• Banner

  • Ka mbaruar
Jeta ime, Kujtime, Ramiz Alia
  • Jeta ime, Kujtime, Ramiz Alia

Jeta ime, Kujtime, Ramiz Alia

Meditimet dhe kujtimet e ish-Presidentit Ramiz Alia, përfshijnë një periudhë gati 70-vjeçare. Nëpërmjet tyre, lexuesi kalon, sa në vitet e rinisë, ku Lufta Nacionalçlirimtare zë një pjesë të rëndësishme, po aq edhe në periudhën e vështirë të pasçlirimit dhe, veçanërisht, në vitet e trazuara kur ai ishte në krye të shtetit.

1 600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Jeta ime, kujtime
Origjinali: Jeta ime, kujtime
Gjinia: Autobiografi
Autori: Ramiz Alia
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2010
Fq. 512
Pesha: 0.90 kg
ISBN: 978-99943-1-617-5

Mbi librin

Meditimet dhe kujtimet e ish-Presidentit Ramiz Alia, përfshijnë një periudhë gati 70-vjeçare. Nëpërmjet tyre, lexuesi kalon, sa në vitet e rinisë, ku Lufta Nacionalçlirimtare zë një pjesë të rëndësishme, po aq edhe në periudhën e vështirë të pasçlirimit dhe, veçanërisht, në vitet e trazuara kur ai ishte në krye të shtetit.

Si protagonist dhe dëshmitar i gjallë dhe nga të fundit të historisë së këtyre 50 viteve, Ramiz Alia ndriçon disa nga momentet më të rëndësishme dhe delikate, me ndikim dhe pasoja mbi vendin dhe popullin shqiptar. Lexuesi do të njihet me bisedat dhe lidhjen e autorit me Enver Hoxhën; me ngjarjet që lidhen me zhvillimet në gjirin e PPSH-së; me marrëdhëniet e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, me aleancat dhe prishjen e tyre (si Konferenca e Moskës e vitit 1960) etj.

Me interes është edhe trajtimi që Presidenti Alia i bën periudhës së trazuar të vitit 1990 dhe ngjarjeve që pasuan ndryshimin e sistemit në Shqipëri, duke përfshirë edhe periudhën kur ai u burgos prej 1993 e deri më 1997 etj.

Mbi autorin

1925, 18 tetor - RAMIZ ALIA ka lindur në qytetin e Shkodrës
1932 - Familja e tij vendoset në qytetin e Tiranës
1936-1943 - Nxënës në Gjimnazin e Tiranës
1941 - Anëtar i Organizatës së Rinisë Komuniste Shqiptare
1943 - Anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare. Dërgohet në Berat si Anëtar i Komitetit Qarkor të Rinisë Komuniste
1944, mars - Në Brigadën VII Sulmuese, anëtar i Seksionit Politik
1944, gusht - Në Kongresin e Helmësit, zgjidhet anëtar i Sekretariatit të BRASH-it
1944, gusht - Në Divizionin II, anëtar i Seksionit Politik
1944, dhjetor - Në Divizionin V, Komisar Politik i Divizionit
1945 - Në Kongresin II të BRASH-it, zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i BRASH-it
1948 - Zgjidhet anëtar i KQ-së së PPSH-së
1955-1958 - Ministër i Arsimit dhe Kulturës
1956 - Zgjidhet kandidat i Byrosë Politike të KQ-së së PPSH-së
1961 - Zgjidhet anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ-së
1982 - Zgjidhet kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor
1950-1990 - Deputet në çdo legjislaturë të Kuvendit Popullor
1991- Zgjidhet President i Republikës nga Parlamenti Pluralist
1993-1997 - Ka qenë i burgosur së bashku me ish-udhëheqësit e PPSH-së

Detajet e librit
SKU001272
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.

Çmimi 1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU002050

Botuesi: Bota Shqiptare

Shqiptari dinak Enver Hoxha, Jon Halliday

"Shqipëria komuniste dhe udhëheqësi i saj i ndjerë, Enver Hoxha, zor se kanë pasur informacion e kontakte të shumta me botën e jashtme". John Holliday kërkonte të zbulonte pikërisht misterin që vishte gjithë kështjellën e komunizmit, e kësaj fortese që kurrë nuk kishte pranuar hapjen me Perëndimin.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2665

Botuesi: Tirana Times

Enver Hoxha dhe diktatura staliniste në Shqipëri, Bernd Fischer

Megjithëse kanë kaluar dy dekada, ende trashëgimia totalitare vërtitet në të tashmen tonë, duke penguar të ardhmen. Nuk është vetëm Shqipëria që nuk është ndarë me të kaluarën e saj. Vende të tjera në Ballkan, gjithashtu, hezitojnë që me vullnet të lirë të vendosin të ndahen nga një trashëgimi edhe më kriminale.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Autobiografia e Malkolm X

Libri më i rëndësishëm që kam lexuar ndonjëherë. Ai ndryshoi mënyrën time të të menduarit. Ndryshoi mënyrën time të të vepruarit. Më ka dhënë kurajën që unë nuk e dija se flinte brenda meje. Unë jam njëri prej atyre qindra mijëra njerëzve jeta e të cilëve ka ndryshuar për mirë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Dje, sot, nesër, Sophia Loren

Janë fjalët e Sophia Loren – it, një prej aktoreve më të dashura e të njohura në botë, e cila deri më sot, nuk ishte rrëfyer kurrë. Por ndoshta afrimi i datëlindjes së 80 – të apo rastësia e gjetjes së një kutie me fotografi e letra, e ndryshuan këtë gjë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Tirana Times

Haveli, Michael Zantovsky

Biografia e Vacllav Havelit, shkruar nga Michael Zantovsky, është gëzim dhe frymëzim. E ngrohtë, me humor, me mprehtësi, ajo tregon historinë e jetës së një prej politikanëve, shkrimtarëve dhe studiuesve më të rëndësishëm të kohës sonë... Michael Zantovsky i ka bërë mikut të vet dhuratën e fundit duke shkruar jo një jetëshkrim shenjtorësh, por një...

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Jeta ime, Mahatma Gandi

 Në autobiografinë e tij klasike rrëfen historinë e jetës së tij dhe se si zhvilloi konceptin e tij të rezistencës aktive jo të dhunshme, e cila nxiti përpjekjen triumfuese indiane për pavarësi që inspiroi pafund përpjekje të tilla triumfuese për liri e pavarësi gjithandej botës përgjatë shekullit XX. Për realitetin tonë, një histori e tillë është më se e...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Vikama e tingullit, Vera Ibrahimi

Njerëz të dashur dhe personalitete të mëdha u ngjitën në Qiell…Disa, vetvetiu, u zbehën dhe mbetën në gjysmëhije… Por, lavdi Zotit, shumë e shumë të tjerë janë e do të jenë sërish dëshmitarë të kohëve tona, do të jenë mendërisht dhe shpirtërisht…

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Ujku i murrmë. Jeta dhe vepra e Mustafa Qemal Ataturkut, H. C. Armstrong

Ai ishte modeli dhe ideali i tyre. Përveç rëndësisë së madhe historike, ky libër, i botuar për herë të parë në vitin 1933, është gjithashtu një studim magjepsës i një figure jashtëzakonisht komplekse dhe kontradiktore, brenda së cilës vetëdisiplina e hekurt dhe aftësia për vetëbraktisje, qëndronin krah për krah duke përforcuar kësisoj njëra-tjetrën.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001223

Botuesi: OMBRA GVG

Burrat e vërtetë nuk thonë kurrë më fal, Jim Belushi

Fëmija i tretë i katër fëmijëve, ai u rrit në Wheaton, Illinois. Ishte një mësues ai që vërejti tek Xhimi aftësitë improvizuese dhe më pas u bë pjesë e klubit të dramës në shkollë. Në 1979-ën Garry Marshall pa Xhimin duke interpretuar për "Second City" dhe bëri të mundur që Belushi të shkojë në Hollivud dhe të interpretojë në filmin "Who's watching the...

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

Historia ime, Edward Snowden

Historia ime është rrëfimi i jashtëzakonshëm i një të riu gjenial që u rrit në internet – i një njeriu që u bë spiun, denoncues publik dhe u arratis në ekzil, duke u kthyer në ndërgjegjen e internetit. Është shkruar me zgjuarsi, hir, pasion dhe një sinqeritet të palëkundur. 

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Pasione, Nicolas Sarkozy

Qëkurse mbaj mend, kam mundur të jetoj me pasion, të takohem me bashkëbisedues që shpesh nuk ua gjen dot shokun, si dhe të përballem me ngjarje, kujtimi i të cilave mund të mbetet në histori. Pasioni dhe nevoja për t’u përfshirë kanë qenë përherë të pranishme në zemrën e identitetit tim. Fundja, ndonëse nuk e di “përse"- në e kësaj prirjeje kaq të...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Kujtime 1939-1944, Mustafa Greblleshi

Një shkrimtar, gazetar dhe përkthyes përballet me dy diktatura që mbërthyen Shqipërinë njëra pas tjetrës: diktatura e qeverive të krijuara gjatë pushtimit të nazistëve gjermanë të Shqipërisë dhe diktaturës komuniste. Mustafa Greblleshi na paraqet detaje nga jeta e përditshme e Tiranës, Selanikut dhe Athinës gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mbi mjerimin e jetës studentore, Mustapha Khayati

“Mbi mjerimin e jetës studentore” është një pamflet i shkruar më 1966 nga një grup autorësh (ku spikat Khayati), i cili iu shpërnda dorazi studentëve në fillim të vitit akademik. Në të parashtrohet një kritikë radikale ndaj status quo-së dhe ideologjisë sunduese, veçanërisht në suazat e nënshtrimit të studentëve ndaj kapitalizmit të pasluftës në perëndim.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)