Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
5,83 GBP 6,48 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Grabjani rrëzë kodrave, Lekë Tasi
  • Grabjani rrëzë kodrave, Lekë Tasi

Grabjani rrëzë kodrave, Lekë Tasi

Libri na njeh veçanërisht për kushtet çnjerëzore fizike po aq edhe psikologjike në të cilat trajtoheshin të internuarit politikë, si në këtë paragraf: “Qysh më pesë të mëngjesit, natë akoma, na zgjon megafoni që transmeton muzikë popullore. Dalim në kërkim të një nevojtoreje. Mamanë e çojmë ndër komshinj por kanë filluar të bezdisen.”

11,10 GBP
9,99 GBP Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Grabjani rrëzë kodrave
Origjinali:Grabjani rrëzë kodrave
Kategoria: Ditar, Biografi
Autori: Lekë Tasi
Botues: ISKPK
Viti: 2018
Fq. 507
Pesha: 0.930 kg
ISBN: 978-9928-168-91-7
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në Grabjan hasim sa personazhe të rastit, po aq edhe figura të njohura; gjejmë ngjarje, përshkrime autentike, që vijnë të skicuara më shumë vitalitet por edhe paanaësi, dhe janë pikërisht ato që e bëjnë aq të besueshëm këtë rrëfim. Në hapje të ditarit, autori shkruan: “Dua t`i shënoj ngjarjet që do vijnë, si një spektator i mënjanuar; që me to të formoj më pas një histori, një nga të shumtat e kësaj epoke, që është e mbushur me të tilla, fate njerëzish në qytet e në fshat dhe sidomos në vendet e mbyllura, burgje e kampe, një sferë kjo mjaft e njohur për familjen tonë nga e cila ishim shkëputur prej disa vitesh dhe që tani po na gllabëron sërish.”

Libri na njeh veçanërisht për kushtet çnjerëzore fizike po aq edhe psikologjike në të cilat trajtoheshin të internuarit politikë, si në këtë paragraf: “Qysh më pesë të mëngjesit, natë akoma, na zgjon megafoni që transmeton muzikë popullore. Dalim në kërkim të një nevojtoreje. Mamanë e çojmë ndër komshinj por kanë filluar të bezdisen.”

Detajet e librit
9789928168917
9789928168917
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Agjente Sonja, Ben Macintyre

Ursula Kuçinski ishte në të njëjtën kohë nënë, shtëpiake, shkrimtare, teknike e kualifikuar radioje, kryespiune, korriere, sabotatore, krijuese bombash, luftëtare e Luftës së Ftohtë dhe agjente sekrete. Emri i saj i koduar ishte “Sonja”.  Dhe kjo është historia e saj.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2514

Botuesi: Te tjere

Robert Schwartz ose dritaret e qytetit tim, Ardian Klosi

Prej viteve '60 e deri sa vdiq më 2003 Robert Schwartzi u bë një nga urat më të rëndësishme që lidhi botën shqiptare me kulturën e gjuhës gjermane. Jo thjesht pse ishte shumë shqiptar dhe e njihte shumë mirë gjuhën gjermane. Por, sepse ishte në radhë të parë europian dhe kozmopolit, me rrënjë në Vjenë, në Europën qendrore dhe Ballkanin Perëndimor.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Ka mbaruar

Pushteti i fshehtë, Stefania Maurizi

Historia e një konspiracioni të pabesueshëm, e sjellë për lexuesin falë rrëfimit të gazetares hulumtuese, e cila ka publikuar lajmet më të rëndesishme, duke filluar nga dokumentet e fshehta të Wikileaks, dhe me pas, me kërkimet e saj mbi çështjen në fjalë, ka dhënë një ndihmesë vendimtare në betejën për shpëtimin e Julian Assange dhe gazetarëve të tij.
12,49 GBP 13,88 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Mbi mjerimin e jetës studentore, Mustapha Khayati

“Mbi mjerimin e jetës studentore” është një pamflet i shkruar më 1966 nga një grup autorësh (ku spikat Khayati), i cili iu shpërnda dorazi studentëve në fillim të vitit akademik. Në të parashtrohet një kritikë radikale ndaj status quo-së dhe ideologjisë sunduese, veçanërisht në suazat e nënshtrimit të studentëve ndaj kapitalizmit të pasluftës në perëndim.
4,16 GBP 4,63 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.
8,33 GBP 9,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Muza

Diana: Historia e saj e vërtetë, Andrew Morton

E pritur fillimisht me mosbesim dhe përçmim, kjo biografi bestselling, është kthyer tashmë në një letërsi klasike unike, jo thjesht për shkak të përmbajtjes së bujshme, por edhe për arsye të përfshirjes personale të Dianës në procesin e publikimit. 
11,66 GBP 12,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Kohë antishenjë, Maks Velo

Maks Velo është një nga autorët që, si rrallëkush e kuptoi se krijimi letrar e artistik, në rastin e tij letërsia e piktura, pavarësisht se në ç'kushte lindën, janë në radhë të parë art. Si e tillë, dëshmia e tij është e një vlere të dyfishtë.
5,00 GBP 5,55 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Artini

Shqipëria, një kallëzim nga udhëtimi i fundit 1880, Edward Frederick Knight

Në një stivë me traveologë për Shqipërinë dhe shqiptarët, libri i Edward Frederick Knight Albania: A narrative of Recent Travel është një përftesë për një lexim të disafishtë, përjetim kulturor në kohë, por edhe vramendje sot e të gjtihë ditën. I botuar në muajt e parë të vitit 1880, pra disa muaj pas kthimit nga aventura shqiptare, mbresat e përshkrimet...
10,82 GBP 12,03 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Tito dhe shokët, Joze Pirjevec

Roli i Titos në krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe organizimin e rezistencës antifashiste. Përse kishte frikë prej shqiptarëve, raportet e vështira me Enver Hoxhën dhe infiltrimi i agjentëve nga Shqipëria në Kosovë...
20,81 GBP 23,13 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Liri Belishova dhe koha e saj, Bashkim Shehu

 Por, rasti Belishova, është vetëm ilustrimi i një analize të thelluar, shterruese, të kontekstit politik e ideologjik të kohës në Shqipërinë që rrëshqiti shumë shpejt në totalitarizëm. Vepra na vjen si një mozaik i plotë analizash politike, gjeopolitike, përsiatjesh sa filozofike aq edhe letrare e psikanalitike të cilat e kornizojnë, por duke mbajtur në...
6,66 GBP 7,40 GBP
More
Në gjendje