Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,66  16,29 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,77  10,86 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Rebeka, Daphne du Maurier
  • Rebeka, Daphne du Maurier

Rebeka, Daphne du Maurier

Pegi

Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të nënvetëdijes sonë.

10,86 
9,77  Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rebeka
Origjinali: Rebecca
Gjinia: Roman
Autori: Daphne du Maurier
Shqipëroi: Amik Kasoruho
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2014
Fq. 468
Pesha: 0.428 kg
ISBN: 978-9928-175-04-5

Mbi librin

"Rebeka" qe një nga librat më të shitur të kohës së tij (1938) dhe nuk ka dalë kurrë nga qarkullimi, gjë që e lejon të cilësohet si "klasik". Historia, e cila përmban elemente të romancës, misterit dhe romanit gotik, sfidon kategorizimin e lehtë: ajo është një rrëfim mbi sekretet dhe tradhtinë, është historia e ekuilibrit të pushtetit midis meshkujve e femrave dhe, natyrisht, siç e ka cilësuar vetë autorja, është një studim mbi xhelozinë, kësaj nepërka që jeton në skutat më të errëta të nënvetëdijes sonë.

"Rebeka" ka parë shumë përshtatje për kinemanë, televizionin, teatrin dhe operën. Përshtatja më e famshme, pa dyshim, është filmi i Alfred Hitchcock – ut i vitit 1940, i vlerësuar me çmimin "Oskar".

Fragment nga libri

Jam e kënaqur që nuk përsëriten ethet e dashurisë së parë. Sepse janë ethe e madje, edhe një barrë, sido që të thonë poetët. Kur njeriu është 21 vjeç, nuk ka si të jetë shumë guximtar. Janë kohë të mbushura me dobësi të vogla, me frikëra të parëndësishme dhe pa arsye, njeriu ndihet i mundur shumë shpejt, mjafton fare pak për ta lënduar dhe njeriu i dorëzohet fjalës më të parë thumbuese.

Sot, e mbështjellë siç jam, nga armori i rehatshëm i pjekurisë që po afrohet, thumbimet e panumërta të vogla të jetës së përditshme më çikin fare përciptas dhe harrohen menjëherë, por atëherë, oh, atëherë një fjalë e thënë ashtu si rastësisht, jetonte gjatë dhe bëhej damkë që përvëlonte; dhe një vështrim i vëngërt të mbetej për tërë jetën.

Komente mbi librin

"Ti (lexues) njeh fundin para se të njohësh fillimin: nuk e kupton fillimin deri pothuajse në fund. Ky është arti i një shkrimtari. Quajeni marifet po deshët, por një marifet i luajtur aq bukur, sa ç'e luan Du Maurier – i, kthehet në art."

The New York Herald Tribune

"Ajo krijoi një nga klasikët e romancës gotike. Është historia e një vajze që martohet me një vejan dhe bëhet zonja e re e një vile ende të banuar nga imazhi i gruas së parë. Duke u munduar të sqarojë misterin, ajo kridhet në një labirint psikologjik."

The New York Times

"Du Maurier – i ishte zonja e pazgjidhshmërisë së paramenduar. Ajo nuk donte ta linte mendjen e lexuesit në prehje. Ajo kërkonte që misteret e saj të vazhdonin. Ajo kërkonte që romanet e saj të na përndiqnin edhe pasi kishin mbaruar. Dhe shumë prej tyre ende e bëjnë këtë."

The Guardian

Mbi autoren

Dama Daphne du Maurier, Ledi Browning DBE, (1907 – 1989) ishte një shkrimtare angleze, e cila u shpall Damë e Perandorisë Britanike në vitin 1969. Ajo filloi të shkruante tregimet e saj të para dhe artikujt në moshën njëzetëvjeçare.

Shumë nga veprat e saj janë përshtatur në film, duke përfshirë këtu romanet "Rebeka" dhe "Jamaica Inn" dhe tregimet "The birds" dhe "Don't look now". Tre të parët u realizuan nga regjisori Alfred Hitchcock, ndërsa i fundit nga Nicolas Roeg.

Detajet e librit
9789928175045
9789928175045
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Zotëria i jetimëve, Adam Johnson

Pak Jun Do është biri i një nëne të zhdukur, një këngëtare e rrëmbyer dhe e dërguar në Penian për të joshur të fuqishmit e kryeqytetit, dhe i një babai të rreptë, drejtor i një jetimoreje. Në moshë të rritur, shquhet për besnikërinë dhe guximin, aq sa e bindi shtetin t'i japë mundësinë të ngjitë me shpejtësi shkallët e karrierës.
12,22  13,58 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

NJë film 3000 metra, Victor Català

Nga një pozicion kulturor i supozuar në mënyrë të përsosur, me një vetëdije të qartë letrare dhe guxim sfidues (dinjiteti i konsumit kulturor popullor), Victor Català na ofron një vepër të matur, që në kohën e saj nuk mund të vlerësohej.
14,66  16,29 
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Kur fryma bëhet ajër, Paul Kalanithi

... megjithatë, diçka të së ardhmes nuk e anashkaloj dot: vajzën tonë, Kedin. Shpresoj të jetoj aq gjatë sa ajo të më kujtojë. Fjalët sigurisht që jetojnë më gjatë sesa unë. Kisha menduar t'i lija asaj letra, po çfarë t'i shkruaj? Nuk mund ta di se si do të jetë ajo në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare.
9,77  10,86 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Leksione amerikane, Italo Calvino

Leksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit.
5,86  6,52 
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Pa u venitur kujtesa, Toshikazu Kawaguchi

Te Pa u venitur kujtesa takojmë: të bijën që u mban mëri prindërve të saj të ndjerë që e lanë jetime; komedianin që vuan për më të dashurën e vet dhe ëndrrat që ndanë bashkë: motrën të cilën e ka përpirë pikëllimi; dhe rioshin që kup- ton se e do miken e tij të fëmijërisë
8,80  9,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Gruaja me kimono të bardhë, Ana Johns

Ajo niset në një udhëtim të gjatë për të zbuluar të vërtetën. Gruaja me kimono të bardhë është një portret prekës i dy grave: njëra e ndarë mes traditës e zemrës dhe tjetra që kërkon një përgjigje për pyetjen se çfarë është në të vërtetë familja.
12,22  13,58 
More
Në gjendje

Botuesi: Pika pa Siperfaqe

Libri i së qeshurës dhe harresës, Milan Kundera

Për biografinë e shkrimtarit, Kundera ka qenë po aq refraktar dhe kategorik, aq sa kërkonte me kontratë që botuesi të shkruante në çdo kopje të librave të tij vetëm fjalinë: “Milan Kundera lindi në Republikën Çeke, dhe prej vitit 1975 jeton në Francë”. Nga vjet, na u desh të shtonim fjalinë e dytë: “Vdiq në vitin 2023”.
11,73  13,03 
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Shitësja, Sayaka Murata

Me suksesin ndërkombëtar, një milion kopjet e shitura në M Japoni dhe renditjen si libri më i mirë i vitit në platformat amerikane, si: Buzz Feed dhe New Yorker, romani Shitësja është historia e paharrueshme e vajzës nga Tokioja, Keiko Furukura
9,77  10,86 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vdekje nga uji, Kenzaburo Oe

Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.
9,77  10,86 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fjala

Tomas Nevinsoni, Javier Marias

Tomas Nevinsoni, i shoqi i Berta Islës, bie sërish pre e joshjes për t’u kthyer në shërbimet sekrete, pasi kishte dalë: i propozohet të shkojë në një qytet në veri-perëndim të Spanjës për të identifikuar një person, i cili dhjetë vjet më parë kishte marrë pjesë në disa atentate të IRA-s dhe ETA-s.
17,59  19,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Skanderbeg Books

Kafsha që jep shpirt, Philip Roth

Gjithçka shkon fjollë deri ditën kur ai njihet në mënyrë intime me një vajzë kubane, me të cilën do të krijojë një lidhje që me kohën do të dalë krejtësisht jashtë përllogaritjeve të tij. Për Kepeshin, kjo do të jetë mundësia e artë për të kuptuar veten, rrjedhën e ngjarjeve që e kanë shënjuar, por edhe për ta shtyrë drejt një analize më të thellë të...
7,82  8,69 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001336

Botuesi: Ideart

Charlotte, Henrik S. G.

Nuk do mundja kurrë të them se Charlotte pati hyrë në jetën time. Kjo gjë nuk mund të bëhej e mundur. Tek unë hyhej lehtësisht, dera e dhomës sime pothuaj nuk kyçej ndonjëherë. Shumë rrallë mund të ndodhte. Çdokush kish hyrë me lehtësinë më të madhe. E gjithë kjo lehtësi nuk do mund të nënkuptonte hyrje në jetën e dikujt.
6,84  7,60 
More
Në gjendje

Referenca: 2906

Botuesi: Pegi

Delikatesa, David Foenkinos

Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet.
7,82  8,69 
More
Ne gjendje

Referenca: K1R2P39

Botuesi: Pegi

Mos harro të më puthësh ose Zebra, Alexandre Jardin

Gaspar Egërshani, i martuar prej 15 vjetësh me Kamilën, gëzon nofkën "Zebra". Rutina ka zëvendësuar tashmë prej kohësh zjarrin e dashurisë së viteve të para; "çiftet vdesin nga heshtja" mendon ai. Zebrës kjo i duket e papranueshme, prandaj ai vendos ta bëjë përsëri për vete Kamilën e tij... por si?
7,82  8,69 
More
Ne gjendje