• Banner

Rrugetim drejt vetvetes, Irvin D. Yalom
  • Rrugetim drejt vetvetes, Irvin D. Yalom

Rrugëtim drejt vetvetes, Irvin D. Yalom

Një nga psikoterapistët më me ndikim të kohës sonë, Irvin Yalom – i e ka kaluar jetën e tij si në një udhëtim me mision eksplorimin e jetëve të të tjerëve. Tani, ai e kthen vështrimin e tij terapeutik drejt vetes në këto kujtime prekëse.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rrugëtim drejt vetvetes, kujtimet e një psikiatri
Origjinali: Becoming myself, a psychiastrist's memoir
Gjinia: Kujtime
Autori: Irvin D. Yalom
Shqipëroi: Griselda Zaimi
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2017
Fq. 384
Pesha: 0.429 kg.
ISBN: 978-9928-208-45-3

Mbi librin

Një nga psikoterapistët më me ndikim të kohës sonë, Irvin Yalom – i e ka kaluar jetën e tij si në një udhëtim me mision eksplorimin e jetëve të të tjerëve. Tani, ai e kthen vështrimin e tij terapeutik drejt vetes në këto kujtime prekëse:

"Kujtimet e pacientëve gjithnjë e më shumë ngjallin kujtimet e mia, puna ime mbi të ardhmen e tyre vikat dhe shkund të shkuarën time, dhe unë e gjej veten duke përsiatur sërishmi historinë time. Kujtimet e mia të fëmijërisë së hershme kanë qenë gjithnjë të copëzuara, ndoshta, siç kam besuar gjithnjë, për shkak të brengave të mia të hershme dhe fëlliqësirës ku jetonim. Tani që jam mbi 80 vjeç, imazhet e fëmijërisë sime i trazojnë gjithnjë e më shumë mendimet e mia..."

Ky shkrimtar i talentuar dhe i thellë shkruan për jetën e tij, që nis në një lagje modeste dhe të pasigurt të Uashingtonit me prindër imigrantë, me andralla dhe vështirësi, për të vazhduar drejt universitetit dhe jetës së tij si terapist.

Ai flet për faktorët që kanë ndikuar në mendimin e tij dhe në përvojat prekëse në terapi. Kujtimet përfshijnë vetanalizën dhe gërshetohen me historinë e pacientëve, të cilët kanë luajtur një rol kaq të madh në jetën e tij.

Yalom – i reflekton mbi procesin e rritjes dhe të plakjes, si edhe mbi rolin që vdekja ka luajtur në jetën e pacientëve dhe jetën e tij.

Fragment nga libri

Atë natë që pashë me sytë e mi babanë në fill të vdekjes, ndjeva, si kurrë më parë, dufin shpërthyes të nënës sime, dhe mora një vendim vetëmbrojtës për t'ia mbyllur derën. Duhet të ikja nga kjo familje.

Përgjatë dy viteve në vazhdim, thuajse nuk fola fare me të: jetonim si të huaj nën të njëjtën çati. Dhe, më shumë nga të gjitha, më kujtohet lehtësimi im i thellë e i madh kur pashë doktor Mançesterin tek hynte në shtëpinë tonë.

Askush nuk më kishte dhënë më parë një dhuratë kaq të madhe. Qysh atëherë, vendosa të isha si ai. Do të bëhesha doktor dhe do të përçoja te të tjerët përdëllesën që më kish dhënë ai.

Komente mbi librin

"Admiruesit e këtij autori që shkruan rrjedhshëm dhe përsiat, do ta mirëpresin këtë kronikë të thellë të historisë dhe pasioneve të tij, si dhe çelësin që ai ofron për një jetë të frytshme."

Kirkus Reviews

"Në fund të "Rrugëtim drejt vetvetes", Irvin Yalom – i thotë se është "rishtar në plakje". "Oh, të lutem! – ti je po aq i zoti sa ç'ke qenë në çdo gjë tjetër". Kjo është një biografi e çiltër dhe e thellë nga njëri prej ekspertëve më të rëndësishëm dhe më të zot të shpirtit njerëzor."

Daniel Menaker

"Irvin Yalom është psikiatri që mendon si filozof dhe që shkruan si një romancier i mrekullueshëm. "Rrugëtim drejt vetvetes" nuk rrëfen thjesht historinë magjepsëse të një njeriu të jashtëzakonshëm, ai na ndriçon për të kuptuar mënyrën se si duhet jetuar jeta."

Rebecca Newberger Goldstein

Detajet e librit
Morava
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001210

Botuesi: Morava

Kur qau Nicja, Irvin D. Yalom

Në Vjenën e shekullit XIX, një dramë dashurie, fati dhe vullneti do të luhej në mendjen e bërthamës intelektuale që përcaktoi epokën. Zhozef Brojeri, themeluesi i psikanalizës, është në kulmin e karrierës së tij.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2127

Botuesi: Morava

Kura e Shopenhauerit, Irvin D. Yalom

"Kura e Shopenhauerit" është një libër unik, i shkruar mirë, që gërsheton filozofinë dhe trillin në një mënyrë mahnitëse. Është nga ata libra që të ndryshojnë mënyrën e të menduarit.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Problemi Spinoza, Irvin D. Yalom

Amsterdam, 1656. Bento, në hebraisht Baruk, Spinoza është njëzet e tre vjeç dhe fort i përkorë e sqimatar në pamje: tipare të hijshme, lëkurë pa pikë ceni, sy të mëdhenj, të errët e të thellë. Dhe, pas atyre syve, një mendje që nuk stepet të bluajë mendime ekscentrike mbi besimin, që ushqen ide kaq të përçartura për botën, sa ngjall dyshimin për herezi.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Krijesat e një dite, Irvin D. Yalom

Një burrë i ri që përpiqet të largojë tmerrin nga vdekja përmes vitalitetit seksual; një i moshuar që lufton me kufizimet e plakjes dhe kapet pas spontanitetit rinor, që ofron horizonte të pakufizuara; një paciente që është duke vdekur kërkon të gjejë kuptimin e jetës.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Xhelati i dashurisë, Irvin D. Yalom

Në këtë libër, rrëfehen historitë e dhjetë pacientëve që iu drejtuan terapisë, gjatë së cilës u përleshën me dhimbjen e ekzistencës. Kjo nuk ishte arsyeja për të cilën ata iu drejtuan për ndihmë psikoterapisë; përkundrazi, që të dhjetë ata ishin duke vuajtur nga probleme të zakonshme të jetës së përditshme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dritan Tirana

I zgjedhuri, Chaim Potok

Në pranverën e vitit 1944, pesëmbëdhjetëvjeçarët Ruven Malter dhe Deni Sonders kishin jetuar vetëm pesë blloqe larg njëri – tjetrit. Por ata nuk ishin takuar kurrë deri në ditën e një ndeshjeje bejsbolli, ku një aksident bëhet shkak i një miqësie të pagjasë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001328

Botuesi: Toena

Njëmbëdhjetë minuta, Paulo Coelho

Si pasojë e një takimi rastësor në Rio, ajo gjendet në Gjenevë, me ëndrrën e famës dhe fatit, por që përfundon rrugëve si prostitutë. Në Gjenevë Maria largohet edhe më shumë nga dashuria, ndërkohë që ndihet e magjepsur me seksin.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Kaini, Jose Saramago

Duke përmbysur vlerësimin tradicional, Saramagoja na e jep Kainin si një qenie njerëzore as më i mirë dhe as më i keq se të tjerët. Përkundrazi, Zoti është një Zot i lig, i padrejtë dhe smirëzi, që nuk e di çfarë do dhe, mbi të gjitha, nuk i do njerëzit. Është një Zot që nuk pranon, vetëm nga trilli dhe mospërfillja, mblatën e Kainit, duke shkaktuar...

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Amerikë '62, de profundis, Panos Ioannides

Libri "Amerikë '62" bazohet në shënimet që shkrimtari Panos Ioannides ka mbajtur diku mes tetorit të vitit 1962 dhe majit 1963 gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Në vitin 2003, kur autori po shkruante një roman autobiografik, përdori shënimet e mbajtura dyzet vite më parë, të cilat nuk e kishin humbur emocionin dhe rëndësinë e tyre.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Gdhende shenjën, Veronica Roth

Sira Noaveku dhe Akos Keresethi janë rritur në dy vende armiq me njëri-tjetrin, të përfshirë në një konflikt të gjatë për sundim në planetin e tyre të ndarë. Kur Akosi dhe vëllai i tij u rrëmbyen nga familja sundimtare Noavek, Akosi u detyrua t’i shërbente Sirës, motrës së një diktatori, që sundonte me dhunë dhe frikë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000485

Botuesi: OMSCA-1

Çoçarja, Alberto Moravia

...Titulli do të mbetet "Çoçarja", megjithëse titulli më i saktë do të ishte "Përdhunimi." Madje edhe më tej, në mënyrë klasike, "Përdhunimi i Italisë", si për të nënvijëzuar jo vetëm përdhunimin e një vajze, por përdhunimin e një vendi të tërë të shkaktuar nga lufta. Më duket se është një roman i mirë dhe do të ketë sukses...

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Një vit jetë si danezet, Helen Russell

Një gërshetim i bukur mes humorit anglez dhe pragmatizmit danez! Pasi i jepet mundësia për të jetuar në rajonin e Jutlandit, gazetarja dhe anglezja tipike Helen Russell zbulon një statistikë befasuese: vendi më i lumtur në botë nuk është "Disneyland"-i, por Danimarka, një vend që shpesh është cilësuar si toka e dimrave të gjatë dhe të errët, harengave,...

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

451 Farenhajt, Ray Bradbury

451 farenhajt është tashmë një klasik i letërsisë botërore ku ngjarja zhvillohet në një të ardhme distopike. Sot, mesazhi që përçon kjo vepër ka fituar rëndësi më shumë se kurrë më parë.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vejan, Jean-Louis Fournier

E gjeta kapelen e vogël si ato të viteve '20 që t'i vije kur dilnim të shëtisnim me kabrioletin tonë të vjetër. Ajo është e bardhë si kabrioleti. Njerëzit na shikonim tek kalonim dhe buzëqeshnin, ne u kujtonim kohën e shkuar, ndonjë moment nga rinia e tyre, ata kishin përshtypjen sikur shfletonin një numër të vjetër të revistës "L'Illustration" që bënte...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Makthet e një nate vere, Hakan Bicakci

Nuk mund ta kuptoja se si kisha humbur pas një ecjeje aq të shkurtër dhe të drejtë. Po endesha rreth e qark me manovrime të pavetëdijshme, hapa të shqetësuar dhe vështrime të hutuara rreth rrugëve anësore të ftohta dhe të zymta që i ngjasonin njëra – tjetrës.

Çmimi 400 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)