• Banner

Haveli, Michael Zantovsky
  • Haveli, Michael Zantovsky

Haveli, Michael Zantovsky

Biografia e Vacllav Havelit, shkruar nga Michael Zantovsky, është gëzim dhe frymëzim. E ngrohtë, me humor, me mprehtësi, ajo tregon historinë e jetës së një prej politikanëve, shkrimtarëve dhe studiuesve më të rëndësishëm të kohës sonë... Michael Zantovsky i ka bërë mikut të vet dhuratën e fundit duke shkruar jo një jetëshkrim shenjtorësh, por një jetëshkrim të mrekullueshëm me plot ngjyra.

1 800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Haveli
Origjinali: Havel, a life
Gjinia: Biografi, histori
Autori: Michael Zantovsky
Shqipëroi: Jorgji Qirjako
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2018
Fq. 563
Pesha: 0.873 kg.
ISBN: 978-9928-195-21-0

Komente mbi librin

"Biografia e Vacllav Havelit, shkruar nga Michael Zantovsky, është gëzim dhe frymëzim. E ngrohtë, me humor, me mprehtësi, ajo tregon historinë e jetës së një prej politikanëve, shkrimtarëve dhe studiuesve më të rëndësishëm të kohës sonë... Michael Zantovsky i ka bërë mikut të vet dhuratën e fundit duke shkruar jo një jetëshkrim shenjtorësh, por një jetëshkrim të mrekullueshëm me plot ngjyra, që nuk ka të krahasuar."

William Shawcross

"Vacllav Haveli është një nga udhëheqësit e shquar, moral dhe politik, të kohës sonë dhe Michael Zantovsky ka shkruar biografinë e tij përfundimtare. E bukur dhe emocionuese, ajo na jep madhështinë e tij. Bazuar mbi një miqësi të gjatë dhe të ngushtë... ky rrëfim thellësisht personal është edhe frymëzues, edhe plot me mësimë për kohën tonë."

Walter Isaacson

"Haveli ishte një nga burrat më të rëndësishëm të kohës së vet, intelektual që iu nxirrte telashe – një njeri jo konformist, i vendosur për të jetuar me të vërtetën, që vinte shpesh në pikëpyetje sistemin, bashkatdhetarët e tij dhe veten e vet. Askush nuk është më i përshtatshëm se sa Michael Zantovsky për të përshkruar, interpretuar dhe analizuar këtë gjigant moral. Biografia e Havelit është shkruar nga Michael Zantovsky me një kuptim të madh, me çiltërsi dhe dashuri dhe na jep analizën e një eksperti jo vetëm për politikën, por edhe për pjesët teatrale të Havelit."

Madeleine Albright

Detajet e librit
Tirana Times
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2930

Botuesi: Onufri

Xhelal Berberi, flamurtar i shqipes, Jasin Berberi

Libri që kemi në dorë, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së "Mësuesit të Popullit", Xhelal Berberit, është një veprim i lavdëruar që zgjon kujtesën historike të brezave, rrit krenarinë kombëtare dhe përcjell thirrje të qarta dhe nxitje të mbara për të shkruar me po aq patos e përgjegjësi faqet e historisë bashkëkohore.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2083

Botuesi: Helga's Secrets

Mein Kampf (Lufta ime), vol. 1, Adolf Hitler

Kemi dëgjuar sugjerime që këtij libri duhet t'i vendosim ngado shënime ku të kundërshtojmë idetë e autorit. Kjo do të dukej një shaka nga ato që i ndodhnin dikur shtëpisë botuese "8 Nëndori" para viteve 90'. Shoqëria e hapur nuk njeh asnjë kufi censure. Nëse diksush ka ide të ndryshme nga ky libër, natyrisht që ka të drejtë t

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2726

Botuesi: Helga's Secrets

Nikola Tesla, John J. O'Neill

Nga një kohë e energjisë së papërpunuar mekanike të avullit dhe të fillimeve të ndrojtura të motorëve me djegie të brendshme, e cila nuk kishte asnjë shans që ta shtynte botën drejt zhvillimeve të sotme, Tesla bëri të lindte koha e shpërthimit gjigant të energjisë elektrike.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Im atë Pablo Eskobar, Huan Pablo Eskobar

Historitë familjare janë histori heshtjeje dhe vetëm rrjedha e kohës i jep hapësirë të vërtetës. Deri sot besonim se ishte thënë gjithçka për Pablo Eskobarin, një nga kriminelët më të egër të Amerikës Latine, por të gjitha kanë qenë versione të treguara nga jashtë dhe asnjëherë nga brenda intimitetit të vatrës familjare.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001747

Botuesi: Onufri

Kohë e pamjaftueshme, Helena Kadare

Duke qenë edhe ajo shkrimtare, bashkëshortja e Ismail Kadaresë, Helena, zbulon fatin e një çifti të pazakontë. Në këtë rrëfim të mbushur plot ngjarje që dalin dhe e kapërcejnë të zakonshmen e një jete të përbashkët, shpaloset aktualiteti i një gjysmë shekulli që ka parë apogjeun, dhe më pas, agoninë dhe fundin e regjimeve komuniste në Europën Lindore.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Ne gjendje

Të ditës, që jeton vendi im, Pjer Thomas

Format e investimeve janë sa të shumëllojshme aq dhe të larmishme, sa të hapura aq dhe të mbuluara. Një nga format më të vjetra dhe që mendohet akoma në mëndjet primitive të njerëzve të sotëm, është investimi nga taksat. Në fakt kjo formë primitive, kish kohë që ishte zhdukur nga skena financiare moderne, por që u rifut përsëri në skenë pas Krizës së...

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Unë jam Malala, Malala Yousafzai

Kur talebanët morën kontrollin e luginës Suat në Pakistan, një vajzë ngriti zërin e saj. Malala Yousafzai refuzoi që ta bënin të heshtte dhe luftoi për të drejtën e saj për t'u arsimuar. Në tetor të vitit 2012, kur ishte pesëmbëdhjetë vjeç, Malala pothuaj e pagoi këtë gjë me jetën e saj.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001376

Botuesi: Migjeni

Mjek te Ali Pasha, Henri Holland

Veziri më priti me një mirësjellje të veçantë; më tha se besonte që unë nuk do ta harroja dhe se ai do vazhdonte të shpresonte se në një të ardhme do të kthehesha në Janinë. Ai shprehu dëshirën që t'i shkruaja sa herë të më jepej mundësia dhe t'i jepja këshilla të tjera, që mund t'i duheshin në lidhje me shëndetin. Ai më kërkoi që të përshendesja famijen...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Blloku, Isuf Kalo

Një mister antiutopik oruellian i zbuluar krejt papritur para syve tanë nga një dëshmitar i besueshëm, përmes një optike realiste dhe humaniste. Prof. Kalo e merr lexuesin në labirintet e panjohura të Bllokut për të shpjeguar se si funksionoi diktatura komuniste në Shqipëri dhe cila ishte hierarkia e atij sistemi.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: LINDDITA AE

Takim me Petro Zhejin, Kastriot Melyshi

Çdo lexues, do të gjejë këtu, nëpërmjet një gjuhe të thjeshtë, kuptimin e Algoritmit Simbolik si gjetja më e madhe dhe mendimi më i arrirë i këtij shekulli. Kjo është rruga drejt "Gralit", drejt dritës, drejt të vërtetës. Kjo rrugë është e mbushur me mrekulli. Edhe nëse dikush nuk do mundet të mbërrijë tek e vërteta, do ja vlente vetëm rruga drejt saj!

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)