- Çmim i zbritur
- I ri

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Trilogjia e Hilary Mantel trajton një nga periudhat më të trazuara të historisë së Anglisë, një luftë civile të përgjakshme në mes të zhvillimit intelektual me ide të reja mbi lirinë e shprehjes dhe shtetit të së drejtës, ide që shpesh mund të të kushtonin kokën.
Titulli: Pasqyra dhe drita
Origjinali: The Mirror & The Light
Kategoria: Roman historik
Autori: Hilary Mantel
Shqipëroi: Korab Hoxha
Botues: Aeditions
Viti i botimit: 2021
Faqe: 916
Pesha: 1.3 kg
ISBN: 978-9928-366-02-3
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi autoren
Hilary Mantel (1952-2022) ishte shkrimtare britanike, autore e trembëdhjetë romaneve dhe fituese e çmimit Man Booker në vitin 2009. Në fakt ajo ishte shkrimtarja e vetme deri më sot që fitoi këtë çmim presigjioz dy herë. Nga librat e saj më magjepsës janë trilogjia mbi dinastinë Tudor, Salla e ujqërve, Ana Bolena dhe Pasqyra dhe drita.
Mbi librin
Angli, maj 1536. Thomas Kromuelli, Lord i Vulës Private, është dëshmitar ndërsa i presin kokën Ana Bolenës, mbretëreshës tradhtare. Pas ekzekutimit, shtrohet në banket me mbretin, duke reflektuar për karrierën e tij në ngjitje. Kohët janë të vështira: kontetë e veriut ngrihen në revoltë, duke kundërshtuar prishjen e manastireve dhe taksat e reja, të vendosura nga Kurora. Rendi rivendoset për hir të vendosmërisë, mprehtësisë dhe këmbënguljes së Kromuellit dhe Henri VII e shpërblen duke e bërë kalorës të Urdhrit të Zhartjerës. Mbreti është i lumtur, megjithëse fillon të ndjejë peshën e viteve. Gruaja e tij e re është e kundërta e së mëparshmes. Për më tepër, ajo arrin t'i japë trashëgimtarin e lakmuar. Edhe familja Kromuell ka kënaqësitë e veta: Gregori, djali i madh, martohet me motrën e mbretëreshës dhe Lordi i Vulës zbulon se ka një vajzë. Por gëzimet nuk zgjasin....
Botuesi: Dituria
Botuesi: Dituria
Trilogjia e Hilary Mantel trajton një nga periudhat më të trazuara të historisë së Anglisë, një luftë civile të përgjakshme në mes të zhvillimit intelektual me ide të reja mbi lirinë e shprehjes dhe shtetit të së drejtës, ide që shpesh mund të të kushtonin kokën.
check_circle
check_circle