• Banner

Politikë dhe letërsi: Paradigma Gramsci, Arshi Pipa

Qasja ime letrare ndaj mendimtarit të Sardenjës dhe liderit të Partisë Komuniste italiane, gradualisht u zgjerua në përfshirjen e veprës së tij të plotë. Ky libër është rezultat i dy dekadave mësimdhënieje dhe studimi, periudhë gjatë së cilës mahnitja ime e fillimit ia la vendin një vlerësimi më të kthjellët dhe objektiv të figurës së tij si një mendimtar e lider marksist.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Politikë dhe letërsi: Paradigma Gramsci

Origjinali: Politics and Literature: The Gramsci Paradigm

Gjinia: Biografi

Autori: Arshi Pipa

Shqipëroi: Majlinda Bashllari 

Shtëpia botuese: Princ

Viti: 2021

Fq. 517

Pesha: 0.625 kg

ISBN: 978-9928-4655-3-5

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Vepra “Politikë dhe letërsi: Paradigma Gramsci”, nga botimet “Princ”, një studim i koncepteve, veprës dhe jetës së një figure të lartë intelektuale si Antonio Gramsci-t. Vepra është lënë në dorëshkrim nga Pipa në anglisht , si një vepër “gati për botim”, por pa mundur të botohet deri sot. Nga leximet që i janë bërë tekstit, mendohet se mund të jetë përfunduar rreth viteve 1985-1986. Vepra ka ardhur në shqip nën përkthimin e Majlinda Bashllarit. Vetë Pipa tregon zgjerimin e interesit të tij ndaj Gramsci-t, i cili fillimisht ka qenë i kufizuar vetëm për kritikën letrare. Qasja ime letrare ndaj mendimtarit të Sardenjës dhe liderit të Partisë Komuniste italiane, gradualisht u zgjerua në përfshirjen e veprës së tij të plotë. Ky libër është rezultat i dy dekadave mësimdhënieje dhe studimi, periudhë gjatë së cilës mahnitja ime e fillimit ia la vendin një vlerësimi më të kthjellët dhe objektiv të figurës së tij si një mendimtar e lider marksist.

Dorëshkrimi përmban rreth 469 faqe, përfshirë këtu nënndarjet e shënimeve dhe referencat për veprat e cituara. Struktura e tekstit, në varësi të subjektit të trajtuar, lëviz nëpër teknika të ndryshme narracioni: lineara, kronologjike, shkak-pasojë, deskriptive, krahasuese etj. Citimet origjinale të punëve të Gramsci-t pasohen nga analiza shteruese sociale, psikologjike dhe sidomos filologje të Pipës, që arrijnë të japin në fund një portret kompleks me shumë dritëhije të figurës tragjike të Gramsci-t.

Detajet e librit
Princi
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001037

Botuesi: Princi

Stalinizmi shqiptar, Arshi Pipa

Në këtë vëllim janë mbledhur shkrimet politike të viteve 1958 - 1989, të cilat, gjithsesi, nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë harkun kohor të asaj periudhe. Katër artikujt e parë janë shkruar gjatë katër viteve të para të qëndrimit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001055

Botuesi: Princi

Kritika, Ese 1940-1944, Arshi Pipa

Ka mbi dhjetë vjet që për veprën e Arshi Pipës spekulohet pa e njohur atë, duke u mbështëtur në paragjykime të krijuara në shtyp nga disa gazetarë apo edhe shkrimtarë të ngarkuar politikisht dhe me qëndrim apriori negativ ndaj autorit në fjalë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Albas

Koço Devole, Mitro Çela

Falënderojmë gjithashtu edhe dashamirësit që mbetën te premtimet, edhe pse një fjalë e urtë në ekonominë e tregut, thotë: “Miku, kur jep fjalën, ther djalin e komshijes”. Problem është kur komshija ka cupa!

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Artini

Të panjohurat e Linkolnit, Dale Carnegie

Përfundimisht, mora zjarr dhe vendosa të shkruaj vetë një libër për Linkolnin. E dija që nuk kisha shtysën, temperamentin, kualifikimin apo aftësinë e nevojshme për të prodhuar një libër me nivel në dobi të studiuesve dhe historianëve.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Një stinë me Prustin, Rene Peter

René Peter është njohur që në fëmijëri me Marcel Proustin, duke qenë se baballarët e tyre i përkisnin elitës së mjekëve. Me vonë ata humbën kontaktet, përreth dhjetë vjet, kur pas suksesit të shfaqjes "Chiffon" të Peter, më 1904, Proust i rivendosi kontaktet me të përmes Reynaldo Hahn.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Autobiografia e Malkolm X

Libri më i rëndësishëm që kam lexuar ndonjëherë. Ai ndryshoi mënyrën time të të menduarit. Ndryshoi mënyrën time të të vepruarit. Më ka dhënë kurajën që unë nuk e dija se flinte brenda meje. Unë jam njëri prej atyre qindra mijëra njerëzve jeta e të cilëve ka ndryshuar për mirë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Tirana Times

Haveli, Michael Zantovsky

Biografia e Vacllav Havelit, shkruar nga Michael Zantovsky, është gëzim dhe frymëzim. E ngrohtë, me humor, me mprehtësi, ajo tregon historinë e jetës së një prej politikanëve, shkrimtarëve dhe studiuesve më të rëndësishëm të kohës sonë... Michael Zantovsky i ka bërë mikut të vet dhuratën e fundit duke shkruar jo një jetëshkrim shenjtorësh, por një...

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Kohë antishenjë, Maks Velo

Maks Velo është një nga autorët që, si rrallëkush e kuptoi se krijimi letrar e artistik, në rastin e tij letërsia e piktura, pavarësisht se në ç'kushte lindën, janë në radhë të parë art. Si e tillë, dëshmia e tij është e një vlere të dyfishtë.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Mitrush Kuteli

Me Mitrush Kutelin, Petraq Kolevica

Isha nja njëzet e tetë vjeç, ndërsa Mitrushi rreth të pesëdhjetë e pesave, kur po ngjiteshim nëpër rrugën "Katër Dëshmorët", për të shkuar te shtëpia e tij. Ishte një mbasdite fundvjeshte e vrenjtur dhe e ftohtë. Fjalët na ishin mbaruar.

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Majat e Shalës, Rose Wilder Lane

Nuk do ta merrja këtë libër tepër seriozisht. Kjo nuk është një përpjekje për të zgjidhur një pe në nyjen ballkanike; nuk është studim mbi popujt primitiv; nuk ëshë kontribut për dijen njerëzore dhe shpresoj se asnjeri nuk do ta lexojë për ta përmirësuar trurin e vet.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000381

Botuesi: Albin

Ankthi pa fund i lirise, Shenimet e interrnimit, Todi Lubonja

Kam dëshirë të pohoj se pikat e shumta të internimit që ka patur Shqipëria, kanë qenë komponentë të regjimit diktatorial të Enver Hoxhës në sistemin e burgjeve dhe kampeve të të burgosurve. Këto i kujtojmë jo që të ushqejmë ndjenjën barbare të hakmarrjes por që njerëzit të mësojnë edhe nga kjo eksperiencë e egër jetëso

Çmimi 490 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Nocturn, Bamir Topi

Qëllimi për të sjellë përgjithësisht rrethana, ngjarje apo marrëdhënie, të cilat më kanë shoqëruar në angazhimin tim publik, kanë orientuar mendjen dhe penën pikërisht në momentet e spikatura, kur ngjarjet, ndonëse janë thënë, ato nuk janë rrëfyer plotësisht, ose akoma edhe më keq, ato shpesh janë deformuar apo shprehur vetëm nga ana e errët e historisë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2260

Botuesi: Botart

Ce ditari, Ernesto Ce Guevara

Çe është dikush të cilin ne nuk do ta kuptojmë kurrë plotësisht, sepse dhembshuria e tij ndaj vuajtjeve të të tjerëve dhe përkushtimi i tij për ta ndaluar atë dhembje, do të jetë gjithnjë një mister për ne. Ne që shpesh nuk mund ta imagjinojmë qetësinë dhe lirinë e tij të brendshme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)