Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Bir, Andrej Nikolaidis
  • Bir, Andrej Nikolaidis

Bir, Andrej Nikolaidis

IDK

"Bir" është romani i urrejtjes dhe i dashurisë, intime e universale. Tekefundit në Ballkan të dyja këto ndjenja kanë jetuar dhe vijojnë të jetojnë në një simbiozë të përkryer. Nga ky këndvështrim romani i Andrej Nikolaidisit shkon e rrok një dimension ballkanik, duke qenë se personazhi i tij mund të ishte edhe shqiptar, serb, boshnjak, maqedon e kështu me radhë.

600 Lekë
540 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Bir
Origjinali: The Son
Gjinia: Roman
Autori: Andrej Nikolaidis
Shqipëroi: Virgjil Muçi
Shtëpia botuese: IDK
Viti: 2014
Fq. 144
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-9928-136-20-6

Mbi librin

"Bir" është romani i urrejtjes dhe i dashurisë, intime e universale. Tekefundit në Ballkan të dyja këto ndjenja kanë jetuar dhe vijojnë të jetojnë në një simbiozë të përkryer. Nga ky këndvështrim romani i Andrej Nikolaidisit shkon e rrok një dimension ballkanik, duke qenë se personazhi i tij, një farë heroi dhe antiheroi njëkohësisht – a nuk i hasim të dyja këto figura në vendet tona ditameditë? - mund të ishte edhe shqiptar, serb, boshnjak, maqedon e kështu me radhë.

Duke ruajtur unitetin e kohës dhe të vendit, ngjarjet zhvillohen brenda njëzetekatër orëve në qytetin e Ulqinit, autori shpalos në sytë e lexuesit një univers të tërë karakteresh. Thënë me fjalët e Jonathan Franzenit, libri i Nikolaidisit është "një prozë që edhe pse nuk ka për ta shpëtuar botën – aq më pak Ballkanin dhe plagët e tij, do të shtonim ne – ka, gjithsesi, një mundësi diskrete që të shpëtojë shpirtrat tanë".

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: IDK

Sheshi i Diamantit, Merce Rodoreda

Historia sa prekëse, aq dhe realiste dhe e fuqishme e Natalisë, një vajze të thjeshtë e naive, që në Barcelonën republikane, e më pas gjatë periudhës së luftës civile spanjolle, përjeton dramën e mjerimit, të humbjes së të shoqit, të vetmisë, derisa më në fund zbulon një dashuri të re, e cila i hap përpara mundësinë e një jete të re...
720 Lekë 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Gjahtari i tigrave, Paullina Simons

Xhuliani, një djalë i ri dhe i pashëm, bën një jetë magjepsëse në Los Anxhelos. Bota e tij përmbyset nga një lidhje dashurie me Jozefinën, një grua e re misterioze, që ia merr mendjen krejtësisht. Por ajo nuk është ashtu siç duket, ajo mbart sekrete që i ndajnë - ndoshta përgjithmonë.
1 440 Lekë 1 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Jo thjesht rastësi, Rebecca Yarros

Në këtë roman bëhen një ngjarjet e aktualitetit, aventurat emocionuese dhe romanca. Duke alternuar narratorët e romanit dhe linjat kohore, Yarros-i eksploron tmerret e luftës dhe pasojat e përvojave traumatike.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Tula, Jurgis Kuncinas

Në thellësi të romanit ndeshim një galeri të pasur personazhesh të jashtëzakonshëm të këtij distrikti të pa përsëritshëm... si profesori i kimisë me problemet e tij ekzibicioniste, pasardhësi lituanez i shekullit të XV që gdhend me obsesion maska druri gjatë gjithë natës, njerëz të pamoralshëm apo me histori komplekse kulturore a spirituale.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Shkollë për budallenjtë, Sasha Sokolov

Per nga zhvillimet lirike dhe filozofike, kaq mendjemprehta dhe befasuese Shkollë për budallenjtë i shprish të gjitha pritshmërite e mundshme të zhanrit të romanit. Këtu nuk gjejmë nje transmetues të besueshëm, por dy rrefyes "te pabesueshëm": të riun që është student në "shkollën për budallenjtë" dhe dytësin e tij.
990 Lekë 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Versioni i Barnit, Mordecai Richler

Versioni i Barnit është portreti brilant i një burri, të cilin Mordecai e krijoi unik e për të mos u harruar mnë kohë të kohërave. Ai është gjithashtu një histori e paharueshme dashurie, një histori mbi familjen dhe shoqërinë si pasuri e njeriut.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Çështja Finkler, Haward Jacobson

Xhulian Treslovi, një profesionist i rëndomtë dhe ish-drejtues emisionesh në BBC dhe Sem Flinkeri, një filozof, shkrimtar dhe personalitet i njohur hebre, janë shokë të vjetër shkolle. Pavarësisht marrëdhënies së acaruar dhe jetëve shumë të ndryshme, kurrë nuk i kanë humbur kontaktet me njëri-tjetrin apo me ish-mësuesin e tyre, Lajbor Sevcikun.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2670

Botuesi: Dituria

I burgosuri i Qiellit, Carlos Ruiz Zafon

Një dimër i mërzitshëm dhe i acartë mbështjell Barcelonën dhe rrugicat e saj të errëta. Qyteti po përpiqet të marrë veten nga vuajtjet e luftës. Vetëm për fëmijët dhe për ata që kanë mësuar të harrojnë, Krishtlindjet ruajnë atmosferën e vet magjike, plot shpresë.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ordesa, Manuel Vilas

Në librin “Ordesa”, Manuel Vilas rrëfen historinë personale me të njëjtin intensitet si në poezitë e tij: e kaluara, venitja e dy familjeve, humbja e njerëzve të dashur, mungesa dhe distanca me njerëzit që do, Spanja në të cilën jeton dhe Spanja kur ai u rrit, kujtimet, ndjesia e çrrënjosjes…
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.
1 800 Lekë 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Askush nuk na vështron, Jose Luis Peixoto

Në një fshat të varfër të Alentezhos, autori vizaton figura njerëzish, të ashpërsuar nga uria dhe puna, nga dashuria, xhelozia dhe dhuna: bariu i heshtur që sheh botën ti shkërmoqet kur djalli i pëshpërit që gruaja e mashtron; gruaja e Jozefit, e vuajtur deri në pamundësi; Gabrieli i vjetër dhe i mençur, i besuar dhe këshilltar; binjakët siamez Elia dhe...
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Kalifja, Alberto Bevilacqua

Romani "Kalifja" është botuar për herë të parë më 1964. "Kalifja" është romani i dytë i Alberto Bevilacqua – s dhe suksesi i tij i parë ndërkombëtar. Figura qendrore e romanit është një vajzë e thjeshtë por shumë e bukur, Kalifja, e cila bëhet e dashura e të fuqishmit të qytetit, industrialistit të madh, Mastro Don Gesualdo.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Magjepsësit, Romain Gary

Narratori, Fosko Zaga, është një i moshuar. Jashtë moshe. Dyqind vjeç, ndoshta. I mbushur me dashuri, ai nuk mund të vdesë para se një njeri tjetër të dashurojë ashtu siç ka dashuruar ai, dhe të marrë stafetën.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Rrugëtimi i Silkës, Heather Morris

Bazuar në historinë e vërtetë të Silka Klainit, libri “Rrugëtimi i Silkës” ka shitur miliona kopje në mbarë botën… Kjo është historia e një gruaje që i mbijeton kampit famëkeq të Aushvicit dhe më pas e degdisin sërish në internim…
1 260 Lekë 1 400 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001567

Botuesi: Poeteka & Ideart

Baladë për Metka Krasovec, Tomaz Salamun

Tomaž Šalamun lindi më 1941 në Zagreb, dhe pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Koper të Sllovenisë. Është diplomuar pranë Universitetit të Lubjanës në fushën e Historisë së Artit, dhe përpara se të niste t'i përkushtohej tërësisht poezisë, ka punuar si lëvrues i artit konceptual.
630 Lekë 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001584

Botuesi: Poeteka & Ideart

Hotel Grand, Renato Baretic

Rrethuar nga prostitutat ukrainase dhe klientët e tyre, në shoqërinë e truprojës personale Martinit, bashkëmoshatares Halja dhe mikut të shkollës Zele, Filipi merr njohuritë e para për seksin dhe tërheqjen seksuale e njëkohësisht me to edhe për lidhjet e errëta midis krimit dhe politikës.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001589

Botuesi: Poeteka & Ideart

E fshehta e luginës së piramidave, Emir Imamovic Pirke

Në jetë, Dino Lostiç i kish provuar të gjitha, ndoshta jo aq sa duhej por të paktën thjeshtë: lëvizte gjithnjë mes shtëpisë, kafenesë së lagjes dhe bastores, vazhdonte të jetonte me të ëmën Senën nga pensioni i saj dhe i vëllait të rënë në luftë, derisa në Visoko nga SHBA-ja, s'kish ardhur arkeologu-amator, kushëriri i parë i tij Amer Trampo.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001590

Botuesi: Poeteka & Ideart

Tigri, Tomislav Marijan Bilosnic

Libri Tigri është nga librat e rrallë jo vetëm të Tomislav Marijan Bilosnić-it. Përballë lexuesit rri një vepër 'monotematike', nga ato që, duke vëzhguar një 'objekt' të vetëm - tigrin, të yshtin drejt gjykimit të gabuar se ngado që ta kthesh e sado të mahnitesh, dikur do të përballesh me monotoninë e këtij sfinksi.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001591

Botuesi: Poeteka & Ideart

Kalda - histori nën lëkurë, Edo Popovic

Kritika e cilëson Edo Popović si një romancier- përfaqësues autentik të 'realitetit të pisët' ku jetojmë, falë stilit të tij të zhdërvjellët, të kursyer, lakonik dhe të ashpër, fjalës së saktë dhe personazheve të besueshëm që krijon.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2215

Botuesi: Onufri

Histori të tmerrshme dashurie, Millorad Paviq

Famën ndërkombëtare ia solli romani "Fjalori Kazar" (1984), i cili u bë bestseller. Librat e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. M. Paviq zotëronte gjuhët kryesore europiane, si dhe disa gjuhë të vjetra. Ka përkthyer Pushkinin dhe Bajronin në serbisht. Ka qënë nominuar disa herë për çmimin "Nobel". Ka vdekur në Beograd më 30 nëntor 2009 nga...
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2677

Botuesi: Onufri

Fjalori Kazar, Millorad Paviq

Ç'kryevepër e mistershme, e çartur deri në harbim, e përçmueshme deri në absurd... Ky trillim artistik mjeshtëror, që e tejkalon vlerën e orgjinalit të paqenë; shkurt një histori e larmishme e shkëlqyer, e thurur prej një rrëfimtari homerik të përkryer.
864 Lekë 960 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2974

Botuesi: Poeteka & Ideart

Gur i zhvendosur, Nikola Madzirov

Përsa i përket cilësisë, poezitë e Madzirovit janë të ngjashme me ato të novelistit Tomas Tranströmer. Ato janë të hapura dhe përçojnë individualitetin e autorit; nuk sjellin pengesë përgjatë përjetimit dhe përqendrimit në to. Nikola Madzirov është në kërkim të ndjesisë së shtëpisë, kërkim ky që nuk i duhen muret.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje