

Banner
Frida është gjithashtu historia e një martese të nderlikuar me artistin muralist Diego Rivera, e lidhjeve të saj të shumta, si për shembull me Isamu Noguchi- apo Leon Trockin, e angazhimit të saj me Partinë Komuniste, e përdorimit të kulturës e folklorit meksikan dhe e frymëzimit që qëndron pas artit të saj të paharrueshëm.
Titulli: Frida: Biografia e Frida Kahlos
Origjinali: Frida: The Biography of Frida Kahlo
Gjinia: Biografi
Autori: Hayden Herrera
Shqipëroi: Ermira Danaj
Shtëpia botuese: Dukagjini
Viti: 2021
Fq. 512
Pesha: 0.646 kg
ISBN: 978-9951-05-439-3
Ky libër është në gjuhën shqipe
Frida ëshrë historia e një prej grave më të jashtëzakonshme të shekullit të njëzetë, artistes Frida Kahlo. E lindur në rrethinat e Qytetit të Meksikos, ajo u rrit përgjatë viteve të Revolucionit Meksikan dhe, në moshën tetëmbedhjetëvjeçare, qe viktimë e një aksidenti, gjatë të cilit u lendua shumë dhe iu pamundësua lindja e fëmijëve. Fridës i duhej të shpëtonte nga kjo gjendje e zymtë, e kështu ajo mësoi se si të rrinte pa lëvizur - duke pikturuar.
Talenti i saj i veçantë bëri që ajo të jetë nje ndër artistet më të njohura të shekullit. Por, pikturat janë vetëm një pjesë e jetës së saj sa të pasur, aq edhe tragjike. Frida është gjithashtu historia e një martese të nderlikuar me artistin muralist Diego Rivera, e lidhjeve të saj të shumta, si për shembull me Isamu Noguchi- apo Leon Trockin, e angazhimit të saj me Partinë Komuniste, e përdorimit të kulturës e folklorit meksikan dhe e frymëzimit që qëndron pas artit të saj të paharrueshëm.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: 2357
Botuesi: Dija-Poradeci
Le të hedhim farën e mirë dhe me siguri vetë natyra e shenjtë e ngjarjeve do të ndihmojë për gjallërimin, mbirjen dhe rritjen e saj, pemët e bukura dhe shumë të ëmbla të së cilës do t'i korrë pa dyshim brezi i ardhmë që do të bekojë ata bujq dhe ata mbjellës të mirë.
Botuesi: Naimi
Monografia Lef Nosi filolog: studim historiko-letrar, arkeografik dhe filologjik i dr. Edelajda Cenajt-Çepajt është i pari studim monografik kushtuar trashëgimit dorëshkrimor letrar, publicistik, etnografik, gjuhësor dhe folkloristik të këtij personaliteti të rëndësisë parësore me kontribute shumëplanëshe për kulturën dhe identitetin shqiptar në gjysmën e...
Botuesi: Onufri
Ka pak gjasa që autorja, kur e shkroi, kishte ndër mend ta botonte atë. "Zhgarravinat personale", që ajo shënon midis prill – qershorit të vitit 1945, në tri fletore shkolle (plus disa faqe të futura mes tyre, të shkruara me shpejtësi), e ndihmuan, para së gjithash, të ruante atë pak shëndet mendor, midis shkatërrimit të përgjithshëm dhe shembjes morale.
Botuesi: Zenit Editions
Këto Fletore Koniciane kanë për bosht qendror tipiken e Rilindësit Faik Konica: europianizimi dhe moderniteti i kombit shqiptar, si komb nga më të lashtët në kontinentin e vjetër, me identitet e vitalitet historik që meriton, pas shekujsh të tërë qëndrese e mbijetese, vendin e vet në familjen e bashkuar europiane.
Botuesi: Te tjere
Një përmbledhje e hollësishme dhe plot ngjyra e historisë së ngjitjes së Elon Musk – ut në majat e botës së biznesit. Kjo vepër është një portret i goditur i personit që mund të ketë ndikimin më të madh në zhvillimin e racës njerëzore. Nëse Musk do ta shpie njerëzimin në Mars, kjo vepër do të ishte dokumenti themeltar i planetit të ri.
Botuesi: Morava
“Një çështje vdekjeje dhe jete” tregon sesi Merilin dhe Irvin Jalomi i hynë një rruge të mundimshme dhe plot vuajtje: Merilini për të pasur një vdekje të lehtë, Irvini për t’ia dalë të jetojë pa të.
Botuesi: Minerva
Si funksiononte mendja e tij? Çfarë e bënte atë një gjeni? Biografia e Isaacson-it na tregon se si imagjinata e tij shkencore i buronte prej natyrës rebele të personalitetit. Historia e mahnitshme e jetës së tij, është një dëshmi e lidhjes midis kreativitetit dhe lirisë.
Botuesi: Fishta
Dramaturgu Stefan Çapaliku rrëfen përmes një monografie “Serafin Fankon, si Felin i teatrit shqiptar”. Teksa na tregon se njohja e tij profesionale me artistin shkodran ka nis në vitin 1994, me dramën “Gjurmë mbi borë” e më pas me “Ftesë në darkë”, shpjegon edhe arsyet se përse për të, Fanko ka qenë një artist i kalibrit evropian.
Botuesi: Toena
Bëhet fjalë për regjistrimin më të rëndësishëm ndoshta, ngjarjesh historike të asaj periudhe kritike, i cili përmban referime të hollësishme mbi të gjitha zhvillimet deri në çlirimin e kombit dhe krijimin e shtetit grek.
Botuesi: UET Press
Një mister antiutopik oruellian i zbuluar krejt papritur para syve tanë nga një dëshmitar i besueshëm, përmes një optike realiste dhe humaniste. Prof. Kalo e merr lexuesin në labirintet e panjohura të Bllokut për të shpjeguar se si funksionoi diktatura komuniste në Shqipëri dhe cila ishte hierarkia e atij sistemi.
Referenca: SKU001272
Botuesi: Toena
Meditimet dhe kujtimet e ish-Presidentit Ramiz Alia, përfshijnë një periudhë gati 70-vjeçare. Nëpërmjet tyre, lexuesi kalon, sa në vitet e rinisë, ku Lufta Nacionalçlirimtare zë një pjesë të rëndësishme, po aq edhe në periudhën e vështirë të pasçlirimit dhe, veçanërisht, në vitet e trazuara kur ai ishte në krye të shtetit.
Referenca: 2094
Botuesi: Princi
Libri është një buqetë kujtimesh, shkruar e treguar nga bashkëkohësit e tij dhe e mbledhur prej vitesh nga shkrimtari dhe studiuesi Nasho Jorgaqi.
Referenca: SKU000386
Botuesi: Albin
Kam pasur rastin ta shikoj përditë shtetin duke rënë. Ky brez i shqiptarëve preku "shansin" e ndodhisë së rrallë. Në këtë kontinent nuk ka rënë kurrë shteti. Shteti ynë ra në vitin 1997, 85 vjet pas ngritjes së tij.Paqen mes shqiptarëve e ruajtën ushtarët e 11 kombësive të huaja.
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Letërsia naziste në Amerikë" është një enciklopedi biografike e gjithë shkrimtarëve të kontinentit amerikan, nga Kili në Kanada, në shekujt XX-XXI, të cilët shkrimtarë, për një arsye a tjetrën, përqafuan idetë dhe kauzat e ekstremit të djathtë.
Frida është gjithashtu historia e një martese të nderlikuar me artistin muralist Diego Rivera, e lidhjeve të saj të shumta, si për shembull me Isamu Noguchi- apo Leon Trockin, e angazhimit të saj me Partinë Komuniste, e përdorimit të kulturës e folklorit meksikan dhe e frymëzimit që qëndron pas artit të saj të paharrueshëm.