- Çmim i zbritur
- Ka mbaruar

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.
Titulli: Vdekje nga uji
Origjinali: Death by water
Gjinia: Roman
Autori: Kenzaburo Oe
Shqipëroi: Bledar Kurti
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 504
Pesha: 0.634 kg.
ISBN: 978-99906-145-4
Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.
Choko nuk është i qartë, ndaj nuk mund të zbardhë një detaj të rëndësishëm nga kjo histori, nëse është një ëndërr e fëmijërisë apo e ka dëgjuar me të vërtetë të atin duke diskutuar me disa ushtarë (kjo kishte ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore) për të rrëzuar Perandorin Mikado. Familja hesht e nuk i ofron asnjë të dhënë mbi këtë rast.
Për këtë arsye, ai kthehet në vendlindje në fshat, në kërkim të sëndukut të kuq, të cilin babai e kishte marrë me vete natën kur u mbyt bashkë me të në ujërat e turbullta e të rrëmbyeshme të lumit. Choko beson se brenda asaj kutie gjenden dokumente të rëndësishme që do të ndriçojnë jo vetëm vdekjen e babit "trim" dhe "hero" sipas tij.
Në rrugëtimin e zymtë drejt së vërtetës, zakonisht nuk jemi aq të qartë sa dëshira jonë për të parë veten në të tjerët, dhe të tjerët brenda nesh. Por kur enigma brenda sëndukut të kuq shkon drejt kthjellimit, romani sygjeron një zgjidhje të paimagjinuar nga lexuesi.
"I kredhur brenda thellësive të errëta të trashëgimisë dhe vdekshmërisë, "Vdekje nga uji" është një këqyrje e hollë e rishfaqjes së traumës kombëtare dhe vetjake, dhe na tregon edhe rrugët e ndreqjes së përçarjeve politike, sociale dhe familjare, brenda një shoqërie me probleme të shumta."
Kirkius Review
"Kenzaburo Oe u nderua me Çmimin Nobel në letërsi për krijimin e "një bote imagjinare, ku jeta dhe miti janë të rëndësishme jo vetëm për trashëgiminë por kanë ndikim të madh edhe në jetën e njeriut të sotëm."
The Paris Review
"Kenzaburo Oe konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj dhe më produktivë në Japoni që prej Luftës së Dytë Botërore, dhe njihet si shkrimtari i parë modern në letërsinë japoneze."
The NY Times Book Review
Kenzaburo Oe u lind në Ose – Uchiko më 31 janar 1935. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes ndërsa të mesmen në Matsuyama. Mbaroi studimet e larta në Fakultetin e Filologjisë, dega e Letërsisë Franceze, në Universitetin e Tokios. Filloi të botojë në vitin 1957, duke qenë nën ndikimet e letërsisë franceze dhe amerikane.
U martua në vitin 1960 me vajzën e një regjisori të njohur. Po këtë vit udhëtoi në Kinë ku u takua me Mao Ce Dunin. Një vit më pas në udhëtimin që bëri në Europë, u takua në Paris me Sartrin. Në vitin 1961, botoi novelat "Seventeen" dhe "The death of a Political Youth", frymëzuar nga vrasja politike e shtatëmbëdhjetë vjetarit Yamaguchi Otoya.
Ka tre fëmijë. Djali i madh, Hikari, që u lind me aftësi të kufizuara në vitin 1963, ka qenë personazh dhe lajtmotiv në shumë vepra të tij. Në vitin 1994, fitoi Çmimin Nobel në Letërsi. Po këtë vit iu dha nga perandori "Urdhri i Kulturës së Japonisë", të cilin e refuzoi duke u deklaruar se: "Unë nuk njoh asnjë autoritet, asnjë vlerë, më të lartë se demokracia".
Kenzaburo Oe është mbajtës i nëntë çmimeve dhe urdhrave. Ka botuar pesëdhjetëepesë vepra të cilat janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Është tetëdhjetëenjë vjeç dhe jeton në Tokio.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000058
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: LIRA
Referenca: SKU000058
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU000436
Botuesi: Koha Ditore
Referenca: SKU001196
Botuesi: AIIS - Tirana Times
Referenca: SKU001577
Botuesi: Skanderbeg Books
Referenca: SKU001604
Botuesi: Skanderbeg Books
Referenca: 2659
Botuesi: Skanderbeg Books
Botuesi: LIRA
Botuesi: Skanderbeg Books
Në qendër të romanit "Vdekje nga uji" është romancieri Kogito Choko, që ka vendosur të shkruajë historinë e mbytjes në lumë të babait të tij. Në mendje prej kohësh i vërtitet pyetja pse babai i tij kishte dalë për "shëtitje me varkë" në lumë të rrëmbyeshëm në një natë stuhie.
check_circle
check_circle