

Banner
Historia ime është rrëfimi i jashtëzakonshëm i një të riu gjenial që u rrit në internet – i një njeriu që u bë spiun, denoncues publik dhe u arratis në ekzil, duke u kthyer në ndërgjegjen e internetit. Është shkruar me zgjuarsi, hir, pasion dhe një sinqeritet të palëkundur.
Titulli: Historia ime: Si e krijova dhe shpërfaqa sistemin më të madh të spiunazhit në botë
Origjinali: Permanent record
Gjinia: Biografi
Autori: Edward Snowden
Shqipëroi: Granit Zela
Shtëpia botuese: Pema
Viti: 2021
Fq. 383
Pesha: 0.458 kg
ISBN: 978-9951-817-17-2
Ky libër është në gjuhën shqipe
Edward Snowden, njeriu që rrezikoi gjithçka për të shpërfaqur sistemin e mbikëqyrjes masive të qeverisë amerikane, zbulon për herë të parë historinë e jetës së tij, si dhe mënyrën se si ai ndihmoi për ta ndërtuar atë sistem dhe çfarë e motivoi në përpjekjet për ta shkatërruar atë.
Në vitin 2013, njëzetenëntëvjeçari Edward Snowden tronditi botën kur u largua nga institucionet e inteligjencës amerikane dhe zbuloi se qeveria amerikane po përdorte fshehurazi çdo mjet për të përgjuar çdo telefonatë, tekst të shkëmbyer dhe imejl. Rezultati ishte një sistem i paprecedentë i mbikëqyrjes masive me aftësinë për t’u futur në jetën private të çdo personi në Tokë. Shtatë vjet më vonë, Snowden-i rrëfen për rolin e tij në krijimin e këtij sistemi dhe pse vendosi ta ekspozojë atë.
Duke rrokur në një rrëfim të vetëm jetën në rrethina gjatë fëmijërisë dhe postimet klandestine të CIA-s dhe NSA-së kur ishte adoleshent, Historia ime është rrëfimi i jashtëzakonshëm i një të riu gjenial që u rrit në internet – i një njeriu që u bë spiun, denoncues publik dhe u arratis në ekzil, duke u kthyer në ndërgjegjen e internetit. Është shkruar me zgjuarsi, hir, pasion dhe një sinqeritet të palëkundur.
Historia ime është një autobiografi me rëndësi themelore në epokën tonë digjitale, që do të kthehet në mënyrë të pashmangshme një vepër klasike.
“NJË RRËFIM MAGJEPSËS... LEXOHET SI NJË TRILLER LETRAR.”
JENNIFER SZALAI, The New York Times
“I ngjashëm me një triller spiunazhi. Nëse zbulimet që bëri publike Snowden-i ishin shpërthyese, rrëfimi i tij për zbulimin e tyre është një kreshendo.”
BURGESS MAT, WIRED.
“Nuk lëshohet nga dora derisa ta mbarosh së lexuari. Snowden-i shfaq një aftësi të rrallë për të shpjeguar me një gjuhë të qartë dhe bindëse funksionimin e brendshëm të sistemeve [CIA dhe NSA] dhe të kërcënimit që ai besonte se përbënin.”
GREG MILLER, Washington Post.
“Edhe për ne që ndoqëm nga afër zbulimet e Snowden-it, Historia ime është plot befasi... Një denoncues publik shumë ngurrues, Snowden-i shfaqet gjithashtu në mënyrë të veçantë si një patriot amerikan, dhe meqenëse më në fund rrëfeu për veten – ai meriton falënderimet tona”.
D .D. Guttenplan, The nation
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Living
Kur është esëll, babai karizmatik dhe brilant i Xhanetës, u kushton shumë kohë fëmijëve dhe madje u mëson atyre fizikën, gjeologjinë dhe se si t’i bëjnë ballë jetës pa iu trembur syri. Ama kur është i dehur, ai kthehet në një mashtrues dhe shkatërrimtar.
Referenca: SKU000246
Botuesi: Shtepia Botuese 55
...në galerinë e errät Gadishulli ynë ballkanik ka dy modele: Elena Çausheskun e rumunëve dhe Nexhmije Hoxhën e shqiptarëve. E para u bë simbol i injorancës e i meskinitetit, e dashuruar pas titujve shkencorë të cilët, sa më shumë i shtoheshin, aq më qesharake e bënin.
Botuesi: Onufri
René Peter është njohur që në fëmijëri me Marcel Proustin, duke qenë se baballarët e tyre i përkisnin elitës së mjekëve. Me vonë ata humbën kontaktet, përreth dhjetë vjet, kur pas suksesit të shfaqjes "Chiffon" të Peter, më 1904, Proust i rivendosi kontaktet me të përmes Reynaldo Hahn.
Referenca: SKU001220
Botuesi: OMBRA GVG
Ju jeni prindër të lumtur, besomëni për këtë! Pa viheni veten për një çast në vendin tim: si do të ndiheshit sikur të kishit një fëmijë autik si puna e Gesit tim, ndoshta në gjendje edhe më të rëndë, një fëmijë pa të ardhme, pa asnjë siguri jetike pas vdekjes së prindërve meqënëse shteti e shoqëria shqiptare janë të paaftë t'i marrin ata plotësisht në...
Botuesi: Iceberg
Syrja Bej Vlora, pinjoll i familjes së fuqishme Vlora, e cila i ka dhënë Perandorisë Osmane e më pas historisë shqiptare shumë personalitete, që nga vezirët e pashallarët, ishte kushëri i Ismail Qemali.
Referenca: SKU001053
Botuesi: Dituria
Ky studim lindi si fryt i një interesimi të veçantë për të hulumtuar lidhjen e ngushtë midis strukturës shtetërore dhe lëvizjeve nacionaliste brenda kufijve të Perandorisë Osmane.
Referenca: SKU000344
Botuesi: Shtepia Botuese 55
Titulli: Angela MerkelAutori: Gerd LangguthShqipëroi: Elda GjanaShtëpia botuese: 55Viti: 2005Fq. 336Pesha: 0.42 kg.
Referenca: 2529
Botuesi: Argeta LMG
Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Europës. Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t'i jepnin famë të madhe.
Botuesi: Toena
Në këtë libër, që vjen në 80 vjetorin e tij për lexuesin shqiptar, parakalon një pjesë të vogël, shumë të vogël ngjarjesh nga gjithë ajo jetë e madhe.
Botuesi: Tirana Times
Gjatë gjithë jetës sime politike kam folur për qytetin e ndriçuar, por nuk e kam ditur nëse ua kam thënë ndonjëherë plotësisht se çfarë pashë kur e thashë këtë gjë.
Botuesi: Albas
Ky libër rrëfen jetët e jashtëzakonshme të pesëdhjetë grave, të cilat sfiduan me sukses shekujt e mbushur me paragjykime dhe rishkruan rregullat e shoqërisë. Ato ecën përpara me një forcë revolucionare, duke hyrë gjithë hijeshi e krenari në një botë që ishte privilegj i burrave.
Botuesi: Cabej
Libër përmbi udhëtimin më fort sesa libër udhëtimi, Tropikë të trishtë është njëkohësisht edhe një autobiografi inte- lektuale, ku përveç dëshmive piktoreske nga jeta e një shoqërie nga më primitivet e rruzullit, trajtohet raporti ndërmjet botës së vjetër e botës së re, vendi i njeriut në natyrë, kuptimi i zhvillimit dhe i qytetërimit njerëzor.
Historia ime është rrëfimi i jashtëzakonshëm i një të riu gjenial që u rrit në internet – i një njeriu që u bë spiun, denoncues publik dhe u arratis në ekzil, duke u kthyer në ndërgjegjen e internetit. Është shkruar me zgjuarsi, hir, pasion dhe një sinqeritet të palëkundur.