"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
Lista e librave të autorit ose përkthyesit Amik Kasoruho
Amik Kasoruho ka lindur në 1932 në Tiranë. Është autor i disa librave: “Një ankth gjysmëshekullor” (1997), “Çmimi i një ëndrre” botuar në Itali (2000), “Midis qiellit dhe burgut” dhe romanin autobiografik “Ikje nga trilli i perëndive”. Amik Kasoruho ka përkthyer në shqip vepra nga Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O’Brian, John Selby etj. Është fitues i çmimit special të jurisë në konkursin “Eks & Tra” për shkrimtaret emigrantë në vitin 1999. Në 2000 ka marrë çmimin “Civitas – Arberia 2000 Calabria” për mirëmbajtjen e revistës italo-shqiptare të arbëresheve “Katundi Ynë”. Shkrimtari i njohur jetonte ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.
Amik Kasoruho ka lindur në vitin 1932 në Tiranë, në vitin e tretë të shkollës së mesme arrestohet si kundërshtar i regjimit dhe vuan shtatë vjet në burgun e Burrelit. Babai i tij pushkatohet pa gjyq. I përjashtuar përgjithmonë nga të gjitha shkollat e Shqipërisë, Kasoruho u dëbua për 27 vjet bashkë me familjen në fshatin Gosë të Kavajës.
Revolta e Altasit" është një celebrim i jetës dhe i lumturisë... Individët krijues, qëllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnë gëzimin dhe përmbushjen. Parazitët, që vazhdimisht shmangin qëllimshmërinë dhe arsyen, shkatërrohen me të drejtë.
Ikje nga trilli i perëndive" i shkrimtarit Amik Kasoruho është romani që mban peshën e fatit të një njeriu, të cilin e burgosin në moshën 17 vjeçare, duke i mohuar rininë, i pushkatojnë të atin pas tre vjetësh; nënën e tij kërcure, e ngrenë në mes të natës dhe e internojnë në rrethinat e Lushnjës.
"Nesër e ke pushim, hë?"Ishte zëri i gardianit, natën e ndërrimit të vitit 1949, kur hapi dritarezën dhe më zgjati tasin me çorbë. Nuk e mora vesh ç'desh të thoshte. Pastaj e pyeta: "Pushim? Pse pushim?" dhe ai, duke shprehur njëfarë habie, m'u gjegj: "Si pse? Nesër fillon Viti i Ri! Nuk punon njeri nesër."
Gjigant, i pandalueshëm, shpesh i pabesueshëm, ky libër nuk mund të gëlltitet i tëri menjëherë... E, megjithatë, pasi lexuesi ka hyrë në botën e tij të ashpër e të çuditshme, ai ka gjasa të rrijë aty, i mbajtur nga rrëfimi dhe rrjedhja elokuente e ideve.