Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol.1
  • Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol.1

Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol.1

2673
Pegi

Revolta e Altasit" është një celebrim i jetës dhe i lumturisë... Individët krijues, qëllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnë gëzimin dhe përmbushjen. Parazitët, që vazhdimisht shmangin qëllimshmërinë dhe arsyen, shkatërrohen me të drejtë.

1 000 Lekë
900 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Revolta e Atlasit, vëllimi i parë
Origjinali: Atlas Shrugged
Gjinia: Roman
Autori: Ayn Rand
Shqipëroi: Amik Kasoruho
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2012
Fq. 424
Pesha: 0.48 kg
ISBN: 978-9928-162-15-1

Mbi librin

Nuk ndodh shpesh që zgjedhjet amerikane të ndezin debate mbi një filozof, por që kur Mitt Romney zgjodhi Paul Ryan – in si kandidat për zëvendëspresident, bisedat kanë filluar të rrotullohen rreth ideve të shkrimtares – filozofe Ayn Rand. Thuhet që Ryan është një adhurues i Rand – it dhe, megjithëse është stërmunduar ta largojë veten nga e gjithë filozofia e saj, ai vazhdon të pranojë se romani "Revolta e Atlasit" është një histori e madhërishme.

Ryan nuk është i vetmi që e mendon këtë. Që nga kriza financiare e vitit 2008, romani i Rand – it, i shkruar në 1957, ka shitur më shumë se 1.5 milon kopje. Interesante është se pothuajse të gjitha ato shitje i përkasin SHBA – së. Pse kaq shumë amerikanë duke filluar që nga studentët e deri te politikanët, flasin për romanin e Rand – it? Pse në Evropë librat e saj jane relativisht më të lënë pas dore? Pëgjigja e të dyja pyetjeve është e njëjta: "Revolta e Atlasit" është një himn ndaj shpirtit amerikan.

Shpirti amerikan karakterizohet nga pavarësia, individualizmi, liria politike, liria ekonomike dhe ambiciet prodhuese. Ky është kuptimi i jetës, mrekullisht i përmbajtur në sloganin e Revolucionit Amerikan: "Mos më nëpërkëmb". Ishte i njëjti shpirt që i shtyu shumë amerikanë t'i kundërviheshin zgjerimit të ndërhyrjes dhe fuqisë shtetërore në 2008.

Ata jo vetëm qe e shihnin "qeverinë e madhe" si një kërcënim ndaj ekonomisë, por ajo ishte një përbuzje ndaj gjithë asaj që përfaqëson Amerika. Pas tetë vjetësh me Bushin dhe tetë muajsh me Obamën, ata nuk e duruan më nëpërkëmbjen. Atlasi i flet këtij shpirti. Në një botë, fatkeqësisht të ngjashme me tonën, në një botë ku ekonomia po shkatërrohet, ku qeveria ndërhyn gjithmonë e më shumë dhe ku individët prodhues denoncohen dhe sfiliten për të mirën e individëve parazitë, tregohet historia e burrave dhe grave që vendosin ta ndalojnë nëpërkëmbjen.

Megjithëse Rand – i po i fliste kryesisht amerikanëve, ajo nuk po u fliste vetëm atyre. Ajo mendonte se shpirti i Amerikës është i hapur ndaj çdo individi të gatshëm të mendojë. Sot, teksa shtetet evropiane po ndërhyjnë gjithmonë e më shumë në ekonomi, ai shpirt dhe idetë e "Revoltës së Atlasit" janë të nevojshme më shumë se kurrë.

Komente mbi librin

"Revolta e Altasit" është një celebrim i jetës dhe i lumturisë... Individët krijues, qëllimet e pastra dhe racionaliteti arrijnë gëzimin dhe përmbushjen. Parazitët, që vazhdimisht shmangin qëllimshmërinë dhe arsyen, shkatërrohen me të drejtë."

Alan Greenspan, Kryetar i Fed (1987 – 2006)

"Sa herë që qeveritë ndërhyjnë në treg, lexuesit nxitojnë të blejnë "Revoltën e Altasit". Pse? Arsyeja kuptohet, nga emri i një grupi të krijuar së fundmi në Facebook: "I lexuar lajmet sot? Duket sikur "Revolta e Altasit" po ndodh në jetën e vërtetë."

The Economist, 2009

Fragment nga libri

-Është vëllai yt, - tha me një zë që i përngjiste atij diskut të prishur që përsërit një formulë magjike, të cilën ajo as nuk mund ta vinte në dyshim. – Ka nevojë të gjejë një pozitë në botë. Ka nevojë për një rrogë, në mënyrë që ta ndiejë se paret i jepen ngaqë i takojnë, dhe jo si lëmoshë.

-Pse i takuakan? Ai nuk vlen asnjë qindarkë për mua.
-Kjo është gjëja e parë që të shkon ndër mend? Fitimi yt? Po të kërkoj të ndihmosh vëllanë tënd e ti po mendon si mund të fitosh një qindarkë më shumë dhe nuk pranon ta ndihmosh, nëse ti nuk fiton gjë?... Kështu?

Mbi autoren

Ayn Rand (1905, Shën Pjetërburg – 1982, Nju Jork) ishte një shkrimtare dhe filozofe amerikane. Ajo është shkrimtarja e parë që ka mbrojtur në mënyrë të flaktë një ideologji të bazuar në lirinë individuale, egoizmin racional, etik dhe kapitalizmin ekstrem "laissez – faire". Librat dhe mendimi i saj kanë qenë shumë ndikues në SHBA.

 

Detajet e librit
2673
9789928162151
9789928162151
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Buzuku

Të vdesësh në pranverë, Ralf Rothmann

Është e pamundur të qëndrosh indiferent kur i lexon skenat e përshkruara mrekullisht nga Ralf Rothmann për luftën, jetën, rininë, dashurinë.... Një rrëfim tejet emocional, me një histori të dhimbshme, të cilin do të duhej ta lexonte secili që ka pasur të bëjë me luftën, si viktimë apo si agresor.
540 Lekë 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Shkrime kusare, Pier Paolo Pasolini

Revolucioni i padukshëm konformist, për të cilin Pasolini foli me kaq ngulm dhe dhimbje nga viti 1973 deri më 1975, nuk ishte aspak një fenomen i padukshëm. Kushdo që kujton në mënyrë sado të vagët polemikat gazetareske të kohës mund të habitet duke lexuar këto “Shkrime kusare”.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Z, Vassilis Vassilikos

Z - Orgjia e pushtetit është një roman-dokumentar tronditës për vrasjen e politikanit të shquar grek Grigori Lambraki - personazhi "Z" në vepër. Vrasja nga forca paraushtarake të inkurajuara nga shteti ndodhi më 22 maj 1963, gjatë një mitingu për paqen.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Porta e ngushtë, André Gide

Duke përdorur një shumësi stilesh (rrëfim në vetën e parë, letërkëmbim, ditarit), romani shpalos marrëdhënien e pështjelluar midis Zheromit dhe Alisës që nga adoleshenca e hershme e deri në pjekuri, duke gërmuar në thellësi të temave të dashurisë, mëkatit, virtytit.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001544

Botuesi: OMSCA-1

Të martat me Morin, Mitch Albom

Një histori e vërtetë për domethënien e jetës, e rrëfyer në këto faqe libri, mund të duket e paimagjinueshme, por Mitch Albom-i, shkrimtar bashkëkohës amerikan, e ka realizuar këtë.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Vajza e Tifanisë, Deeanne Gist

Në një kohë kur Amerika zien nga përgatitjet për Panairin Botëror të vitit 1893, i cili organizohet në Çikago, trashëgimtari i perandorisë së bizhuterive, Luis Tifani, përfiton nga rasti për të prezantuar një kishëz me xhama me mozaikë, që bota nuk e ka parë asnjëherë.
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Aleph

Mishi është i butë, Agustina Bazterrica

Mishi është i butë është një roman distopik horror nga shkrimtarja argjentjnase Augustina Bazterrica, i botuar fillimisht më 2017. Romani paraqet një shoqëri në të cilën një virus ka kontaminuar të gjithë mishin e kafshëve. Për shkak të mungesës së mishit të kafshëve, kanibalizmi bëhet i ligjshëm.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2814

Botuesi: Pegi

Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol. 2

Sa herë që qeveritë ndërhyjnë në treg, lexuesit nxitojnë të blejnë "Revoltën e Altasit". Pse? Arsyeja kuptohet, nga emri i një grupi të krijuar së fundmi në Facebook: "I lexuar lajmet sot? Duket sikur "Revolta e Altasit" po ndodh në jetën e vërtetë.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Ne të gjallët, Ayn Rand

Botuar për herë të parë në 1936 – ën, tema e këtij romani klasik është beteja e individit kundër shtetit. Përshkruan ndikimin e Revolucionit Rus mbi tri qenie njerëzore, të cilat kërkojnë të drejtën për të jetuar dhe për të ndjekur lumturinë e tyre.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Revolta e Atlasit, Ayn Rand, vol. 3

Gjigant, i pandalueshëm, shpesh i pabesueshëm, ky libër nuk mund të gëlltitet i tëri menjëherë... E, megjithatë, pasi lexuesi ka hyrë në botën e tij të ashpër e të çuditshme, ai ka gjasa të rrijë aty, i mbajtur nga rrëfimi dhe rrjedhja elokuente e ideve.
1 080 Lekë 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pegi

Burimi i jetës, Ayn Rand

Ky klasik i të gjitha kohërave rrëfen historinë e një arkitekti të ri dhe rebel, betejën e tij kundër standardeve konvencionale dhe lidhjen e dashurisë shpërthyese me një grua të bukur që do ta mundë me çdo kusht. I freskët sot, po aq sa kur u botua për herë të parë, ky roman flet për një hero dhe për ata që përpiqen ta mundin.
1 170 Lekë 1 300 Lekë
More
Ne gjendje