• Banner

  • Ka mbaruar
Faik Konica - jeta ne Uashington, Ilir Ikonomi
  • Faik Konica - jeta ne Uashington, Ilir Ikonomi

Faik Konica - jeta ne Uashington, Ilir Ikonomi

Ky libër është biografia intime e Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, 1926-1939, e der sa vdiq më 1942. Bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhëniet e Konicës me qeverinë e SHBA, miqësinë dhe polemikat mes Konicës dhe Nolit.

2 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Faik Konica, jeta në Uashington
Origjinali: Faik Konica, jeta në Uashington
Gjinia: Histori, Biografi
Autori: Ilir Ikonomi
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2011
Fq. 378
Pesha: 1.03 kg
ISBN: 978-99956-87-41-0

Mbi librin

Ky libër është biografia intime e Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësonte Shqipërinë e Zogut në Uashington, 1926-1939, e der sa vdiq më 1942. Bazuar në dëshmi të zbuluara në arkivat amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse të Konicës me Zogun, marrëdhëniet e Konicës me qeverinë e SHBA, miqësinë dhe polemikat mes Konicës dhe Nolit, komunikimet e Konicës me italianët gjatë luftës, polemikat e Konicës me Kostë Çekrezin si dhe i jep lexuesit një vështrim të rrallë mbi jetën personale të Konicës në Uashington.

Komente mbi librin

"Libri i Ilir Ikonomit pa dyshim që zë një vend të mirë në listën e punimeve mbi Faik Konicën, këtë personalitet shqiptar poliedrik. Faiku del para nesh me të gjitha të mirat dhe të metat që ka patur, por përfundimisht si një mendje e ndritur dhe një zemër që ka rrahur gjithëherë për vendin e tij."

Sami Repishti, PhD.

"Me këtë libër, Ilir Ikonomi ka vendosur standarde të panjohura deri tani në literaturën e këtij lloji. Studimet dhe kërkimet për periudhën që përfshin libri janë nga më të plotat dhe i dhurojnë lexuesit hollësi interesante nga jeta e Faik Bej Konicës në Uashington. Kjo biografi me vlerë do të shërbejë si referencë jo vetëm për studiuesit shqiptarë por edhe ata të huaj."

Bejtullah Destani

"Vlera kryesore e këtij libri qëndron në informacionin e pasur historik dhe në seriozitetin e burimeve që ka përdorur autori. Nga pikëpamja burimore, libri është jashtëzakonisht i dokumentuar. Këtë dokumentacion e hijeshon stili i veçantë, pak i njohur deri sot në letrat shqipe. Të duket sikur autori e ka kapur prej dore lexuesin dhe e shoqëron për të parë mjedisin ku Faik Konica ka jetuar dhe punuar për gjënë më të madhe që kishte në zemër - çështjen kombëtare shqiptare. Për hir të veshjes së këndshme letrare, libri lexohet me një frymë. Është një trajtesë thellësisht e goditur, e cila e nderon si pak shoqe bibliografinë kulturore, historike dhe letrare shqiptare."

Profesor Kristo Frashëri

Shënim - Ky libër përfshihet te: Librat më të shitur 2011

Detajet e librit
SKU001635

Të dhënat

Autori
Faik Konica
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000029

Botuesi: Botimet Dudaj

Vepra 2, Faik Konica

• Proza e gjatë dhe estetika • Katër pralla nga Zullulandi • Shqipëria si m'u duk • Dr. Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit • Shqipëria-kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore dhe shkrime të tjera

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000031

Botuesi: Botimet Dudaj

Vepra 4, Faik Konica

Vëllimi i katërt përmbledh letërkëmbimin, i cili, edhe pse nuk është i plotë, paraqet një "terra incognita" të hapësirave koniciane. Letërkëmbimi është aq i gjerë, saqë ky kapitull mbetet i hapu

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001134

Botuesi: Botimet Dudaj

Vepra 5, Faik Konica

Në këtë vëllim janë paraqitur studime mbi personalitetin dhe veprën e Faik Konicës nga autorë si: Nonda Bulka, Gijom Apoliner, Arshi Pipa, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Rexhep Qosja, Nasho Jorgaqi, Moikom Zeqo etj.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2698

Botuesi: UET Press

Pavaresia, Ilir Ikonomi

Historia që rrëfehet në këtë libër duket aq e pabesueshme saqë i ngjan një legjende. Autori flet me hollësi për udhëtimin e paharruar të Ismail Qemalit nga Stambolli në Vlorë. Faktet që jepen në këtë libër janë nxjerrë nga qëmtimi i mijëra dokumenteve historike dhe asgjë nuk është e fantazuar.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Pushtimi, Ilir Ikonomi

Mendoj se Zogu, në procesin e drejtimit të vendit nga stili oriental tek ai perëndimor i jetesës, dhe ky ishte një vend me tradita shekullore e me zakone të vjetra myslimane, siç qe mbulimi i grave, në mënyrë të pavetëdijshme e çliroi veten nga njëfarë orientalizmi dhe kjo, duke i shtuar edhe rininë e tij, e bëri atë paksa naiv në çështjen e nënshtrimit...

Çmimi 850 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Minerva

Me besnikërinë më të lartë, James Comey

Çfarë është lidershipi etik? Si mund të bësh atë që është e drejtë në vend të asaj me përfitim politik? Si mund të ruash besnikërinë ndaj vlerave të institucioneve për të cilët je betuar se do t'i mbrosh, ndaj vlerave që ke dedikuar jetën për t'i mbështetur, edhe nëse kjo besnikëri vjen me një kosto personale?

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Pleshti Jeta e Lionel Mesit, Gijem Balagè

Historia e Pleshtit është e jashëzakonshme. Është si një legjendë grerëzash. Mesi, me atë trup imcak, me ato këmbë të vogla, gjoksin e vogël, me gjithë ato probleme të rrijtjes, nuk mund të luante në futbollin modern muskuloz, të rënde tënde të fortë. Vetëm se Mesi nuk deshi t’ia dinte. Ndaj është dhe më i miri i të gjithëve.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Jetët e artistëve, Giorgio Vasari

Vazari i shihte fillesat e shekullit XIII dhe XIV, të përfaqësuara nga Çimabue dhe Xhioto, si fëmijërinë e artit, e pasuar nga një energji rinore, e cila do të merrte trajtë në vepra të atilla si ato të Donatelos, Bruneleskit, Gibertit dhe Mazaçios, dhe më pas në periudhën e pjekurisë së përsosmërisë, e sunduar nga figurat titaneske të Leonardos, Rafaelos...

Çmimi 3 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Tropikë të trishtë, Claude Levi-Strauss

Libër përmbi udhëtimin më fort sesa libër udhëtimi, Tropikë të trishtë është njëkohësisht edhe një autobiografi inte- lektuale, ku përveç dëshmive piktoreske nga jeta e një shoqërie nga më primitivet e rruzullit, trajtohet raporti ndërmjet botës së vjetër e botës së re, vendi i njeriut në natyrë, kuptimi i zhvillimit dhe i qytetërimit njerëzor.

Çmimi 450 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001342

Botuesi: OMBRA GVG

Ku do shkojmë, o ba, Jean-Louis Fournier

Mateoja me Tomin kurrë nuk do të kenë kartë krediti, as kartë parkimi në portofolin e tyre. Kurrë nuk do të kenë portofol, e vetmja kartë e tyre do të jetë ajo e invalidit. Ajo është ngjyrë portokalli që të duket e gëzueshme. Aty shkruhet me germa të blerta: "Ka shumë vështirësi të qëndrojë në këmbë."

Çmimi 500 Lekë
More
In Stock

Botuesi: Artini

Të panjohurat e Linkolnit, Dale Carnegie

Përfundimisht, mora zjarr dhe vendosa të shkruaj vetë një libër për Linkolnin. E dija që nuk kisha shtysën, temperamentin, kualifikimin apo aftësinë e nevojshme për të prodhuar një libër me nivel në dobi të studiuesve dhe historianëve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Nelson Mandela, portret në foto e fjalë

I nderuar nga mbarë bota për kurajën e pamasë dhe fuqinë e tij të moralit, Nelson Mandela shihet si simbol i shpresës dhe i mundësive të pajtimit. Jeta e tij, kushtuar përpjekjeve për bashkimin dhe demokratizimin e Afrikës së Jugut, vijon të jetë burim frymëzimi.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000860

Botuesi: IDK

Kujtime 1885-1925, Eqrem bej Vlora

Padyshim një zbulim! Një libër magjepsës! Një nga dëshmitë më interesante për këdo që dëshiron të njohë të shkuarën tonë, atë çka s'e gjen dot në librat e historisë. Që të ndihmon të kuptosh shumëçka sot në kundërshtitë e dritëhijeve të jetës shqiptare.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)