• Banner

Nje familje thuajse e persosur, Jane Shemilt
  • Nje familje thuajse e persosur, Jane Shemilt

Një familje thuajse e përsosur, Jane Shemilt

Xheni është një mjeke e suksesshme familjeje, nënë e tre fëmijëve adoleshentë, e martuar me një neurokirurg të famshëm. Por, kur vajza e saj më e vogël, Naomi pesëmbëdhjetëvjeçare, nuk kthehet në shtëpi pas shfaqjes teatrale në shkollë, jeta e përsosur që Xheni kujtonte se kishte ndërtuar, zë e shkërmoqet.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Një familje thuajse e përsosur
Origjinali: Daughter
Gjinia: Roman
Autori: Jane Shemilt
Shqipëroi: Jorgji Qirjako
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2016
Fq. 364
Pesha: 0.465 kg.
ISBN: 978-9928-217-24-0

Mbi librin

Xheni është një mjeke e suksesshme familjeje, nënë e tre fëmijëve adoleshentë, e martuar me një neurokirurg të famshëm. Por, kur vajza e saj më e vogël, Naomi pesëmbëdhjetëvjeçare, nuk kthehet në shtëpi pas shfaqjes teatrale në shkollë, jeta e përsosur që Xheni kujtonte se kishte ndërtuar, zë e shkërmoqet.

Autoritetet vënë alarmin dhe nisin kërkimet në mbarë vendin për të gjetur vajzën, por pa sukses. Naomi është zhdukur si të mos kishte qenë kurrë dhe familja, në ankth, ka marrë një goditje shkatërruese.
Muajt kalojnë dhe hipotezat më të këqija - rrëmbimi, vrasja - bëhen gjithnjë e më të besueshme.

Gjurmët e vajzës kanë humbur dhe vëmendja nis të zbehet. Kurse për Xhenin e dëshpëruar, kërkimi sapo ka filluar. Më shumë se një vit pas zhdukjes së bijës, ajo ende po gërmon për të vërtetën, megjithëse çfarëdo që zbulon, do t'ia turbullojë edhe më shumë shpirtin. Dhe do të kuptojë se njerëzit më të afërt, të dashurit dhe të besuarit e saj, fshehin sekrete të tmerrshme, sidomos Naomi.

Duke i mbledhur së bashku gjurmët që vajza ka lënë pas, Xheni zbulon që e bija është krejt tjetër nga vajza që ajo mendonte se po rriste. Roman provokues që vëzhgon ndjenjën e fajit të një nëne që punon dhe është në karrierë, diçka që u ndodh shumë grave sot.

Fragment na libri

Ndërsa hiqja pallton, mendoja: Çfarë ndodh kur fëmijët rriten? Një proces kaq i padukshëm, sa kurrë nuk kam qenë e zonja të përcaktoj çastin kur unë u ktheva vetëm në një figurë për ta, dikush që i shikon nga larg.

Komente mbi librin

"Makthi i çdo nëne: zhdukja e një fëmije. Por, tek "Një familje thuajse e përsosur", ajo që duket si një rrëmbim i thjeshtë, shpejt do të kthehet në diçka shumë më komplekse dhe enigmatike. Jane Shemilt ka shkruar një thriller që nuk do të jeni në gjendje ta lini mënjanë, pa e mbaruar."

Tess Gerritsen

"Jane Shemilt di ta mbajë pezull lexuesin dhe proza e saj elokuente përshkruan me art dëshpërimin e një nëne dhe kërkimin e dhimbshëm të së vërtetës."

Booklist

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Dituria

Në shtëpi tepër e qetë, Jane Shemilt

Një triller veçanërisht tërheqës nga autorja e bestsellerit Një familje thuajse e përsosur. Për lexuesin shqiptar që e ka lexuar romanin e parë të Jane Shemilt, është e njohur figura e Tedit, kryekirurgut me famë botërore, që befas përballet me një fatkeqësi të madhe: dikush i rrëmben vajzën.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000072

Botuesi: Botimet Dudaj

Më në fund gjykatës, John Grisham

Një provincë e vogël me zemër të ndjeshme nën trysninë e padrejtësisë, gjen mbështetje te pasioni dhe profesionalizmi i një gazetari të ri. Por a do të jetë pena e tij ajo që do të zgjidhë gjithçka? Mos duhet të jesh pak i krisur për të përmbysur gurët e këtij realiteti të çmendur?

Çmimi 850 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Në shtëpi tepër e qetë, Jane Shemilt

Një triller veçanërisht tërheqës nga autorja e bestsellerit Një familje thuajse e përsosur. Për lexuesin shqiptar që e ka lexuar romanin e parë të Jane Shemilt, është e njohur figura e Tedit, kryekirurgut me famë botërore, që befas përballet me një fatkeqësi të madhe: dikush i rrëmben vajzën.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Fshihmë në zemrën tënde, Torsten Pettersson

Në qytetin e Forshallës, komisar Lindmarku përballet sërish me një hetim delikat: Petra, një vogëlushe nëntëvjeçare, është zhdukur. Fillojnë menjëherë supozimet hetimore: Petra mund t'ia ketë mbathur ose mund ta ketë rrëmbyer një fqinj, i cili ka dosje penale.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Falmi sytë e tu, Torsten Pettersson

Në parkun publik dhe të qetë të Forshallës, në Finlandë, dikush ka mbytur një grua, ia ka nxjerrë sytë dhe i ka skalitur germën A në bark. Detektivi Lindmark merr në pyetje dhe arreston të fejuarin e viktimës, i cili e pranon vrasjen nën presion. Por pas ca kohësh, gjenden dy kufoma të tjera.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: SARAS

Klubi i Bakllavasë, Jason Goodwin

Tre të rinj italianë, ende të papjekur e në politikë, me qëndrimin e tyre liberal donin që Italia të futej në rrjedhën e ndryshimeve, pa sundues autoritarë, veçanërisht atë të papës dhe të kishës. Për këtë, ata shkojnë në këtë qytet ku ndihen më të sigurtë dhe njëkohësisht kanë marrë urdhrin për të vrarë një princ polak.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2500

Botuesi: Dritan Tirana

Pesedhjete hijet e Greit, E. L. James

Kur studentja e letërsisë, Anastasia Still, shkon të intervistojë biznesmenin e suksesshëm, Kristian Grei, ajo gjen një burrë tepër tërheqës dhe frikësues. E bindur që takimi i tyre shkoi keq, ajo përpiqet ta heqë nga mendja... derisa ai shfaqet në dyqanin ku ajo punon me kohë të pjesshme dhe e fton të dalin bashkë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Darka, Herman Koch

Dy çifte prindërish të nderuar darkojnë qetësisht në një restorant luksi, ndërkohë që luhet fati dhe e ardhmja e të dyja familjeve. Zhvillojnë një bisedë të këndshme, flasin për filmat, për planet, për pushimet. Por nuk guxojnë të përballen me problemin për të cilin janë takuar: të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Vajza në tren, Paula Hawkins

Rejçëlli i hipën çdo ditë të njëjtit tren. Çdo ditë kalon nëpër të njëjtën rrugë, buzë disa shtëpive në rrethina dhe, kur treni ndalon te sinjali, sheh po të njëjtin çift që ha mëngjesin në verandë. Nisin t'i duken si të njohur. "Xhesi dhe Xhejzoni", i quan me vete.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Instinkti i vdekjes, Jed Rubenfeld

Nju – Jork, 1920. Sapo ka mbaruar Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e njëzetës nuk kanë filluar akoma. Fabrikat po mbyllen, familjet po humbasin shtëpitë e tyre. Burrat pa punë janë të ndaluar të pinë sipas ligjit të ri të Ndalimit të Alkoolit. Rrugët e Manhatanit njehsohen me ndjenjat e kundërshtimit dhe të pasioneve të pashprehura ndaj gjendjes në vend.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Kllounët që sollën lot, Johannes Mario Simmel

Eksperimente me pasoja të rënda nga hulumtues të gjeneve me një virus të tmerrshëm... Gjuetia e egër për një armë "të lehtë", e cila do ishte në dorën e një superfuqie çelësi i zotërimit të botës... Lufta guximtare e një çifti të dashuruarish kundër keqpërdorimit pa skrupuj të shkencës në interes të pushteteve...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: SARAS

Guri i Gjarprit, Jason Goodwin

Stamboll, viti 1838. Maksimilian Lëfevrë, një arkeolog francez, mbërrin në qytet i vendosur të zbulojë një thesar të humbur bizantin dhe menjëherë fillojnë të qarkullojnë thashetheme për ato që mendohet se janë motivet e tij të vërteta.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Heretiku, Bernard Cornwell

Në flakët e një lufte pa fund, zemra, vullneti dhe kurajo e një harkëtari të ri do të testohet pa fund në përmbylljen e një përpjekjeje epoke për hakmarrje dhe për shpërblimin më të madh të histori: Gralin e Shenjtë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Vrasje ne shtator, Anne Holt

Kufoma, të cilën e zbulon rastësisht gjatë një shëtitjeje avokatja Kerin Borgu nga Oslo, nderej aty në një anë. Shoku i saj i shkollës dhe admiruesi i përjetshëm, Hekon Sand, jurist pranë rajonit të policisë, caktohet për zbardhjen e kësaj çështjeje - së bashku me komisaren simpatike Hana Vilhelmsen.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)