Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Pacienti anglez, Michael Ondaatje
  • Pacienti anglez, Michael Ondaatje
  • Pacienti anglez, Michael Ondaatje

Pacienti anglez, Michael Ondaatje

Botimet Dudaj

Me një bukuri të parrëfyer dhe inteligjencë, romani i Michael Ondaatje, fitues i çmimit prestigjioz Booker's Prize, ndërthur katër jetë të gjymtuara, në një vilë të braktisur italiane, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

1 100 Lekë
990 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Pacienti anglez
Origjinali: The English Patient
Gjinia: Roman
Autori: Michael Ondaatje
Shqipëroi: Ledia Agolli
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2016
Fq. 340
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-176-21-9

Mbi librin

Me një bukuri të parrëfyer dhe inteligjencë, romani i Michael Ondaatje, fitues i çmimit prestigjioz Booker's Prize, ndërthur katër jetë të gjymtuara, në një vilë të braktisur italiane, në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Infermierja Hana, e rraskapitur nga vdekja, kujdeset me ngulm për pacientin e saj të fundit, që ka mundur të mbijetojë. Hajduti Karavaxhio, rreket të rigjejë vetveten tani që duart ia kanë cunguar si mos më keq.

Xhenieri indian, Kipi është në kërkim të minave të fshehura në peisazhin piktoresk, ku gjithçka përveç vetes, përbën një kërcënim. Dhe në qendër të këtij labirinti qëndron pacienti anglez, i paemër dhe i djegur deri në palcë, një burrë që për ata që e rrethojnë përbën njëkohësisht një gjëegjëzë e provokim, kujtimet e të cilit për vuajtjet, shpëtimin dhe tradhtinë e ndriçojnë këtë libër si flakërimat e gjuhëve të flakës.

Komente mbi librin

"Një rrjetë ëndrrash, e rrallë dhe magjepsëse."

Time

"Sensual, misterioz dhe rapsodik, e përcjell lexuesin në një botë tjetër... Me këtë roman Ondaatje bën një analizë të imët të natyrës së identitetit njerëzor."

San Francisco Chronicle

"Ondaatje është një nga romancierët më të mirë të Amerikës së Veriut...Magjia e vilës së tij, do të na përndjekë dhe qëndrojë me ne për një kohë të gjatë, duke na ftuar të rilexojmë pasazhet e këtij libri, thjesht për kënaqësinë e të qenit pjesë e tij."

Wall Street Journal

Detajet e librit
9789928176219
9789928176219
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Përçmimi, Alberto Moravia

Një mbrapshti që nuk e di në do të ndodhë, të shkakton trazirë, sepse mbi të gjitha, shpreson deri në fund që të mos jetë e vërtetë ; por kur e di që kjo mbrapshti është e sigurt, përkundrazi, zhytesh për ca kohë në një qetësi të poshtër.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Armand V, Dag Solstad

I rrëfyer i gjithë në fusnotat e një libri të pashkruar, ky është roman rrënjësisht i pangjashëm i Dag Solstadit, për mënyrën se si ne e përjetojmë kalimin e kohës, sesi ajo copëzohet, lëviz, shpejtohet dhe se si, çaste të caktuara, mund të shenjojnë fatin e një jete.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol. 3

Gjigant, i pandalueshëm, shpesh i pabesueshëm, ky libër nuk mund të gëlltitet i tëri menjëherë... E, megjithatë, pasi lexuesi ka hyrë në botën e tij të ashpër e të çuditshme, ai ka gjasa të rrijë aty, i mbajtur nga rrëfimi dhe rrjedhja elokuente e ideve.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Gjysmëmollë, Matteo Bussola

Çfarë ndodh kur kupton, për herë të parë, që dikush të pëlqen? Viola e kuptoi se po e shihte Markon me tjetër sy një pasdite tetori, ditë e hënë, në oborrin e shkollës, teksa ai luante futboll dhe retë e mëdha të bardha vraponin në qiell; njëra prej tyre i ngjasonte një ariu.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Madhështia e tragjedisë, Quim Monzo

Ky roman delikat, me ndërthurjet elegante të pabesisë, dashurisë, erosit dhe seksualitetit ekstrem, në të gjithë Evropën konsiderohet si një "kryevepër" dhe parodi postmoderne letrare. Struktura e qartë stilistikore ndërthuret ëmbël me intrigën dhe melodramatikën. Është një vepër me kontraste të humane dhe intelektuale, është në kufijtë e një tragjedie...
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Mariana Sirka, Grazia Deledda

Shpirtrat e tyre puqen, por bota e tërë, shoqëria hipokrite dhe borgjeze, i kundërvihet lidhjes së tyre dashurore. Dashuria e dy protagonistëve është e paracaktuar të mbytet në një det ndjenjash të sinqerta dhe mizore, dhe martesa e lakmuar prej Marianës do të jetë një martesë vdekjeje e jo jete.
765 Lekë 850 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dallga e shtatë, Daniel Glattauer

Ju i njihni Emi Rothnerin dhe Leo Leiken? Pra, ju e keni lexuar tashmë "A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?", këtë histori të pazakontë dashurie, ku dy njerëz dashurohen duke shkëmbyer mesazhe e-mailesh, por pa e parë kurrë njëri-tjetrin.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Dita e shtatë, Yu Hua

“Dita e shtatë” – një udhëtim në ferrin e kohëve moderne, ku na udhëheq Yang Fei, heroi kryesor i romanit, që vdes papritmas në moshën dyzetenjëvjeçare.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Armori, John Bengan

Kjo përmbledhje e Bengan është plot me çështje sociale të rëndësishme si varfëria, agresioni, militarizimi, dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Analfabetja, Agota Kristof

Njëmbëdhjetë kapituj për njëmbëdhjetë momente të jetës së saj, nga vajza e vogël që përpin libra në Hungari në shkrimin e romaneve të parë në frëngjisht. Fëmijëria e lumtur, mjerimi i pasluftës, vitet e vetmisë në konvikt, vdekja e Stalinit, gjuha e nënës dhe gjuhët armike që janë gjermanishtja dhe rusishtja, arratisja në Austri dhe mbërritja në Lozanë,...
360 Lekë 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Tulipani i Stambollit, Iskender Pala

Bashkë me tulipanin, realitetet e hidhura përnjëherësh shndërrohen në ëndrra të lumtura, hekuri i ndryshkur në argjende të shndritshme, shikimet e ashpra në buzëqeshje të ëmbla; bashkë me tulipanin, brenda meje jeton një e dashur, për hir të së cilës jeta sakrifikohet. Tulipani është kurorë mbi mua dhe unë jam nevojtar për të.
540 Lekë 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Bretkosa, Mo Yan

Romani përfshin pesë letra që dramaturgu Ke Dou i ka shkruar shkrimtarit japonez Yoshito Sugitani, katër nga të cilat janë në formë tregimi të gjatë dhe një në formë drame. Romani ka në qendër historinë e jetës së një mjekeje fshati Gu Gu (Halla), e cila për pesëdhjetë vjet ushtroi profesionin e gjinekologes së fshatit.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2159

Botuesi: Dituria

Një grua në Paris, Paula McLain

Pa para dhe në kërkim të jetës, të lumturisë e të suksesit Hedli dhe i riu Heminguej nisin menjëherë udhëtimin drejt Europës së vjetër. Nuk vendosen në Romë, por në Paris. Për Ernestin kjo është periudha e harrimit të luftës që ndiente brenda vetes dhe e frekuentimit të salloneve letrare, ku Ezra Paund dhe Gertrud Stejni mund ta ndihmojnë të bëjë para dhe...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Rebeka, Daphne du Maurier

Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje