Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,79  8,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
16,68  18,54 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,12  12,36 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Mjeshtri, Colm Toibin
  • Mjeshtri, Colm Toibin

Mjeshtri, Colm Toibin

2189
Dituria

Romani "Mjeshtri" është një pasqyrë e jetës së shkrimtarit Henri Xhejms në vitet e fundit të shekullit XIX. Libri përbëhet nga njëmbëdhjetë kapituj, në të cilët zhvillohen ngjarjet prej janarit të 1895 deri në tetor të 1899, duke e ndjekur shkrimtarin nga dështimi i tij në përpjekje për të pasur sukses në teatrin e Londrës.

9,89 
8,90  Ruaj 10%
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mjeshtri
Origjinali: The Master
Gjinia: Roman
Autori: Colm Toìbìn
Shqipëroi:Ilira Shurbani
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2010
Fq. 372
Pesha: 0.47 kg
ISBN: 978-99943-46-89-9

Mbi librin

Romani "Mjeshtri" është një pasqyrë e jetës së shkrimtarit Henri Xhejms në vitet e fundit të shekullit XIX. Libri përbëhet nga njëmbëdhjetë kapituj, në të cilët zhvillohen ngjarjet prej janarit të 1895 deri në tetor të 1899, duke e ndjekur shkrimtarin nga dështimi i tij në përpjekje për të pasur sukses në teatrin e Londrës, me dramën "Guy Domville", e deri në izolimin e tij në qytetin e Rait, ku për vite me radhë ai krijoi kryevepra me vlera të pabesueshme.

Romani nis me përshkrimin e Henri Xhejmsit si një figurë publike, që papritur ndihet i turpëruar, jo vetëm nga mënyra se si publiku reagon ndaj veprave të tij, por edhe në një mënyrë më personale, pasi asnjë nga parashikimet e bëra për të ardhmen nuk po ecte si duhet.

Henri vendos të largohet nga jeta publike duke blerë një shtëpi në Rai, ku jetoi i vetmuar e i përndjekur nga kujtimet e jetës. Portreti i Henri Xhejmsit është portreti i një njeriu që përpiqet të përballojë sfidat e jetës, duke u përpjekur të zbulojë gjithçka, qoftë edhe skutat më të errëta brenda vetes. Kishte ëndërruar shpesh për një vend të tillë të mbrojtur, ku do të jetonte e do të shkruante i qetë.

Ai ishte rreth të pesëdhjetave kur vendosi ta shmangte shoqërinë e motrës së tij të sëmurë, të cilën e adhuronte, kur zgjodhi të qëndronte larg familjes dhe vendit të tij, kur ftohu marrëdhënien me mikun e tij të ngushtë shkrimtar, duke mbetur një beqar me tërheqje seksuale të pavendosur e duke jetuar në një shtëpi në jug të Anglisë me nëpunësit dhe vizitorin e përditshëm, stenografin, të cilit i diktonte veprat e tij.

Komente mbi librin

"Një libër i guximshëm, i thellë, i shkruar mrekullisht bukur."

Guardian

"Mjeshtri është një libër i jashtëzakonshëm dhe magjepsës... Toìbìn shpalos, në një mënyrë mjeshtërore, mençurinë dhe aftësinë metaforike, psikologjinë e hollë dhe ligjërimin e një mendjeprehtësie të shkëlqyer, me të cilat një romancier i madhe rroku ngjyrimet e ndërgjegjies dhe hipokrizitë e shoqërisë."

Sunday Times

"Një nga romanet më të rëndësishëm të vitit. Mjeshtri na dhuron një intimitet të mirëfilltë me një prej atyre njerëzve që mund të ketë qenë Henri Xhejmsi."

London Review of Books

"Është e vështirë të përfytyrosh një admirues të Henri Xhejmsit, që të mos jetë mbërthyer nga ky roman: një vepër përkushtimi letar nga një shkrimtar, i cili është vetë një mjeshtër i prozës madhështore dhe i ngjyrimit psikologjik."

Sunday Telegraph

Mbi autorin

Colm Toìbìn (Irlandë, 1955) ka studiuar në University College në Dublin. Gjatë viteve 1975 – 1978 shkroi dy romane: "Jugu" dhe "Homazh Barcelonës". Kur u kthye në Irlandë punoi si gazetar për "In Dublin", "Hibernia" dhe "The Sunday Tribune". Shkrimet publicistike i përmblodhi në "Sprova të gjithanshme" (1990), "Gjaku i keq: një shëtitje përgjatë kufirit irlandez" (1987) dhe "Shenja të kryqit: udhëtime në Europën katolike" (1994). Romane te tjera: "Shqopa flakëruese" (1992), "Historia e natës" (1996), "Fari lundures i Bllekuotërit" (1999), "Mjeshtri" (2004), "Bruklin" (2009). Tregimet janë përmbldhur në: "Nënat dhe fëmijët" (2006) dhe "Familja boshe" (2010).

 

Detajet e librit
2189
9789994346899
9789994346899
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Në kërkim të Xhulias, Catherine Dunne

Xhulia Sejmur zhduket krejt papritur një ditë më se të zakonshme tetori dhe i dashuri i saj, Uilliam Harris, e gjen veten në një situatë që nuk e kishte menduar kurrë. Tre vitet e kaluara me Xhulian kishin qenë më të lumturat e jetës së tij.
11,12  12,36 
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Salla e ujqërve, Hilary Mantel

Anglia e fillimit të vitit 1520 është një hap larg nga katastrofa. Nëse ndodh që mbreti vdes pa një trashëgimtar mashkull, vendi mund të shkatërrohet nga lufta civile. Henri VIII përpiqet të anulojë martesën e tij njëzetvjeçare dhe të martohet me Ana Bolenën, por Papa dhe pjesa më e madhe e mbretërve të Europës i kundërvihen.
20,02  22,25 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001331

Botuesi: Toena

Alkimisti, Paulo Coelho

Një fabul magjike që tregon se si mund ta dëgjosh zemrën tënde dhe të ndjekësh ëndrrat. Kjo është historia e Santiagos, një bari andaluzian i cili ka ëndërr të udhëtojë nëpër botë në kërkim të thesarit të botës. Nis udhëtimin nga shtëpia e tij në Spanjë, në Egjiptit ndeshet me një plak të çmendur ëndrrën e të cili
13,35  14,83 
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Shtëpia Holandeze, Ann Patchett

Shtëpia holandeze” është e vetmja pikë e orientimit dhe e nostalgjisë që i mban të lidhur me prejardhjen por edhe që i motivon ata në investimet e jetës. Ndërkohë, ashtu siç kishte ndodhur edhe me Sirëllin, si pa kuptuar kjo shtëpi i mban të lidhur në grackën e së shkuarës, duke mos i lejuar që ta hedhin atë pas krahëve... 
15,57  17,30 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Moderato cantabile, Marguerite Duras

"Moderato cantabile" është një nga librat e parë që i sollën famë Marguerite Duras – it. Libri u bë shumë popullor, duke shitur mbi gjysmë milioni kopje në Francë. "Moderato cantabile" konsiderohet shpeshherë si pjesë e rrymës "Nouveau Roman" (romani i ri).
5,56  6,18 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Morava

Dhoma, Emma Donoghue

Një roman i veçantë që flet për Xhekun, një djalë pesëvjeçar, bota e të cilit kufizohet në një zgëq tre metra katrorë. Dhoma është vendi ku ai ka lindur dhe është rritur; aty jeton së bashku me Manë.
11,12  12,36 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Kënga e Penelopës, Margaret Atwood

 E mbetur vetëm për njëzet vjet, qysh kur Odisea u nis në luftën e Trojës, pas Trëmbimit te Helenës, Penelopa, edhe perballë thashethemeve skandaloze, arrin të ruajë mbretërinë e Itakës, të rrisë të birin rebel e të mbajë nën fre më shumë se njeqind mëtues. Kur Odisea, më së fundi, kthehet në shtëpi, pas shumë e shumë peripecish, vet gjithë mëtuesit, si...
8,90  9,89 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Dhjetë mijë gjërat, Maria Dermoût

Për hir të temave universale dhe prozës së mrekullueshme, Dhjetë mijë gjërat është përkthyer në trembëdhjetë gjuhë dhe është vlerësuar si bestseller në shumë vende. E botuar për herë të parë në vitin 1955, kjo autobiografi e lirshme e autores holandeze Maria Dermoût vjen tani e përkthyer edhe në shqip nga Ilir Baçi.
11,12  12,36 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2109

Botuesi: Onufri

Tolstoi dhe gruaja e tij, Tihon Polner

Te libri që po ju ofroj, përpiqem t'i afrohem Tolstoit jo si një shenjtori. Për mua ai është një njeri (vërtet gjenial), për të cilin asgjë njerëzore nuk është e huaj. Kundërshtimin e ideve të tij ia kam lënë atij vetë. Alternimi i fazave të zhvillimit shpirtëror të Tolstoit gërshetohet (si për të gjithë njerëzit) me rrethanat e jetës së tij intime.
10,01  11,12 
More
Ne gjendje

Referenca: 2190

Botuesi: Dituria

Fari lundrues i Bllekuotërit, Colm Toibin

Në fillim të vitit 1990, tri gra: Dora Devëro, e bija e saj Lili dhe mbesa e saj Helena, takohen pas vitesh me mosmarrëveshje dhe arrijnë një armëpushim të pasigurtë. Vëllai i adhuruar i Helenës, Dikleni, po vdes. Dy shokë bashkohen me të dhe me gratë në një shtëpi të shkatërruar, të vjetër, pranë detit.
7,23  8,03 
More
Ne gjendje

Referenca: 2191

Botuesi: Dituria

Gratë, T. C. Boyle

A është e lehtë të jetosh me një gjeni? Këtë do t'jua tregojë romani i ri i mrekullueshëm i T. C. Boyle, i cili përvijon një karakter të gjallë e plot ngjyra: arkitektin e famshëm Frank Lloyd Wright. Rrëfimi i vërtetë dhe trillimi janë ndërthurur me mjeshtëri për të treguar jetën e një njeriu si Wright – i.
11,12  12,36 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2453

Botuesi: Onufri

Ditet e fundit te Lev Tolstoit, Vladimir Certkov

Frymëmarrja e rëndë, që vazhdonte prej disa orësh, u këmbye befas me një frymëmarrje të dobët. Pas disa çastesh, edhe ajo u këput. Interval i një qetësie të thellë. Kurrfarë sforcimi, kurrfarë përpjekjeje. Mandej fryma e fundit, e mezidëgjueshme, e thellë – e thellë, e zgjatur...
5,56  6,18 
More
Ne gjendje