Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
6,56  7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
14,05  15,62 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
9,37  10,41 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Dallga e shtate, Daniel Glattauer
  • Dallga e shtate, Daniel Glattauer

Dallga e shtatë, Daniel Glattauer

Botimet Dudaj

Ju i njihni Emi Rothnerin dhe Leo Leiken? Pra, ju e keni lexuar tashmë "A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?", këtë histori të pazakontë dashurie, ku dy njerëz dashurohen duke shkëmbyer mesazhe e-mailesh, por pa e parë kurrë njëri-tjetrin.

10,41 
9,37  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dallga e shtatë
Origjinali: Alle sieben Wellen
Gjinia: Roman
Autori: Daniel Glattauer
Shqipëroi: Rezarta Reimann
Shtëpia botuese: Fjala Publishing
Viti: 2015
Fq. 257
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-176-09-7

Mbi librin

Ju i njihni Emi Rothnerin dhe Leo Leiken? Pra, ju e keni lexuar tashmë "A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?", këtë histori të pazakontë dashurie, ku dy njerëz dashurohen duke shkëmbyer mesazhe e-mailesh, por pa e parë kurrë njëri-tjetrin.

Për ju historia e Emit dhe Leos ka përfunduar. Ndoshta për ju. Por jo për Emin dhe për Leon! Ju jeni të mendimit se të dashuruarit e meritojnë të paktën një përballje të vetme reale dhe se ky roman e meriton një mundësi të dytë me një tjetër përfundim? Ja ku e keni atë! Ju nuk e keni idenë se për çfarë po flitet? Pra, ju filloni të lexoni "Valën e shtatë" pa ndonjë njohuri mbi erën e veriut? S´ka problem.

Ja çfarë duhet të dini: Leo Leike, pas një viti që ndenji në Boston, kthehet në apartamentin e tij në Vjenë. Aty atë e presin mesazhet e Emi Rothnerit. Të dy e kuptojnë shpejt se ndjenjat ndaj njëri-tjetrit janë ende të gjalla. Ndoshta ata duhet të takohen vërtet një herë të vetme.

Por Leoja është i lidhur ndërkohë me një vajzë tjetër, ndërsa Emi është ende e martuar. Gjithsesi, në romanin e ri të Daniel Glattauer-it mësojmë se, kur gjashtë valët e para e kanë shkumëzuar bregun, pritet vala e shtatë. Dhe ajo gjithmonë të befason me furinë e saj.

Fragment nga libri

"Si duhet të vazhdojë më tej me ne, Leo? - Ashtu si tani.
A duhet të vazhdojë historia jonë? - Patjetër.
Në ç'drejtim? - Askund. Thjesht të vazhdojë. Ti jeton jetën tënde. Unë jetoj jetën time. Dhe ç'mbetet, e jetojmë së bashku."

Koment nga Volker Hage

"Një nga dialogët e dashurisë më magjepsëse dhe të mençur të së tashmes."

Mbi autorin

Daniel Glattauer, shkrimtar dhe gazetar, ka lindur në vitin 1960 në Vjenë. Ja disa nga librat e shkruar prej tij: "Numërimi i milingonave" (2001); "Sepse" (2003); "Zogjtë ulërijnë" (2004); "Qeni i Krishtlindjes" (botim i ri, 2004).

Romani "A të kam folur ndonjëherë për erën e veriut?" (2006) arriti të bëhej bestseller dhe është përkthyer tashmë në shumë gjuhë të huaja. Ai ka korrur sukses edhe në formë të përpunuar për teatër, si dhe i digjitalizuar.

Detajet e librit
9789928176097
9789928176097
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
1 produkt tjetër në të njëjtën kategori:
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K1R2P40

Botuesi: UEGEN

Faji në yjet tanë, John Green

Hezëlli është gjashtëmbëdhjetë vjeç, por mbi supe i rëndon një mrekulli e përnjimendtë: falë një mjekimi eksperimental, sëmundja që i diagnostikuan vite më parë po bën prapakthehu. Por mësoi gjithashtu që mrekullitë paguhen herët a vonë: ndërkohë që ajo lëngonte dhe dergjej shtretërve të pavijonëve, bota rendte me shpejtësi, duke e lënë mbrapa, të vetmuar.
9,37  10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Nëse do të qëndroj, Gayle Forman

Ka nga ata që besojnë në jetën pas vdekjes, dikush mund të ndjejë praninë e shpirtrave ose të engjëllit të tij mbrojtës, ka nga ata që besojnë te mrekullitë e përtej jetës... Mia, shtatëmbëdhjetë vjeçe, vazhdon të ndjejë jetën e saj, arrin të shohë dhe të prekë me mendje njerëzit dhe botën reale, e shtrirë në koma brenda shtratit të spitalit.
9,37  10,41 
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Djali që përvidhej nga dritarja dhe më hynte në shtrat, Kirsty Moseley

Amber Uokeri dhe vëllai i saj pak më i madh në moshë, Xhejku, kanë një baba të dhunshëm. Një natë Liami, shoku i ngushtë i Xhejkut, i cili banon përballë tyre, e sheh Amberin duke qarë në dhomën e vet dhe hyn nga dritarja për ta qetësuar. Pas asaj nate, raporti midis Amberit dhe Liamit ndryshon.
9,37  10,41 
More
Ka mbaruar