

Banner
Dokument i papërsëritshëm dhe i pabjerrshëm, në faqet e të cilit regëtin magjepsja e një qyteti si Praga, sfond mbresë lënës i bisedave të Kafkës me mikun e tij riosh.
Titulli: Gjurmë të errëta
Origjinal: Gespräche mit Kafka Aufzeichnungen und Erinnerungen
Gjinia: Kujtime
Autori: Gustav Janouch
Shqipëroi: Gëzim Qëndro
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2012
Fq. 228
Pesha: 0.312 kg
ISBN: 978-9928-103-29-1
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Ndërsa synonte të bëhej poet dhe njeri i letrave, Gustav Janouch, në moshë fare të re, rreth viteve '20 të shekullit të kaluar, filloi të shoqërohej me një koleg të babait që ishte bërë i njohur si shkrimtar premtues: Franc Kafkën. Prej këtej lindi një miqësi e shkurtër dhe e thellë që shënjoi përgjithmonë jetën e Janouch-it. Djaloshi regjistroi gjithçka: fakte, fjalë, gjeste të shkrimtarit të madh pragez dhe rezultat janë këto Biseda, ku na shfaqet portreti i një Franc Kafke tejet njerëzor dhe të ndjeshëm, një hebreu që ëndërronte të ikte në Palestinë, rob i larmisë së tij kulturore, i sëmundjes dhe i vetmisë, në kërkim të një lirie që gjithmonë i ishte mohuar. Dokument i papërsëritshëm dhe i pabjerrshëm, në faqet e të cilit regëtin magjepsja e një qyteti si Praga, sfond mbresë lënës i bisedave të Kafkës me mikun e tij riosh.
Referenca: SKU001682
Botuesi: OMSCA-1
Më erdhi natyrshëm të mendoj se fenomeni që trajton autori Visar Zhiti, një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të lexuar shqiptarë, i kalon kufijtë e një akti etiko-letrar, civilizues dhe emancipues për të tërë korpusin e letërsisë dhe të kulturës moderne shqiptare dhe hyn pa trokitur në një realitet tragjik.
Referenca: SKU000638
Botuesi: Shtëpia e Librit
Lexuar si dy leksione frymëzuese para studenteve të dy kolegjeve të vetme për vajza në Britaninë e Madhe në vitin 1928, Një dhomë më vete konsiderohet njëkohësisht një ese mbi shoqërinë, një ese mbi letërsinë dhe një roman modernist, një i tillë që përdor shkrimin si art dhe jo thjesht si mjet shprehës.
Botuesi: Zenit Editions
Ç’është në të vërtetë budallallëku? ...s’duhet të lë pa e vënë në dukje që unë si shkrimtar ka kohë tashmë që e njoh budallallëkun mjaft mirë, bile mund të them me gojën plot se në shumë raste kam pasur edhe marrëdhënie kolegjiale me të.
Botuesi: Dituria
Leksionet e Calvino-s, teoricienit dhe rrëfimtarit të shkëlqyer, përbëjnë testamentin e tij të ndritur letrar. Askush nuk i ka nxjerrë më mirë në pah vlerat e Italo Calvino-s, këtij gjeniu kaq të talentuar e mendjemprehtë italian, sesa vetë ai, përmes këtyre meditimeve mbi artin e të shkruarit.
Botuesi: Onufri
Vepra e Kadaresë, në letërsinë shqipe, është më e pasura, njëherësh, dhe më e larmishmja e shekullit XX, emblemë e identitetit dhe e origjinalizmit të saj në botë. Edhe kritikat e studimet në gjuhët e tjera, prej kohësh dhe në vazhdim, e cilësojnë ndër të mëdhatë, parësore, një nga përfaqësueset e letërsisë europiane të shekullit XX, mbështetur nga...
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Viteve të fundit estetika dhe letërsia kanë përjetuar një periudhë transformimi të thellë: estetizimi i përhapur që karakterizon botën aktuale, imagjinarja që gjithnjë e më tepër merr trajtë pamore, revolucioni i studimeve kulturore, ia kanë ripërcaktuar kufijtë
Botuesi: Pika pa Siperfaqe
Në këtë përmbledhje esesh kritike me temë përrallën, autori shkruan mbi një sërë botimesh e përmbledhjesh me përralla nga e gjithë bota: përrallat afrikane e italiane, si dhe përmbledhjet e ndryshme europiane (vëllezërit Grimm, Ch. Perrault, W. B. Yeats, V. Propp, etj.).
Botuesi: Dituria
Në këto ligjërata, të mbajtura në raste të ndryshme gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, Umberto Eco kërkon "të kuptojë kiminë e pasionit [të tij për fjalën".
Botuesi: Bard
Në mesin e “mitologjive” të krahasuara në përmbledhjen e parë të Cohenit janë ato greke, hebreje dhe të krishtera (…) fjalët e Cohenit e sfidojnë Fjalën.
Në Shqipëri, këto vite të gjata e të errëta krijuan një mungesë të madhe njohjesh objektive për botën e jashtme, ndërsa në botën perëndimore ato krijuan një mungesë po aq të madhe informacioni për Shqipërinë, një vend i cili për shumicën e njerëzve kishte pushuar së ekzistuari, derisa dhjetëra mijëra refugjatë papritur dolën në brigjet e Italisë jugore në...
Botuesi: Aleph
I shkëlqyer, i frymëzuar, plot erudicion të lavdishëm, Letërsia dhe zotat është kulmi i studimeve të jetës së Roberto Calassos, për vendin dhe rolin që kanë zotat në imagjinatën njerëzore.
Dokument i papërsëritshëm dhe i pabjerrshëm, në faqet e të cilit regëtin magjepsja e një qyteti si Praga, sfond mbresë lënës i bisedave të Kafkës me mikun e tij riosh.