Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,79  8,65 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
16,68  18,54 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
11,12  12,36 
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
Salla e ujqerve, Hilary Mantel
  • Salla e ujqerve, Hilary Mantel

Salla e ujqërve, Hilary Mantel

Dituria

Anglia e fillimit të vitit 1520 është një hap larg nga katastrofa. Nëse ndodh që mbreti vdes pa një trashëgimtar mashkull, vendi mund të shkatërrohet nga lufta civile. Henri VIII përpiqet të anulojë martesën e tij njëzetvjeçare dhe të martohet me Ana Bolenën, por Papa dhe pjesa më e madhe e mbretërve të Europës i kundërvihen.

22,25 
20,02  Ruaj 10%
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Salla e ujqërve
Origjinali: Wolf Hall
Gjinia: Roman
Autori: Hilary Mantel
Shqipëroi: Kujtim Ymeri
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2016
Fq. 732
Pesha: 0.791 kg.
ISBN: 978-9928-217-21-9

Mbi librin

Anglia e fillimit të vitit 1520 është një hap larg nga katastrofa. Nëse ndodh që mbreti vdes pa një trashëgimtar mashkull, vendi mund të shkatërrohet nga lufta civile. Henri VIII përpiqet të anulojë martesën e tij njëzetvjeçare dhe të martohet me Ana Bolenën, por Papa dhe pjesa më e madhe e mbretërve të Europës i kundërvihen.

Në këtë ngërç futet Tomas Kromuelli: njeri origjinal, magjepsës dhe pragmatist, idealist dhe oportunist, i mprehtë për të kuptuar njerëzit, demon energjie, një politikan i përkryer, i paepur për ambicien e tij.

Arkitekt makiavelist i mbretërisë së Henrit VIII dhe autor i fateve të dinastisë së Tudorëve, ky protagonist i romanit të shumëvlerësuar të Hilari Mantelit përshkruhet në të gjithë kompleksitetin: një njeri që vjen nga asgjëja – mercenar në Francë, bankier në Firence, tregtar tekstili në Antverp.

Në saj të cilësive të tij intelektuale do të jetë në gjendje të thyejë rregullat e rrepta të shoqërisë angleze dhe t'i shërbejë mbretit për të marrë divorcin nga Katerina e Aragonit, duke i dhënë kështu një drejtim të ri edhe historisë së Kishës së Anglisë. Por Henri është i paqëndrushëm: një ditë i butë, ditën tjetër vrasës. Kromuelli e ndihmon t'i thyejë kundërshtarët, por cili do të jetë çmimi i triumfit të tij?

Në stilin e vet të paimitueshëm, Hilari Mantel paraqet një pamje të një shoqërie në prag të ndryshimit, ku individët e luftojnë ose e përqafojnë fatin e tyre me pasion dhe kurajë. Një epokë kur fatet personale dhe politike ndahen nga një fije floku, kur suksesi sjell pushtet të pakufizuar, por një dështim i vetëm është baras me vdekje.

Komente mbi librin

"Salla e ujqërve është një kryevepër. Një libër thellësisht njerëzor, shkruar nga një prej shkrimtareve më të guximshme dhe më të shkëlqyera të kohës sonë."

The Observer

"Verbues... magjepsës dhe i besueshëm."

Christopher Benfey, The New York Times

"I fortë, shkruar me lirizëm të thellë, me një stil të pastër dhe të ndërtuar me mjeshtëri, Salla e ujqërve nuk ka shok në narrativën angleze."

The Guardian

Mbi autoren

Hilary Mantel ka lindur në Glossop, Derbyshire, në vitin 1952. Debutimin e parë e ka bërë në vitin 1985 me "Every Day is Mother's Day". Shumë nga romanet e saj kanë qenë finaliste në çmime të mëdha letrare, sidomos në Orange Prize. Ajo ka shkruar deri tani 9 romane. Jeton në Angli.

Salla e ujqërve, libri i parë i saj që përkthehet në shqip, në vitin 2009 ka fituar një prej çmimeve më të rëndësishme letrare në botë, Man Booker Prize dhe ka qenë finaliste për Costa Novel Aëard 2009 dhe Orange Prize, 2010. Fituese e Haëthornden Prize.

Hilary Mantel recensionon për Neë York Times, The New York Review of Books dhe London Review of Books. Për suksesin e madh në botën letrare, Hilary Mantel është konsideruar një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë, sipas Time.

Detajet e librit
9789928217219
9789928217219
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
2 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Pasqyra dhe drita, Hilary Mantel

Trilogjia e Hilary Mantel trajton një nga periudhat më të trazuara të historisë së Anglisë, një luftë civile të përgjakshme në mes të zhvillimit intelektual me ide të reja mbi lirinë e shprehjes dhe shtetit të së drejtës, ide që shpesh mund të të kushtonin kokën. 
20,02  22,25 
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Ana Bolena, Hilary Mantel

Pas "Sallës së ujqërve", një roman që tregon origjinën e Anglisë moderne përmes syve të Tomas Kromuellit, kësaj figure kaq të diskutuar, kjo pjesë e dytë e veprës që u kushtohet Tudorëve, nis më 1535, kur Sekretari i Shtetit i Henrit VIII është në kulmin e pushtetit.
15,57  17,30 
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Një familje thuajse e përsosur, Jane Shemilt

Xheni është një mjeke e suksesshme familjeje, nënë e tre fëmijëve adoleshentë, e martuar me një neurokirurg të famshëm. Por, kur vajza e saj më e vogël, Naomi pesëmbëdhjetëvjeçare, nuk kthehet në shtëpi pas shfaqjes teatrale në shkollë, jeta e përsosur që Xheni kujtonte se kishte ndërtuar, zë e shkërmoqet.
11,12  12,36 
More
Në gjendje