Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Dhimitër Anagnosti, Josif Papagjoni
  • Dhimitër Anagnosti, Josif Papagjoni
  • Dhimitër Anagnosti, Josif Papagjoni

Dhimitër Anagnosti, Josif Papagjoni

Është më tutje karakteri shqiptar. Personazhet burojnë nga populli shqiptar, janë pjesë e popullit, janë pjesë e antropologjisë, e kulturës sonë

2 000 Lekë
1 800 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dhimitër Anagnosti

Origjinali: Dhimitër Anagnosti

Kategoria: Biografi

Autori: Josif Papagjoni

Botues: Akademia e Shkencave e Shqipërisë

Viti: 2022

Fq: 458

Pesha: 0.71 kg

ISBN: 978-9928-339-65-2

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Artisti, bota e imazhi ,“Dhimitër Anagnosti”, një nga kineastët më emblematikë shqiptarë vjen  për lexuesit në një monografi të  shtrirë në dy kohë me autor studiuesin Josif Papagjoni, si botim i Akademisë së Shkencave. Kritiku e merr nxitjen prej një bisede të gjatë për mendimin estetik me Anagnostin, mbajtur 2 dekada më herët dhe e plotëson gradualisht, në vitet e me krijimtarinë që pason.

"Unë e shoh Anagnostin si një personazh eminent të kinematografisë shqiptare, ku ndër të tjera do të veçoheshin sigurisht qenësia e tij si regjisor autor, çka do të thotë se  gjithë skenarët ai i bënte vet, dhe subjektin, narrativën, mesazhet, gjithçka e konceptonte fillimisht vet. Dhe më pas fillonte pastaj sendërtimi. E dyta që mund të them për artin e tij të jashtëzakonshëm, për ne si shqiptarë, është një madhështi që filmat e tij kanë. Është më tutje karakteri shqiptar. Personazhet burojnë nga populli shqiptar, janë pjesë e popullit, janë pjesë e antropologjisë, e kulturës sonë.

Janë tipa apo arketipa shqiptarë, që i shikojmë shumë në filma të tij që nga “Malet me blerim mbuluar” te “Përrallë nga e kaluara”, ku kemi çajupin të konvertuar ndryshe, po që arketipat janë këtu...  Anagnosti ka mbi dhjetë filma artistikë që mbeten në arealin e kinematografisë sonë më të mirë shqiptare. Personazhi i Anagnostit ka sjellë mesazhe të mëdha arketipin e shqiptarit. Filmat e tij kanë funksionuar në kohën kur janë bëërë por kanë brenda vetes dhe tharmin e universales".

Detajet e librit
9789928339652
9789928339652
16 libra të tjera në këtë kategori:

Shqipëria në vitet 1912-1944, Xhemal Kusi

Ai përshkruan me detaje edhe kontradiktat që lindën mes Esat Pashë Toptanit dhe Ismail Bej Qemal Vlorës në muajt e parë pas Shpalljes së Pavarësisë. Atmosfera dhe entuziazmi para dhe pas ardhjes së Princ Wied-it përbëjnë një dëshmi autentike dhe një panoramë realiste që përputhet dhe me burimet diplomatike të kancelarive europiane të kohës. Xhemal Kusi...
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botime Franceskane

Burgjet e mia, Dom Simon Jubani

Gjithnje militant aktiv, balle për balle katileve e spijujve të Burrelit, u lirova me 13 prill 1989 bashke me klerike te tjere, ne saje te perestrojkes, tue i mbete borxh 14 vjet burgim Komiteti Qendror. U ktheva përsëri gjallë. Në shtëpinë teme të vjetër, rranze mureve te Rremajit, nën hijen e çinarëve e të selvive.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Djali me biçikletë, Eli Amir

Shkrimtari Eli Amir, vjen me këtë libër, i cili është më autobiografiku dhe më mbresëlënësi - kurrë më parë ai nuk e ka shpërfaqur kështu veten e tij, e kurrë me parë nuk është shpërfaqur lzraeli i dekadës së dytë të krijimit të këtij shteti, nga një këndvështrim kaq i veçantë.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001272

Botuesi: Toena

Jeta ime, Kujtime, Ramiz Alia

Meditimet dhe kujtimet e ish-Presidentit Ramiz Alia, përfshijnë një periudhë gati 70-vjeçare. Nëpërmjet tyre, lexuesi kalon, sa në vitet e rinisë, ku Lufta Nacionalçlirimtare zë një pjesë të rëndësishme, po aq edhe në periudhën e vështirë të pasçlirimit dhe, veçanërisht, në vitet e trazuara kur ai ishte në krye të shtetit.
1 440 Lekë 1 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Lamtumirë Gabo dhe Mercedes, Rodrigo Garcia

Kështu shohim anën më njerëzore të një personazhi universal dhe të gruas që ai e zgjodhi që kur ajo ishte një vogëlushe nëntëvjeçare, që e shoqëroi gjithë jetën dhe që mbijetoi pak vite pas tij. Ky rrëfim, i përzier me kujtimet e një jete të papërsëritshme, është lamtumira më e bukur për birin e telegrafistit dhe bashkëshorten e tij.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Cabej

Shtëpia te selvia, Anisa Markarian

Kujtimet nga jeta e përditshme në Tiranën e viteve të periudhës para kohës së komunizmit vijnë me një shqipe për t’u pasur zili, herë herë si një album familjar dhe më pas si grimca nga jeta e një fëmije si dhe një meditim mbi diktaturën dhe pasojat që ajo pati në të menduarit dhe të jetuarit.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje