Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Zoti nuk është i ndrojtur, Olga Grjasnowa
  • Zoti nuk është i ndrojtur, Olga Grjasnowa

Zoti nuk është i ndrojtur, Olga Grjasnowa

Dituria

Një histori prekëse e tre të rinjve që përpiqen të ndërtojnë një të ardhme për veten në Damaskun e shkatërruar nga lufta!

118,45 SEK
106,61 SEK Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zoti nuk është i ndrojtur
Kategoria: Roman
Autori: Olga Grjasnowa
Shqipëroi: Grejsa Ymeri-Boehl
Botuesi: Dituria
Viti: 2022
f: 264
Pesha: 0.35 kg
ISBN: 978-9928-366-36-8
Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin
Një histori prekëse e tre të rinjve që përpiqen të ndërtojnë një të ardhme për veten në Damaskun e shkatërruar nga lufta!

Amali, Hamudi dhe Jusufi janë të rinj, të bukur, të privilegjuar, ambiciozë, që besojnë në revolucionin e vendit të tyre: Sirisë. Por, papritmas, ata humbasin çdo gjë dhe u duhet të luftojnë për të mbijetuar. Dhe për t’u arratisur. Hamudi është një kirurg i ri, që ka studiuar në Paris e që tashmë ndihet europian, i kthyer në Siri vetëm për të rinovuar pasaportën, por që ka mbetur në qytetin e tij të lindjes, i kapur në çark. Amali dhe Jusufi janë aktorë të talentuar, që jetojnë në Damask dhe kanë marrë pjesë në protestat antiqeveritare.
Por kur lufta civile shpërthen në atdheun e tyre, ata duhet të zgjedhin: të rrezikojnë jetën, duke qëndruar në vendin që duan, apo të ikin në kërkim të një jete të re diku tjetër?
Romani na përcjell ngjarje politike që janë vendimtare për fatet e shumë personazheve në aktualitetin e tmerrshëm të Sirisë, që nga e ashtuquajtura Pranvera Arabe e vitit 2011 e deri më sot. Olga Grjasnowa, me një stil të qartë dhe të pjekur, që i jep së tashmes përmasa epike, na zhvendos në qytetin e Damaskut në javët e revolucionit sirian kundër Bashar al-Asadit.
Ngjarjet dhe arratisja e personazheve kryesore në rrugë të ndryshme por nëpër të njëjtin det, me vdekjen në sy, bëhen dëshmi dhe dokument i kohës sonë dhe një përvojë së cilës ne si lexues mund t’i rrimë larg e aq më pak të jemi indiferentë.

Detajet e librit
9789928366368
9789928366368
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Të padukshmet, Lara Prescott

Sekretare që shndërrohen në spiune, mes dashurisë dhe detyrës, mes sakrificave – frymëzuar nga historia e vërtetë e komplotit të CIA-s për të depërtuar në zemrat dhe mendjet e Rusisë Sovjetike jo nëpërmjet propagandës, por përmes historisë më të madhe të dashurisë së shekullit XX: “Doktor Zhivagos”.
149,25 SEK 165,83 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001486

Botuesi: Bota Shqiptare

Kazablanka, Jordan Popov

Me stilin e tij elegant, Jordan Popovi, si satirist i madh, ka aftësinë të të bëjë të shoqërosh me buzëqeshje edhe fraza të tilla si: "Ne jemi vend i mundur. Pa qenë në luftë, në jemi në gjendje kapitullimi... dhe në kanë mbetur dofarë optimistësh në këtë vend ata janë avokatët".
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Amatori, Jean Back

Shiu binte litar mbi pemët e pafajshme tëKrishtlindjeve të qytetit! Vij këtu nga qielli atjeLart. Largohuni që këtej! Harro, eja! Eja pra!Hungërima të rregullta qeni mbi beton.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Buzuku

Të vdesësh në pranverë, Ralf Rothmann

Është e pamundur të qëndrosh indiferent kur i lexon skenat e përshkruara mrekullisht nga Ralf Rothmann për luftën, jetën, rininë, dashurinë.... Një rrëfim tejet emocional, me një histori të dhimbshme, të cilin do të duhej ta lexonte secili që ka pasur të bëjë me luftën, si viktimë apo si agresor.
63,96 SEK 71,07 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Aleph

Obabakoak, Bernardo Atxaga

Obaba banohet nga njerëz të thjeshtë, por edhe intelektualë, nga barinj dhe nxënës çapkëne shkolle, ndërsa të gjithë, që nga një shur për nxënë e deri tek një xhuxh i kulturuar, por i urryer, që enden nëpër faqet e këtij libri të çuditshmë. 
127,93 SEK 142,14 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Dhoma, Emma Donoghue

Një roman i veçantë që flet për Xhekun, një djalë pesëvjeçar, bota e të cilit kufizohet në një zgëq tre metra katrorë. Dhoma është vendi ku ai ka lindur dhe është rritur; aty jeton së bashku me Manë.
106,61 SEK 118,45 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Dritan Tirana

Mbreti i inatit, Ana Huang

Vivianë Lau është vajza e përsosur dhe bileta e familjes së vet për t’u ngjitur në nivelet më të larta të shoqërisë.  Martesa me Rusonë gjakblu nënkupton hapjen e dyerve, të cilat do të kishin mbetur të mbyllura për familjen e saj të pasuruar rishtazi. 
159,91 SEK 177,68 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Dërgomë shumë jetë, Paolo Di Paolo

Moraldi, që ka mbërritur në Torino për një sesion provimesh, zbulon se ka ngatërruar valixhen me një të panjohur. Ndërsa thyen kokën mbi tekstet e filozofisë dhe vizaton karikatura, ndien t'i rritet dora-dorës admirimi për një bashkëmoshatar të quajtur Piero.
74,62 SEK 82,92 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Zenit Editions

Një vetmi me shumë zhurmë, Bohumil Hrabal

Ironia prageze është melankolia e një bëme eterne, një lojë në dukje infantile, e krisur dhe e marrë në kuptimin sipëran, është beteja e kotë për njeriun dhe vizionin e tij të botës që e rrethon, është luftë e hominizmit ndaj humanizmit formal dhe konvencional, një betejë kundër asoj teorie lumturake të shtetit dhe kundër aparatit burokratik.
53,30 SEK 59,23 SEK
More
Në gjendje

Referenca: K4R2

Botuesi: Skanderbeg Books

Sëmundje dashurie, Ian McEwan

Në një ditë pranvere me erë, jeta e qetë e rrëfimtarit shkencor, Xhoi Rouz, tronditet kur ai bëhet dëshmitar i një aksidenti tragjik: një ballon me ajër të nxehtë rrëzohet nga era e fortë. Në përpjekjet për të shpëtuar djaloshin e rrezikuar në bordin e tij, një burrë vritet.
85,28 SEK 94,76 SEK
More
Në gjendje