- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Në jetë, Dino Lostiç i kish provuar të gjitha, ndoshta jo aq sa duhej por të paktën thjeshtë: lëvizte gjithnjë mes shtëpisë, kafenesë së lagjes dhe bastores, vazhdonte të jetonte me të ëmën Senën nga pensioni i saj dhe i vëllait të rënë në luftë, derisa në Visoko nga SHBA-ja, s'kish ardhur arkeologu-amator, kushëriri i parë i tij Amer Trampo.
Titulli: E fshehta e luginës së piramidave
Origjinali: Tajna Doline Piramida
Gjinia: Roman
Autori: Emir Imamovic Pirke
Shqipëroi: Ben Andoni
Shtëpia botuese: Poteka & Ideart
Viti: 2010
fq. 304
Pesha: 0.35 kg
ISBN: 978-99956-29-68-7
Në jetë, Dino Lostiç i kish provuar të gjitha, ndoshta jo aq sa duhej por të paktën thjeshtë: lëvizte gjithnjë mes shtëpisë, kafenesë së lagjes dhe bastores, vazhdonte të jetonte me të ëmën Senën nga pensioni i saj dhe i vëllait të rënë në luftë, derisa në Visoko nga SHBA-ja, s'kish ardhur arkeologu-amator, kushëriri i parë i tij Amer Trampo. Ai mbi kodrën e Visoçicës apo më mirë të themi poshtë saj, zbuloi as më shumë dhe as më pak por vetë piramidat. Dhe këto ishin boshnjake, etj., parailire, etj., mbetje të kulturës së Atlantidës, etj, kush e di se çfarë, sepse askush veç tij nuk i kish pikasur deri më atëherë, dhe jo makar të treja bashkë, që sipas tij, do të zbuloheshin më vonë. Vetëm se banorët besonin shumë tek ai.
Qyteza Visoko befas u gjallërua, të gjithë njerëzit u shokuan dhe shumë nga agjensitë kanë shpërndarë lajmin për "zbulimin e Luginës së Piramidave boshnjake". Në hijen e piramidës ka ndryshuar në mënyrë dramatike jeta e banorëve të Visokos; dëshpërimi i gjendjes së pasluftës është zëvendësuar me shpresën, e ngjashme me ngazëllimin e atyre minatorëve që erdhën të gërmonin në mënyrë vullnetare në fundjavë, ekskursione nga e gjithë Bosnja mbërrinin në këtë kodër që fshinte piramidën, madje edhe picat në qytet filluan të shpërndahen në formën e piramidës...
Edhe pse është një temë për një roman epik, Emir Imamoviç Pirke e vendosi subjektin ta luajë në panoramën e studimit klasik të familjes dhe shndërrimin e marrëdhënieve socialiste drejt ëndrrave të reja ato piramidale. Duhet të theksohet se redaktori i librit e ka paralajmëruar vazhdimisht autorin se kishte shkuar shumë larg me përshkrimet e pakuptimta, por autori i hodhi poshtë me lehtësi të gjitha kundërshtimet, duke i dhënë gjykimit të redaktorit fakte: intervista, reportazhe, botime. Gjurmimi për Piramidat e Bosnjës vazhdon ende sot e kësaj dite.
Emir Imamoviç Pirke (Tuzla, 1973) ndjehet si shtetasi i një vendi të nënshtruar apo si thotë një nga përkufizimet e Bosnje-Hercegovinës, fillon aty ku mbaron logjika. Llogaritë e jetesës së tij i paguan me shkrimet në gazeta, prozë, tekste dramash, skenarë në TV dhe dikur ishte edhe kryeredaktor i revistës sarajevase "Dani". Kur të arrijë të ketë fituar ndonjëherë shumë para –atëherë do të ketë kaluar menjëherë në pension.
Ai është i martuar, baba i një fëmije, tepër i dhënë pas Ligës së Kampionëve dhe e kontrollon rregullisht e-mailin e tij. Jeton në Sarajevë. Ai ka nxjerrë më parë dhe një roman tjetër "Jel neko vidio djevojčice, kurve, rate zločince" (2005)- (A i ka parë dikush vashëzat, kurvat, kriminelët e luftës).
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)
Botuesi: Botimet Dudaj
Referenca: SKU001315
Botuesi: Tirana Times
Botuesi: OMBRA GVG
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Morava
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU000600
Botuesi: Skanderbeg Books
Botuesi: Buzuku
Botuesi: Dituria
Referenca: SKU000833
Botuesi: OMSCA-1
Botuesi: Fjala
Botuesi: Toena
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Toena
Botuesi: OMBRA GVG
Referenca: SKU001584
Botuesi: Poeteka & Ideart
Referenca: SKU001590
Botuesi: Poeteka & Ideart
Referenca: SKU001591
Botuesi: Poeteka & Ideart
Në jetë, Dino Lostiç i kish provuar të gjitha, ndoshta jo aq sa duhej por të paktën thjeshtë: lëvizte gjithnjë mes shtëpisë, kafenesë së lagjes dhe bastores, vazhdonte të jetonte me të ëmën Senën nga pensioni i saj dhe i vëllait të rënë në luftë, derisa në Visoko nga SHBA-ja, s'kish ardhur arkeologu-amator, kushëriri i parë i tij Amer Trampo.
check_circle
check_circle