Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
8,18  9,09 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
17,53  19,48 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,69  12,99 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Nje grua ne Paris, Paula McLain
  • Nje grua ne Paris, Paula McLain

Një grua në Paris, Paula McLain

2159
Dituria

Pa para dhe në kërkim të jetës, të lumturisë e të suksesit Hedli dhe i riu Heminguej nisin menjëherë udhëtimin drejt Europës së vjetër. Nuk vendosen në Romë, por në Paris. Për Ernestin kjo është periudha e harrimit të luftës që ndiente brenda vetes dhe e frekuentimit të salloneve letrare, ku Ezra Paund dhe Gertrud Stejni mund ta ndihmojnë të bëjë para dhe famë.

12,99 
11,69  Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Një grua në Paris
Origjinali: The Paris Wife
Gjinia: Roman
Autori: Paula McLain
Shqipëroi: Erblina Kërçishta
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2012
Fq. 360
Pesha: 0.401 kg
ISBN: 978-9928-103-31-4

Mbi librin

Tetor, 1920. Ndërsa Europa ndien ende plagët e Luftës së Madhe, nëpër rrugët e baret e Amerikës ushton xhazi, muzika e re që ka shpërthyer në getot me ngjyrë. Në Çikago, ku janë dyndur thuajse të gjithë yjet e xhazit të Nju Orleansit, mbërrin nga Oak Parku një djalosh njëzetvjeçar, truphedhur, me sytë gështenjë që i shkëlqejnë, me flokë të zinj korb dhe me një gropëz në faqen e majtë.

Në shtëpinë ku po qëndron, në familjen Smith, djaloshi Ernest Heminguej, i magjeps të pranishmit me rrëfimet rreth Luftës së Madhe, gjatë së cilës u plagos në këmbë teksa ndihmonte të plagosurit në frontin italian. Më shumë nga të gjithë, sytë e shndritshëm të këtij djaloshi magjepsin një mikeshë të Kejt Smithit: njëzetetetëvjeçaren Hedli Riçardson, e cila, pas vdekjes së prindërve, jeton me Fonin, motrën e rreptë dhe familjen e saj në St. Louis, qytetin e përgjumur, vite dritë larg Çikagos së potershme.

Hedli shpesh luan Rahmaninovin në piano dhe ndryshe nga vajzat që frekuentojnë Smithët, nuk pëlqen modelin djaloshar të flokëve, por i mban të mbledhura pas veshit, që e bëjnë t duket si një e mbijetuar e epokës viktoriane. Për të Ernesti përfaqëson gjithçka që tashmë e ka lënë pas: imazhin e vërtetë të gëzimit, të forcës dhe të energjisë rinore. Zemra i rreh fort kur, pasi kthehet në shtëpi, në St. Louis, gjen një letër nga Ernesti, e cilat fillon me: Mendoj gjithmonë për Romën, por si thua sikur të vije me mua... si bashkëshortja ime?

Pa para dhe në kërkim të jetës, të lumturisë e të suksesit Hedli dhe i riu Heminguej nisin menjëherë udhëtimin drejt Europës së vjetër. Nuk vendosen në Romë, por në Paris. Për Ernestin kjo është periudha e harrimit të luftës që ndiente brenda vetes dhe e frekuentimit të salloneve letrare, ku Ezra Paund dhe Gertrud Stejni mund ta ndihmojnë të bëjë para dhe famë.

Por, kur pas një djali mbërrijnë edhe paratë e fama, te shkrimtari i shqetësuar shpërthen dëshira për një jetë të lirë, pa pranga e lidhje familjare, krahas njohjeve të reja e stimuluese si Xhon Dos Pasos, Skot e Zelda Fitzxheraldi.

Një jetë që Ernesti nuk do të vazhojë ta ndajë me Hedlin e ndrojtur, shumë e ndryshme nga Kejti, nga Stela Boueni, nga Kiti Kanelli, nga aktoret e balerinat që i sillen rrotull shkrimtarit të shquar. Aq e ndryshme më në fund edhe nga Paulina Pfajfëri, një grua shik e papërballueshme me atë balluken e errët dhe me harlisjen djaloshare.

Komente mbi librin

"Pas pothuajse një shekulli, ka një arsye pse Brezi i Humbur dhe Parisi i viteve '20 vazhdojnë të na magjepsin. Është një pikëtakim unik i kohës me vendin, i njerëzve me frymëzimin, i romancës me intrigën, i tradhtisë me tragjedinë. "Një grua në Paris" e sjell atë jetë përmes syve të Hedli Riçardson Heminguejit, e cila del nga hija e gruas së parë të Ernestit dhe hyn në mendjen e lexuesit me aq bukuri e shkëlqim, sa ato ditë të jashtëzakonshme në Paris pas Luftës së Parë Botërore."

Mary Chapin Carpenter, këngëtare, kompozitore

"Një grua në Paris" ka një ritëm hipnotizues. Zëri i Hedli Heminguejit, kaq i vërtetë dhe lirik, më bëri të hidhem nga karrigia. Paula McLain është një shkrimtare e radhës së parë, e zonja t'i japë jetë një bote që është e vështirë ta harrojmë. E adhurova këtë roman."

Nancy Horan, autore e "Loving Frank", bestseller i New York Times

"Paula McLain na ka dhënë një portret prekës të një gruaje të shpërfillur nga historia, të një gruaje, hsitoria e trishtueshme dhe e ndërlikuar e së cilës duhej të rrëfehej dhe triumfi i së cilës më vonë, gjatë një martese të lumtur, rrëfehet me saktësi dhe hijeshi."

Boston Globe

Mbi autoren

Paula McLain ka lindur në Fresno, Kaliforni, më 1965. Më 1996, Universiteti i Miçiganit i dha asaj çmimin MFA për poezinë. Përmbledhja e saj poetike "Less of Her" u botua më 1999, më2003 libri me kujtime "Like Family: Growing Up In Other People's Houses" dhe më 2005 vëllimi i dytë poetik dhe romani "A Ticket to Ride". "The Paris Wife" u botua më 2011.

 

Detajet e librit
2159
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Skanderbeg Books

Kur bie nata, Haruki Murakami

Ashtu, nëpër pezullinë e dritës përmbi errësirën, Murakamiia del të zbulojë kudo fosforeshencë, veçmas aureolat rrethnjerëzve, të cilat shkëlqejnë shumë më ndritshëm gjatënatës dhe kur ngatërrohen mes tyre, por që fiken agimevekur zëmë e nisim udhët tona të ndara.
10,52  11,69 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Madhështia e tragjedisë, Quim Monzo

Ky roman delikat, me ndërthurjet elegante të pabesisë, dashurisë, erosit dhe seksualitetit ekstrem, në të gjithë Evropën konsiderohet si një "kryevepër" dhe parodi postmoderne letrare. Struktura e qartë stilistikore ndërthuret ëmbël me intrigën dhe melodramatikën. Është një vepër me kontraste të humane dhe intelektuale, është në kufijtë e një tragjedie...
9,35  10,39 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000182

Botuesi: Ideart

Lekures rrjedh shikimi, Olga Sedakova

Në poezinë e Olga Sedakovës ndjehet ndikimi i filozofisë dhe muzikës bashkëkohore. Shqisa e hollë muzikore e saj dallohet në parimet e rrepta të rimave origjinale e të parregullta, kurse ritmi rezonon me semantikën e përgjithshme të idesë së poezisë.
5,84  6,49 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Vizitorja e pasqyrës 1, Të fejuarit e dimrit, Christelle Dabos

Kjo do të thotë që ajo është e detyruar të largohet nga Arka e saj, “Anima”, drejt një arke shumë më të ftohtë dhe jomikpritëse të quajtur “Poli”, e banuar nga familje që janë gjithmonë në luftë me njëra-tjetrën. Ofelia lë familjen për të ndjekur të fejuarin në kryeqytetin pluskues, në Qytetqiell. Pse kanë zgjedhur pikërisht atë? Edhe pse nuk e di ende,...
16,36  18,18 
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Shtëpia e takimeve, Martin Amis

Libri flet për historinë e pazakontë të dy vëllezërve të cilët bien në dashuri me të njëjtën grua. Një "trekëndësh dashurie" siç e quan autori që në fillim. Dilema është: Kë do të zgjedhë Zoja, një femër e bukur hebreje, vëllain e madh, ish-partizan, i pashëm, i fuqishëm, me emër apo vëllain tjetër Leon, më të vogël në moshë, thatanik, i shëmtuar dhe pa...
9,94  11,04 
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Njeriu që shet gjak, Yu Hua

Megjithëse varfëria dhe tradhtitë e regjimit Mao e kanë shteruar, Xu Sanguan në fund gjen forcë në lidhjet e gjakut me familjen e tij. Me një intensitet të rrallë emocional, përshkrime të gjalla që të mbajnë mbërthyer dhe dhembshuri të qartë, Yu Hua na jep një panoramë të jashtëzakonshme të jetës njerëzore në rrethanat e vështira të ditëve të një njeriu.
14,03  15,58 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Jam pjesë e botës sate, Abby Jimenez

Pas një basti të çmendur, një sandviçi të shijshëm me djathë të pjekur dhe përqafimit me djalin e pashëm, bota e Aleksia Montgomerit kthehet përmbys. Shkaku: Daniel Granti, karpentieri jashtëzakonisht tërheqës, që është dhjetë vjet më i ri se ajo dhe tip shumë sportiv, krejt e kundërta e Aleksias vajzës qytetare të sofistikuar. Dhe kimia mes tyre është e...
16,36  18,18 
More
Në gjendje

Bashkëshortë dhe dashnorë, Beatriz Williams

Një roman historik i mbështjellë si një lexim veror...një çift dashnorësh tërheqës dhe të skicuar me mjeshtëri...dhe përshkrimet e Kajrosit të pasluftës janë njëherësh mbresëlënëse dhe të detajuara. Fundi është një kthesë dramatike e denjë për tenenovelat dhe më zuri në befasi
17,53  19,48 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000714

Botuesi: Kokona

Lamtumirë armë, Ernest Heminguej

Heminguej u rrit në një mjedis mbytës provincial nën autoritetin e një nëne të rreptë, ndërsa vetëvrasja e të atit la gjurmë të pashlyera në zemrën e tij. Universiteti i parë për Heminguejin u bë Lufta e Parë Botërore. Ai shkoi vullnetar si sanitar në Itali, ku u njoh me tmerret e luftës.
8,18  9,09 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000740

Botuesi: Onufri

Plaku dhe deti, Ernest Hemingway

Plaku dhe deti është një tregim për forcën dhe dinjitetin e shpirtit të njeriut. Me simbolikën e tij ai trajton pyetjen e madhe, se deri ku duhet të shkojë njeriu, deri ku duhet të guxojë. Për Heminguejin njeriu, në trevën e dyluftimit të pabarabartë, madje të vetë vdekjes, nuk ka përse të tërhiqet pa e provuar.
8,18  9,09 
More
Në gjendje