• Banner

Ditet e fundit te Lev Tolstoit, Vladimir Certkov

Frymëmarrja e rëndë, që vazhdonte prej disa orësh, u këmbye befas me një frymëmarrje të dobët. Pas disa çastesh, edhe ajo u këput. Interval i një qetësie të thellë. Kurrfarë sforcimi, kurrfarë përpjekjeje. Mandej fryma e fundit, e mezidëgjueshme, e thellë – e thellë, e zgjatur...

500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ditët e fundit të Lev Tolstoit
Gjinia: Kujtime
Autori: Vladimir Certkov
Shqipëroi: Agron Tufa
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2006
Fq. 68
Pesha: 0.16 kg
ISBN: 978-99927-53-57-9

Fragment nga libri

Frymëmarrja e rëndë, që vazhdonte prej disa orësh, u këmbye befas me një frymëmarrje të dobët. Pas disa çastesh, edhe ajo u këput. Interval i një qetësie të thellë. Kurrfarë sforcimi, kurrfarë përpjekjeje.

Mandej fryma e fundit, e mezidëgjueshme, e thellë – e thellë, e zgjatur... Duke kundruar në krevat lëvozhgën e asaj çka kishte qenë Lev Nikollajeviçi, m'u kujtua një copëz që rastësisht pata rrokur në vigjilje nga regëtimat e fundit të shpirtit të tij. Po rrija ato çaste përanash shtresave të tij. Ai merrte frymë me zor, shtrirë në shpinë.

Befas, si duket, vazhdonte me vete fillin e mendimit që e ngërthente, teksa arsyetonte vetëmevete, shqiptoi me zë të lartë: "Kaq e pata...Dukjet e mia...Boll me dukjet...Ja, pra e gjitha..." Çova nëpër mend idenë e Lev Tolstoit mbi jetën njerëzore, si shfaqje e frymës së Zotit, të përmbyllur përkohësisht në kufijtë e individit që gjakon t'i kapërcejë këta kufij, me qëllim që të shkrihet me shpirtërat e krijesave të tjera dhe me Zotin.

Dhe me një gjallëri të veçantë ndjeva se jeta prej një të kuptuari të tillë është një lumturi e pacënueshme nga asgjë dhe vdekja nuk ekziston. Dhe këtë vetëdije brenda meje nuk mund ta lëkundë asnjë vuajtje personale për humbjen e Lev Nikollajeviçit, si njeri e si mik.

Koment nga Vladimir Nabokov

Konti Lev Nikollajeviç Tolstoi (1828 – 1910), njeri me shpirt të fortë e të patundur, gjithë jetës copëtohej midis natyrës së tij të ndjeshme dhe mbindjeshmërisë së ndërgjegjies. Joshja dhe tundimi i qytetit e shpërngulnin atë shpesh nga udhëza e qetë e fshatit, nëpër të cilën Tolstoi asket digjej të ecte me po atë pasion me të cilin Tolstoi qejfli dëshironte i dalldisur ngushëllimet e epshit. Në rini pati sunduar epshi.

Më vonë, pas martesës (1862), Tolstoi gjeti prehjen shpirtërore në jetën familjare duke iu kushtuar drejtimit të çifligut (ai zotëronte toka pjellore në Vollgë) dhe punës mbi librat e tij më të mirë. Pikërisht në këtë periudhë, në vitet '60 dhe fillimin e viteve '70, ai krijoi kryeveprat e tij: romanin madhështor "Lufta dhe paqja" (1869) dhe romanin e pavdekshëm "Ana Karenina".

Dhe më vonë, në fund të viteve '70, kur i kishte kapërcyer qëkuri të dyzetat, ndërgjegjia triumfoi mbi interesat personale, mirëqenien familjare, karrierën marramendëse letrare, të cilën ai e sakrifikoi për hir të asaj që e quante borxh moral, duke parapëlqyer guximin piktoresk para krijimtarisë së thjeshtë, jetën e ashpër të bazuar në parimet racionale të moralit kristian dhe idesë abstrakte të humanizmit.

Dhe kur në vitin 1910 e kuptoi qartë se duke vazhduar të qëndronte në çifligun e tij, në gjirin e butë familjar, ai vazhdonte gjithaq t'i tradhtonte idealet e rrojtjes së thjeshtë e të pamëkatë, ky plak 80 vjeçar u largua nga shtëpia, u nis të shkonte më këmbë në manastir dhe, pa sosur gjer aty, takoi vdekjen në një han të vogël të një stacioni hekurudhor.

Nuk i duroj dot gërmimet në fakte biografike të shkrimtarëve të mëdhenj, ma shpifin njerëzit që vëzhgojnë si maniakë jetën e tyre përmjet vrimës së çelsit, ma shpif vulgariteti i "interesit të njeriut", ma shpifin fëshfërimat e fundeve dhe kuturisjet nëpër korridoret e kohës. Por ja se ç'dua të them.

Përvujtnia e ligë e Dostojevskit, dehja e tij me keqardhjen për të fyerit e të poshtëruarit, të gjitha këto kanë qenë tekembramja vetëm se emocione, ndërsa ajo laryshi e veçantë e kristianizmit të zymtë, të cilën predikonte Dostojevski, nuk e pengonte atë asfare të çonte një jetë tërësej të largët prej idealeve të tij. Ndërsa Tolstoi, sikundërse edhe përfaqësuesi i tij, Levini, përkundrazi ishte organikisht i paaftë për të imituar ndërgjegjien ndaj vuante egërsisht kur zanafilla kafshërore merrte të përpjetë mbi atë shpirtëroren.

Duke krijuar për veten një religjion të ri, një përzierje të doktrinës budiste mbi Nirvanën dhe Testamentit të Ri (e thënë ndryshe "Jezus minus kishë") dhe duke e ndjekur, ai mbërriti në përfundimin se arti është ateist ngase është i bazuar mbi përfytyrimin, mbi gënjeshtrën, mbi falsifikimin dhe, pa asfarë keqardhje, sakrifikoi dhuntinë e madhërishme të artistit duke u mjaftuar me rolin e filozofit të mërzitshëm, të rëndomtë edhe pse të esëllt.

Pasi kishte nënshtruar majat e artit me romanin "Ana Karenina", ai vendosi papritmas të kufizohej me artikujt moralizues dhe të mos shkruante gjë tjetër veç tyre. Për fat, i cytur nga nevoja e papërmbajtshme krijuese, ai i lëshonte udhë më të rrallë dhuntisë natyrore dhe kështu krijoi edhe disa vepra të mrekullueshme me një didaktikë të përllogaritur e të paturbulluar, ndër të tjera tregimin madhështor "Vdekja e Ivan Iliçit".

Të shumtë janë ata që kanë raporte të përziera ndjenjash ndaj Tolstoit. E pëlqejnë si artist dhe nuk e durojnë si predikues. Por, në të njëjtën kohë, ëshë e pamundur ta ndash Tolstoin artist nga Tolstoi predikues: gjithëpo ai zë i ulët e i prajshëm, po ato shpatulla të forta që bartën me lehtësi dhe barrën e vegimeve të mjegullta dhe peshën e rëndë të ideve.

Detajet e librit
2453
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000241

Ate Sergi, L.N. Tolstoi

Lindur në pronat e familjes në Yasnaya Polyana, 160 kilometra në jug të Moskës, Tolstoi nisi studimet në Universitetin Kazan në moshën 19 vjeçare. Në rini, kishte fuqi të mëdha fizike dhe zhdërvjelltësi, me uri të pakufishme për vodka dhe femra. Për rrjedhojë, nuk qe shumë i mirë si student.

Çmimi 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2109

Botuesi: Onufri

Tolstoi dhe gruaja e tij, Tihon Polner

Te libri që po ju ofroj, përpiqem t'i afrohem Tolstoit jo si një shenjtori. Për mua ai është një njeri (vërtet gjenial), për të cilin asgjë njerëzore nuk është e huaj. Kundërshtimin e ideve të tij ia kam lënë atij vetë. Alternimi i fazave të zhvillimit shpirtëror të Tolstoit gërshetohet (si për të gjithë njerëzit) me rrethanat e jetës së tij intime.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2958

Botuesi: Zambaku

Pullaliu, Lev Tolstoi

Kopeja e kuajve dhe jeta e njërit prej tyre është objekti i novelës "Pullaliu", një metaforë e shoqërisë njerëzore, e padurimit, paragjykimit, ligësisë dhe mosdurimit të tjetrit, të ndryshëm.

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001223

Botuesi: OMBRA GVG

Burrat e vërtetë nuk thonë kurrë më fal, Jim Belushi

Fëmija i tretë i katër fëmijëve, ai u rrit në Wheaton, Illinois. Ishte një mësues ai që vërejti tek Xhimi aftësitë improvizuese dhe më pas u bë pjesë e klubit të dramës në shkollë. Në 1979-ën Garry Marshall pa Xhimin duke interpretuar për "Second City" dhe bëri të mundur që Belushi të shkojë në Hollivud dhe të interpretojë në filmin "Who's watching the...

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Tepër krenare, tepër e brishtë, Alfonso Signorini

Më 16 shtator 1977, Maria Callas dha shpirt në Paris nga një infarkt në zemër. Gruan, që gjithë bota e njohu si Hyjnorja, pas një jete dhe karriere të shkëlqyer, vdekja e gjeti të tërhequr në trishtim dhe vetmi. Alfonso Signorini, dashnor i muzikës dhe biograf i përkorë, sjell romanin e parë për jetën plot aventura e hidhërime të një gruaje unike, 30 vjet...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2912

Botuesi: Toena

Lule ne gur, Resmi Osmani

U lind më 5 maj 1940 në Mazrek të Çamërisë. Ka kryer studimet e larta për agronomi, specialiteti pemëtari në Institutin e Lartë Shtetëror të Bujqësisë, Tiranë. Ka dhënë mësim si pedagog i jashtëm në nivel pasuniversitar në Universitetin Bujqësor të Tiranës, ka qenë pjesmarrës dhe përfaqësues i vendit tonë në disa konferenca ndërkombëtare për pemtarinë.

Çmimi 350 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Naimi

Lef Nosi filolog, Edelajda Cenaj – Çepa

Monografia Lef Nosi filolog: studim historiko-letrar, arkeografik dhe filologjik i dr. Edelajda Cenajt-Çepajt është i pari studim monografik kushtuar trashëgimit dorëshkrimor letrar, publicistik, etnografik, gjuhësor dhe folkloristik të këtij personaliteti të rëndësisë parësore me kontribute shumëplanëshe për kulturën dhe identitetin shqiptar në gjysmën e...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001620

Botuesi: Toena

Kujtime, Ismail Qemali

U linda në muajin janar 1844 në Vlorë (ose Aulona), qytet shqiptar, ku shumë kohë më pas do të shpallja pavarësinë e atdheut tim. Im atë ishte Mahmud bej Vlora, kurse ime më, Hedie Hanëmi, nga Gjirokastra. Po vija në jetë pas epokës më të rëndësishme që Perandoria Osmane, ku bëntë pjesë edhe Shqipëria, kishte përshkuar në krejt historinë e saj.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000068

Botuesi: Botimet Dudaj

Udhëheqja, Rudolph W. Giuliani

Duke shkruar me një stil familjar, me të folurën troç të një njujorkezi mbrujtur nga pasioni i tij për idetë, Rudolf Xhuliani tregon në librin "Udhëheqja" se si aftësitë drejtuese, që ka ndjekur mund të zbatohen me sukses nga çdokush që synon të bëjë diçka.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2529

Botuesi: Argeta LMG

Njezet vjet ngaterresa ballkanike, vol. 2, Edith Durham

Për 20 vjet ajo udhëtoi dendur nëpër Ballkan duke u fokusuar më shumë në çështjen shqiptare, që atë kohë ishte një nga zonat më të izoluara e të prapambetura të Europës. Ajo punoi gjerësisht duke pikturuar, shkruar dhe duke mbledhur artin dhe folklorin e zonave nga kaloi. Pavarësisht nga kjo, vetëm shkrimet e saj do t'i jepnin famë të madhe.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botime Franceskane

Rrno vetëm për me tregue, botim i plotë, At Zef Pllumi

Ndryshe qëndrojnë punët në rastin e kujtimeve të At Zef Pllumit, këtij famullitari të thjeshtë të aksh famullie, i cili nuk pretendon as të "dëshmojë për historinë", as të rrëfejë heroizma revolucionesh me "na ishte një herë" e as të trillojë "vegime e mirazhe" të ndonjë Shqipërie joekzistuese...

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Ahmed Dakli, Hilmi Dakli

Si privat, jam munduar të jetoj me nder, e si nëpunës kam qëndruar larg korrupsioneve të kohës, duke mos iu përkulur as magjisë së arit e komoditeteve të jetesës dhe as ashpërsisë së forcës e të frikës së vuajtjeve.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2218

Botuesi: Mitrush Kuteli

Ditar i ekonomistit, Mitrush Kuteli

Mitrush Kuteli është një nga ata të paktët të djalërisë shqiptare që nuk u përdhosën e nuk u demoralizuen nëpër ngjarjet e ndryshme politike shqiptare. Ma fort, M. Kuteli u diftue i pamëvarun objektiv dhe kryedrejt edhe aty ku do të ishte pasë rasti dhe interesa me u diftue pak më i përvujtun dhe ma "tregtar".

Çmimi 750 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dukagjini

Frida, Hayden Herrera

 Frida është gjithashtu historia e një martese të nderlikuar me artistin muralist Diego Rivera, e lidhjeve të saj të shumta, si për shembull me Isamu Noguchi- apo Leon Trockin, e angazhimit të saj me Partinë Komuniste, e përdorimit të kulturës e folklorit meksikan dhe e frymëzimit që qëndron pas artit të saj të paharrueshëm.

Çmimi 1 450 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)