• Banner

Kohe te reja, kujtime te vjetra, Liri Lubonja
  • Kohe te reja, kujtime te vjetra, Liri Lubonja

Kohë të reja, kujtime të vjetra, Liri Lubonja

Duke hedhur shënimet vura re se kujtimet e kohës së shkuar më vizitonin më shpesh dhe ishin edhe më të gjalla se ato të kohëve të vona. Prandaj krahas historisë së kërkimit të një shtëpie në këtë libër janë thurur edhe kujtime të tjera.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kohë të reja, kujtime të vjetra (kopertinë e trashë)
Origjinali: Kohë të reja, kujtime të vjetra
Gjinia: Autobiografi
Autori: Liri Lubonja
Shtëpia botuese: Botimet Barleti
Viti: 2015
Fq. 392
Pesha: 0.631 kg.
ISBN: 978-9928-4258-5-0

Koment nga autorja

Pas vdekjes së Todit vendosa të shkruaj historinë e vështirësive që kisha kaluar për të siguruar një shtëpi ku “të fusnim kokën”... Duke hedhur shënimet vura re se kujtimet e kohës së shkuar më vizitonin më shpesh dhe ishin edhe më të gjalla se ato të kohëve të vona. Prandaj krahas historisë së kërkimit të një shtëpie në këtë libër janë thurur edhe kujtime të tjera...

Kështu pra ia fillova me zell kësaj pune, madje shkova më tej. Sot që kam në duar një dorëshkrim më voluminoz se libri i parë, të cilin mendoj ta botoj, më mundon mëdyshja: Mos më është ngjitur “sëmundja” e autobiografive të shumta që kanë vërshuar në treg këto vite? Ata që do ta lexojnë do të më japin përgjigjen.

Detajet e librit
Te tjere
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000381

Botuesi: Albin

Ankthi pa fund i lirise, Shenimet e interrnimit, Todi Lubonja

Kam dëshirë të pohoj se pikat e shumta të internimit që ka patur Shqipëria, kanë qenë komponentë të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në sistemin e burgjeve dhe kampeve të të burgosurve. Këto i kujtojmë jo që të ushqejmë ndjenjën barbare të hakmarrjes por që njerëzit të mësojnë edhe nga kjo eksperiencë e egër jetëso

Çmimi 490 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000959

Botuesi: Te tjere

Ridenimi, Fatos Lubonja

Jemi në vitin 1979. Kujtojmë se në ato vite në vende të kampit socialist si Çekoslovaika Haveli bënte Kartën e famshme 77 për të cilën dënohej dy vjet - aq sa për t’i dhënë më shumë kurajo disidencës çekosllovake brenda vendit e për ta bërë çështjen e saj më të njohur në botë atë. Ky botim ka mbaruar. Klikoni këtu për botimin e ri

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2589

Botuesi: Te tjere

Liri e kercenuar, Fatos Lubonja

Ky libër përmban publicistikën e Fatos Lubonjës të viteve 1991 – 1997. Esetë politike, komentet dhe intervistat fillojnë me shkrimet e botuara pas zgjedhjeve të para pluraliste dhe mbarojnë me artikujt e shkruar në kohën e ngjarjeve dramatike që pasuan kolapsin e skemave piramidale.

Çmimi 590 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Arti i marrëveshjes së saj: Historia e pathënë e Melania Trampit, Mary Jordan

Imazhi i MelaniaTrampit në librin “Arti i marrëveshjes së saj” është ai i një gruaje të mençur, të fortë, ambicioze, të matur, që di të gjuajë larg. Ndërkohë që burri i saj u bë i famshëm me frazën “arti i marrëveshjes”, në fakt, është ajo që i përdor më mirë levat për të marrë gjithçka do. Kjo është historia e artit të marrëveshjes së saj.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2602

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, vol. 2, Spartak Ngjela

Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij.

Çmimi 1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2256

Botuesi: Pegi

Steve Jobs, Walter Isaacson

Bazuar në më shumë se dyzet intervista me Steve Jobsin të bëra për një periudhë dyvjeçare, si dhe intervista me më shumë se njëqind shokë, familjarë, kundërshtarë, konkurrentë dhe kolegë, ky libër është një kronikë e jetës së luhatur dhe e personalitetit poliedrik të një sipërmarrësi krijues. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Të lirë, Lea Ypi

Një profesore shqiptare në Shkollën Ekonomike të Londrës trazon Britaninë e Madhe dhe, akoma më shumë, vendin e saj të lindjes, me një autobiografi medituese mbi një adoleshente që del në jetë në vitet e fundit të regjimit komunist. I prezantuar në Tiranë në prani të një numri të lartë politikanësh, kjo autobiografi u bë temë debati jo thjeshtë mbi...

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e fundit e Franc Kafkës, Kathi Diamant

Në këtë histori tërheqëse, Kathi Diamant hedh dritë mbi gruan e mrekullueshme që i rrëmbeu zemrën Kafkës dhe i mbajti ndezur zjarrin e krijimtarisë letrare për shumë vite. Kjo ishte Dora Diamanti, një shpirt i pavarur që u largua nga familja e saj polake me origjinë hebreje për të ndjekur ëndrrën sioniste, i mbushi mendjen Kafkës të largohej nga prindërit.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Tirana Times

Haveli, Michael Zantovsky

Biografia e Vacllav Havelit, shkruar nga Michael Zantovsky, është gëzim dhe frymëzim. E ngrohtë, me humor, me mprehtësi, ajo tregon historinë e jetës së një prej politikanëve, shkrimtarëve dhe studiuesve më të rëndësishëm të kohës sonë... Michael Zantovsky i ka bërë mikut të vet dhuratën e fundit duke shkruar jo një jetëshkrim shenjtorësh, por një...

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Të flasim për futbollin, bisedë me Gèrard Ernault, Michel Platini

Një forcë më shtynte drejt futbollit, i cili do të bëhej qëllimi i jetës sime. Duhet të shtoj: i të gjithë ekzistencës sime. Lojtar, imazh reklamash, njeri i medias, seleksionues, konsulent, president i Kupës së Botës, president i UEFA – s dhe kjo nuk është e gjitha. Kjo është forca ime, qëllimi im: shënimi i golit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Artini

Të panjohurat e Linkolnit, Dale Carnegie

Përfundimisht, mora zjarr dhe vendosa të shkruaj vetë një libër për Linkolnin. E dija që nuk kisha shtysën, temperamentin, kualifikimin apo aftësinë e nevojshme për të prodhuar një libër me nivel në dobi të studiuesve dhe historianëve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2912

Botuesi: Toena

Lule ne gur, Resmi Osmani

U lind më 5 maj 1940 në Mazrek të Çamërisë. Ka kryer studimet e larta për agronomi, specialiteti pemëtari në Institutin e Lartë Shtetëror të Bujqësisë, Tiranë. Ka dhënë mësim si pedagog i jashtëm në nivel pasuniversitar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ka qenë pjesmarrës dhe përfaqësues i vendit tonë në disa konferenca ndërkombëtare për pemtarinë.

Çmimi 350 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Nocturn, Bamir Topi

Qëllimi për të sjellë përgjithësisht rrethana, ngjarje apo marrëdhënie, të cilat më kanë shoqëruar në angazhimin tim publik, kanë orientuar mendjen dhe penën pikërisht në momentet e spikatura, kur ngjarjet, ndonëse janë thënë, ato nuk janë rrëfyer plotësisht, ose akoma edhe më keq, ato shpesh janë deformuar apo shprehur vetëm nga ana e errët e historisë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)