- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet.
Titulli: Delikatesa
Origjinali: La dèlicatesse
Gjinia: Roman
Autori: David Foenkinos
Shqipëroi: Edmond Tupja
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2013
Fq. 194
Pesha: 0.24 kg
ISBN: 978-9928-162-36-6
Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet...
U gjend fare pranë fytyrës së Markusit, aq afër sa hunda e saj çiku të tijën. Suedezi nuk merrte më frymë. Ç'kërkonte ajo prej atij? Ai nuk pati kohë ta formulonte këtë pyetje në kokën e tij, sepse ajo nisi ta puthte gjithë afsh. Qe një puthje e gjatë, e ngjeshur, si prej adoleshenteje. Pastaj, aty për aty, ajo u tërhoq:
-Për dosjen 114 do të flasim më vonë, - tha. Ajo e hapi derën dhe e ftoi Markusin të dilte. Gjë që ky e bëri me vështirësi.
Ai ishte Armstrongu në Hënë. Ajo puthje ishte një hap përpara aq i madh për njerëzimin e tij. Tashmë, Natalia, nga ana e saj, e kishte harruar krejtësisht atë që sapo kishte ndodhur. Ajo puthje ishte shprehje e një rrëmuje të papritur në tru: një veprim absurd.
"Foenkinos ia doli mbanë në një mision të pamundur: të të bëjë të buzëqeshësh dhe të reflektosh me një roman sentimental."
Le Figaro
"Foenkinos zbërthen çfarë na shtyn drejt njëri – tjetrit, duke sfiduar logjikën apo arsyen, gjërat e çmendura që mund të bëhen për dashuri dhe rreziqet e analizës së tepërt të fjalëve dhe të veprimeve të tjetrit."
New Zeland Herald
"Foenkinos përdor sasinë e duhur të humorit në këtë histori dashurie joortodokse për të zbutur kthetrat e tragjedisë."
The Washington Post
David Foenkinos është autor i dhjetëra romaneve të përkthyera në tridhjetë gjuhë të botës. Sipas gazetës "Le Figaro", "Delikatesa" e bëri atë një nga pesë autorët më të shitur në Francë në 2011. Ky është romani i tij i parë i sjellë në shqip. Ky roman ka fituar dhjetë çmime letrare, është përkthyer në 30 gjuhë të botës dhe është ekranizuar në filmin me të njëjtin titull, ku në rolin kryesor aktron Audrey Tautou. Romani përshkruhet si një dhuratë delikate për pasionet sekrete... në ditën më të bukur të dashurisë, atë të Shen Valentin – it.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Pegi
Botuesi: Pegi
Botuesi: Pegi
Referenca: SKU001604
Botuesi: Skanderbeg Books
Referenca: 2081
Botuesi: OMBRA GVG
Referenca: 2659
Botuesi: Skanderbeg Books
Referenca: 2927
Botuesi: Infbotues
Natalia dhe Fransuai janë çifti i përkryer dhe janë përsosmërisht të lumtur. Por, kur Fransuai vdes papritur, pas shtatë vjetësh martese të bekuar, vejusha Natali ngre një kala rreth emocioneve te saj, ku askush nuk mund të hyjë më. Derisa kandidati më i paimagjinueshëm shfaqet.
check_circle
check_circle