Autorja sjell dëshmi me vlerë nga zhvillimet brenda trupit diplomatik dhe këndvështrimeve të tyre mbi Shqipërinë e vitit 1990, mbi rastet e ndërhyrjeve të Sigurimit dhe forcave policore në ambasada, mbi vështirësitë e panumërta për lejimin dhe nisjen e aktiviteteve fetare, për distancën e madhe midis qytetarëve të frikësuar e të huajve në vend, për rolin e intelektualëve të kohës, rolin e diplomatëve shqiptarë, si dhe për tendencat në rritje të brezit më të ri për revoltë, reagim e ndryshim të gjendjes.

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ditar nga Shqipëria 1990

Origjinali: Diario dall’Albania 1990

Gjinia: Histori

Autori: Annarosa Manetti

Përgatiti për botim: Afrim Krasniqi

Shtëpia botuese: Akademia e Studimeve Albanologjike

Viti: 2020

Fq. 232

Pesha: 0.295 kg

ISBN: 978-9928-289-35-3

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

30 vjet pas ndryshimit të sistemit politik Instituti i Historisë vjen në publik edhe me një botim të ri që lidhet pikërisht me ngjarjet e vitit 1990, – ditarin profesional të autores italiane, Annarosa Manetti, një studiuese dhe profesore universiteti, që më 1987-1991 ishte në Shqipëri për shkak se bashkëshorti i saj, Giorgio De Andreis ishte ambasador i Italisë në Shqipëri. Libri është publikuar në Itali disa vite më parë dhe është sjellë nga IH në versionin shqip, përmes përkthimit të Anja Cura dhe përgatitjes për botim nga prof. Asoc. Afrim Krasniqi.

Ditari i Annarosa Manettit mbi zhvillimet politike të vitit 1990 në Shqipëri nuk është një ditar individual, por një dëshmi e çmuar për shembjen e një regjimi të dhunshëm, që ka humbur lidhjet me realitetin dhe që mban peng nevojat e vendit për ndryshim. Në aspektin e informacioneve që përcjell, Ditari trajton dosje që kanë rëndësi për memorien historike të vitit 1990, siç janë dosja “Popaj” e cila bashkon fatin heroik dhe tragjik të tyre; dosja e krizës së ambasadave ku ndërthuren aktet e diplomatëve perëndimorë në mbrojtje të jetës së qytetarëve të kërcënuar nga regjimi i tyre; dosja e të drejtave të njeriut, ku ndërthuren të dhënat mbi sjelljen brutale të Sigurimit të Shtetit dhe masat minimaliste për nisjen e procesit të demokratizimit; dosja e politikës italiane dhe perëndimore në Shqipëri, ku ndërthuren parimet politike me interesat pragmatiste; dosja e gjendjes sociale e kulturore në vend ku ndërthuren praktika ideologjike dhe trashëgimia negative e sistemi komunist me përpjekjet për të hyrë në një fazë të re ndryshimi dhe konkurrence, etj. Autorja sjell dëshmi me vlerë nga zhvillimet brenda trupit diplomatik dhe këndvështrimeve të tyre mbi Shqipërinë e vitit 1990, mbi rastet e ndërhyrjeve të Sigurimit dhe forcave policore në ambasada, mbi vështirësitë e panumërta për lejimin dhe nisjen e aktiviteteve fetare, për distancën e madhe midis qytetarëve të frikësuar e të huajve në vend, për rolin e intelektualëve të kohës, rolin e diplomatëve shqiptarë, si dhe për tendencat në rritje të brezit më të ri për revoltë, reagim e ndryshim të gjendjes.

Duke i qëndruar besnik Ditarit në elementët e detajuar të tij, autorja nuk ka bërë ndërhyrje të mëpasshme redaktuese as në rastet kur parashikimet e saj rezultuan se nuk janë të sakta me zhvillimet që ndodhën në vijim, si dhe as në rastet kur vetë ajo ka shfaqur mendime personale për individë e ngjarje, për të cilat më vonë ka ndryshuar opinion. Ditari është shkruar në gjuhën italiane dhe pjesë të veçanta të tij janë publikuar në faqen zyrtare të Fondacionit të Arkivave Kombëtarë të Ditareve, Ministria e Jashtme e Italisë.

Prof. Manetti e mirëpriti kërkesën për publikimin e tij në shqip dhe e dha miratimin mbi të drejtat e autorit, duke shpresuar të ketë mundësi të rikthehet për vizitë në Tiranë, prej nga u largua në shkurt 1991. Gjatë përgatitjes së Ditarit për botim e vetmja ndërhyrje janë shpjegimet shtesë nga ana ime të shënuara me * për individë, ngjarje e të dhëna që mund të kenë vlerë për një informim më të mirë të lexuesit. Gjithçka tjetër është e njëjtë me origjinalin, sipas standardeve profesionale të botimeve të tilla nga Instituti i Historisë.

Detajet e librit
9789928289353
9789928289353
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Historia e Jezuitëve në Shqipëri (1841-1946), Ines Murzaku

Pas kësaj, filloi edhe fushata e arrestimeve të shqiptarëve katolik dhe jo vetëm, por edhe konfiskimin e pasurive të tyre. Kështu, pushteti komunist mbylli kopshtin e Motrave Stigmatike në Korçë, poashtu, në Gjirokatër ua mbylli shkollat dhe kopshtet, kurse në Vlorë e Fier u dënua çdo veprimtari fetare në shkollë dhe kisha.
1 530 Lekë 1 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Dosjet e luftës, Ana Lalaj

Arkivat e mbyllur kanë qenë pjesë e mbylljes së përgjithshme. Në fakt, kjo i ka sjellë dëme shoqërisë, çka do të thotë se kyçja e dëshmive historike tenton t'i heqë asaj kujtesën. Por në qoftë se një shoqëri mbyll institucionet e kujtesës, atëherë historiani është jashtë loje.
1 620 Lekë 1 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001950

Botuesi: Buzuku

Flijimi per lirine, Jakup Krasniqi

Ky libër, që po botohet me rastin e 20 - vjetorit të sulmit serb të 30 dhejtorit 1991 në familjen e Adem Jasharit në Prekazin e Poshtëm dhe mbrojtjes së sukessshme të Formacionit të Armatosur të Adem Jasharit, është fryt i një pune më shumë se dhejetëvjeçare.
720 Lekë 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: M&B

Etnogjeneza e shqiptarëve, Kristo Frashëri

Monografia trajton që në hyrje problemin e metodikës dhe metodologjisë që kanë ndjekur deri sot dijetarët e ndryshëm dhe, pasi vihen në dukje dobësitë e disave prej tyre, sugjerohen kritere më shkencore në trajtimin e albanologjisë dhe të ilirologjisë.
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001852

Botuesi: OMSCA-1

Shkrime historike, Mustafa Merlika Kruja

Ky libër përfshin punimet më të rëndësishme të Mustafa Krujës si: "Historia e faraonëve - Egjypti i Vjetër", "Pellazgët, ilirët, shqiptarët", "Jeta e burrave të shquem - Pirro i Epirit" (përkthim nga vepra e Plutarkut), "Historij e Skënderbeut", "Ali Tepelena" etj.
810 Lekë 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000804

Botuesi: Bota Shqiptare

Ç'po bëhet me çështjen çame?, Miranda Vickers

Cështja çame ka tri aspekte kryesore: së pari, është njohja e problemit nga qeveria greke; së dyti, është çështja e pronave dhe, së fundi është problemi i nënshtetësisë. Kur diskutohet problemi çam me politikanët shqiptarë, ata zakonisht thonë se ky nuk duhet parë si një kundërvënie politike me qeverinë greke.
360 Lekë 400 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Qemal Stafa, Jeta dhe Vrasja, Ylli Polovina

Ai ndodhet në një pozicion “strategjik” midis zyrave të Parlamentit dhe godinës së Presidencës, në një vijë të drejtë më pak se njëqind metra nga Kryeministria. Kjo do të thotë se mbeti atje ku jo pa qëllim për t’u spikatur ia kishe caktuar vendin regjimi i mëparshëm.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000365

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi, vol 1 - 3

Gjithë shoqëria shqiptare ka nevojë për këtë vepër. Kanë nevojë për të ata që e kanë jetuar atë kohë, e po aq, në mos për më tepër, ata që s'e kanë jetuar. Kanë nevojë të shtypurit e të nëpërkëmburit, e po aq, e mos më tepër, ata që shtypën të tjerët. Kanë nevojë antikomunistët, e po aq, ndoshta më tepër, komunistët. Ky botim ka mbatuar. Botimi i ri...
1 890 Lekë 2 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Sfidat e të drejtave të njeriut për një shoqëri të lirë, Arben Puto

E ndjeva se për mua ishte koha të ngrija zërin live. Dhe, këtë, e bëra në një intervistë me "Zërin e Amerikës", më 16 dhjetor 1990. Ajo është një nga nxitjet, së cilës i shtohet dhe roli aktiv, që mora në kohën e mbledhjeve, ku ne, një grup intelektualësh, filluam të bëjmë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001951

Botuesi: Buzuku

Pranvera e lirise 81, Jakup Krasniqi

Është ngjarje e shënuar e kohës sonë, ngjarje që me guxim dhe vendosmëri është bërë nismëtare e një kthese të madhe, e cila pas një kohe, sëbashku me Solidarnostin polak, do të bëhen ngjarje udhërrëfyese në gjithë Evropën Lindore.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ngritja e një shteti, Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj është një nga politikanët më aktivë të Kosovës në dhjetë vitet e fundit. Aktualisht është ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërkohë që këtë post e ka ushtruar edhe në një mandat tjetër (2011-2014), duke luajtur një rol qendror në konsolidimin dhe fuqizimin e diplomacisë bilaterale dhe multilaterale të Kosovës.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Tri kohë të Shqipërisë në Time, Belina Budini

Libri i Belina Budinit "Tri kohë të Shqipërisë në Time", tregon, veç të tjerash, se paradigma e kohës, është po aq e përshtatshme për tekste studimorë, sa ç'është e tillë për metafora poetike. Titulli është i bukur. Dhe jo vetëm titulli. Teksti ka prirjen ta shtyjë mendimin përtej asaj që lexon.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje