Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
945 Lekë 1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Çmim i zbritur
  • Ka mbaruar
Uragani i ndërprerë, ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, Ismail Kadare
  • Uragani i nderprere, Ismail Kadare
  • Uragani i ndërprerë, ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, Ismail Kadare

Uragani i ndërprerë, ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe, Ismail Kadare

Onufri

Onufri nxjerr sot në librari sprovën e Kadaresë "Uragani i ndërprerë: Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe". Pas botimit në veprën e plotë më 2009, ky botim i autorizuar i Kadaresë del për herë të parë si libër më vete. Këtu përfshihen dy parathënie të Kadaresë për këtë sprovë dhe hidhet dritë për herë të parë për botimin e vitit 1991,nga shtëpia botuese "8 Nëntori".

700 Lekë
630 Lekë Ruaj 10%
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Uragani i ndërprerë, ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe
Origjinali: Uragani i ndërprerë, ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe
Gjinia: Sprovë
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2015
Fq. 144
Pesha: 0.265 kg.
ISBN: 978-9928-186-58-4

Mbi librin

Onufri nxjerr sot në librari sprovën e Kadaresë "Uragani i ndërprerë: Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe". Pas botimit në veprën e plotë më 2009, ky botim i autorizuar i Kadaresë del për herë të parë si libër më vete. Këtu përfshihen dy parathënie të Kadaresë për këtë sprovë dhe hidhet dritë për herë të parë për botimin e vitit 1991,nga shtëpia botuese "8 Nëntori".

Ky botim ishte pa lejen e autorit. Në parathëniet Kadare shpjegon qartë dhe u jep përgjigje spekulimeve që e kanë shoqëruar këtë sprovë gjithë këto vite të tranzicionit. Libri ka 141 faqe, kushton 700 lekë. Ky është një libër i çmuar për nxënësit, studentët e letërsisë dhe pedagogët e tyre, si dhe për lexuesin e gjerë.

Koment nga autori

Sprova për Migjenin, e titulluar fillimisht "Uragani i ndërprerë", u shkrua si parathënie e gjerë për botimin e veprës "Novelat e qytetit të veriut", në Francë, në fund të viteve tetëdhjetë. Meqenëse me tekstet e botimeve të veprave të letërsisë shqipe në gjuhë të huaja merrej shtëpia e botimeve politike "8 Nëntori", përkthimi në frëngjisht, si edhe miratimi i tekstit nuk mund të bëhej veçse prej saj.

Sprova për Migjenin kaloi kështu nëpërmjet një shtëpie botuese që shquhej për dogmatizmin e saj të skajshëm. Kjo ka kushtëzuar ndoshta edhe më fort një pjesë të kufizimeve të këtij teksti, që gjithsesi ishte vështirë të shmangeshin. Ndërkaq, duhet thënë se me datën e botimit të kësaj sprove është kryer, me dashje ose pa dashje, një dezinformim publik, i cili për herë të parë po sqarohet në këtë shënim.

Sipas marrëveshjes me shtëpinë botuese franceze "Fayard", proza e përkthyer e Migjenit, bashkë me sprovën e gjerë që e shoqëronte, u dorëzua në fillim të vitit 1989. Pak kohë më pas, libri doli nga shtypi në Paris. Teksti i sprovës nuk u botua në shqip dhe as u paraqit prej autorit në ndonjë shtëpi botuese.

Një vit pas ikjes së autorit në Francë, teksti i sprovës, i mbetur në zyrat e shtëpisë botuese "8 Nëntori", u botua prej kësaj shtëpie pa kurrfarë leje të autorit, pa asnjë sqarim dhe jashtë çdo mbikëqyrjeje të tij. Redaktori i botimit, siç e dëshmon botimi, ka qenë Arshin Xhezo, kryeredaktor i gazetës më politike shqiptare "Zëri i popullit".

Data e botimit 1991, pas rënies së komunizmit, për një temë delikate për nga natyra e saj, të shkruar më 1988-1989, siç është shënuar në fund të tekstit, pra në komunizëm, do të krijonte, pa dyshim, jo pak habi midis lexuesve. Thelbi i çështjes lidhej me pyetjen se si ishte e mundur që kjo trajtesë, e botuar pas rënies së komunizmit, nuk kishte as më të voglin sqarim për ato kufizime, një pjesë e të cilave diktoheshin madje dhunshëm prej rendit komunist, siç ishte problemi i klerit katolik dhe sidomos i Gjergj Fishtës.

Për këtë është folur gjerësisht në intervistën në "Hyllin e Dritës", që ribotohet në këtë vëllim të veprave. Sprova për Migjenin ishte një rast për t'i dhënë publikut të gjerë francez një tablo të përgjithshme të letërsisë shqipe që nga zanafilla e gjer në kohën tonë.

Kufizimet e tekstit, gjuha shpeshherë e ngurtë, epitetet e ashpra "reaksionar, shovinist, arkaik, konservator", të përdorura me tepri, shpeshherë për të lehtësuar kalimin e ideve dhe mesazheve liberale, nuk do ta dëmtonin aq rëndshëm tablonë në sytë e publikut francez, sa ç'do ta dëmtonte heshtja e plotë dhe mospërmendja e emrave të ndaluar, në radhë të parë e emrit të Gjergj Fishtës.

Për publikun perëndimor epiteti "reaksionar" nuk kishte atë ngjyrim tragjik si te ne, ku përfytyrimi i parë shoqërues ishte skuadra e pushkatimit. Në tekst ishin trajtuar në një mënyrë pothuajse normale shkrimtarë të ndaluar ose gjysmë të ndaluar, si: Konica, Koliqi, Pasko, Poradeci.

Mbetej gjithmonë Gjergj Fishta, i cili, ashtu si i dënuari numër një, që s'mund të shfaqet në publik pa prangat në duar, nuk mund të përmendej pa epitetet shoqëruese të zakonshme, çka ishte ndoshta më mirë sesa të mbetej në terr të plotë.

Aty-këtu në tekst ka ndonjë përpjekje të druajtur për ta ndryshuar gjuhën ndaj Fishtës, si në kreun pesë, ku flitej për nacionalizmin antisllav të poetit: "Aq më pak nuk i lejohej një poeti që, duke dhënë tablo tronditëse të kësaj ndeshjeje dhe duke u revoltuar me të drejtë ndaj padrejtësive që i qenë bërë e vazhdonin t'i bëheshin kombit shqiptar, të mos bënte, megjithatë, një dallim midis popujve sllavë e shovinizmit serbomadh".

Ka gjasë të jetë herë e parë që në Shqipërinë komuniste shprehja "duke u revoltuar me të drejtë" të jetë përdorur për Fishtën. Në të njëjtin kapitull, pak radhë më poshtë, thuhet se mesazhet shoviniste nuk pranoheshin në Shqipëri "qoftë edhe kur ato parashtroheshin nga një poet i shpallur kombëtar, e qoftë të shprehura me një poetikë hijerëndë e mjeshtërore, siç qe përmbledhja 'Mrizi i zanave', vepra më e arrirë artistikisht e tij".

Siç shihet është një përpjekje, ndonëse ende e brishtë, drejt normalitetit. Po t'i shtohet kësaj edhe ikonografia e botimit francez, ku fotografitë e Fishtës, ashtu dhe të shkrimtarëve të tjerë të ndaluar, zënë vendin e tyre të natyrshëm midis plejadës së shkrimtarëve të mëdhenj të kombit, atëherë mund të thuhet se një përpjekje e parë, ndonëse e pamjaftueshme, është bërë drejt rehabilitimit.

Dosja e Gjergj Fishtës vazhdon të mbetet e hapur në Shqipëri. Dhe kjo është e kuptueshme. Borxhi ndaj tij mbetet gjithmonë i madh, më i madhi borxh ndaj një poeti i ndërgjegjes shqiptare. Ky borxh mund të lehtësohet dhe do të lehtësohet vetëm me dashuri dhe sinqeritet, dhe jo me nervozizëm dhe revansh.

Për fat të keq, janë këto dy të fundit që ende ndihen më fort. Dhe është e natyrshme të jetë kështu, përderisa shpeshherë qëllon që në ballë të falangës për kinse mbrojtjen e poetit, shfaqen shpesh fytyra jo fort të besueshme. Është thënë dhe duhet përsëritur prapë se nuk mund ta mbrojnë poetin rrahagjoksat që gjer dje nuk ia përmendnin kurrë emrin, as disidentët e rremë, që kanë shërbyer në policinë e fshehtë komuniste, që kanë denoncuar e futur në burg kolegët, as ata që shquhen ende sot për nostalgjinë ndaj otomanëve, ose që afishohen kundër Gjergj Kastriotit.

Mospërputhja midis adhurimit ndaj Gjergj Fishtës dhe njëfarë shpërfilljeje që ende vazhdon është kushtëzuar ndoshta nga ajo që u tha më lart. Dëshmi e kësaj shpërfilljeje është përurimi tejet modest dhe gati-gati i bojkotuar i shtatores madhështore të poetit, vepër e skulptorit të shquar Ilmi Kasemi.

Shtatorja e poetit e dyzuar nga transfiguracioni në bronz i poezisë së tij epike, u përurua në Lezhë, më 15 gusht 2009, në kohën që po shkruheshin këto radhë. Ajo që duhej të ishte një festë kombëtare e artit, shoqëruar me një ndjenjë të thellë meditimi për shkrimtarët e ndaluar, kaloi për habi si një ngjarje e rëndomtë, gati-gati e pavërejtur nga media dhe nga krejt shoqëria shqiptare.

Bojkoti i shtatores nxori në pah se veçimi i poetit vazhdonte në Shqipëri, njëzet vite pas rënies së komunizmit, për të tjera arsye tani dhe nga të tjerë faktorë. Nuk ishin të paktë ithtarët e poetit që, me dashje ose pa dashje, në vend që të shmangnin pengesat dhe moskuptimin, shpeshherë i shtonin ato.

Krijohej përshtypja se s'bëhej asnjë përpjekje për të afruar drejt Gjergj Fishtës njerëz që, për arsye që diheshin, nuk e njihnin atë, ose që mendimin e gabuar për të dëshironin ta qortonin. U krijua kështu, dashur pa dashur, një brez sanitar rreth poetit, pra një veçim i ri, pikërisht atëherë kur duhej të ndodhte e kundërta.

Një tjetër mungesë e kësaj sprove për Migjenin është trajtimi i figurës së mbretit Zog. Ndonëse shteti komunist kishte një linjë të përcaktuar rreptë lidhur me këtë personazh, mund të thuhet, pa frikë, se censura për Fishtën ishte dukshëm më e pakapërcyeshme se ajo për mbretin. Rrjedhimisht, sado paradoksale të duket, për shtetin komunist shqiptar poeti Gjergj Fishta ishte më i rrezikshëm se mbreti Zog.

U theksua kjo për të vënë në dukje se përmendja e monarkut të parë shqiptar në këtë parathënie kurrsesi nuk ishte aq e vështirë sa e Fishtës, kështu që as epitetet e vrazhda ndaj tij nuk ishin as të detyrueshme dhe as të përligjura. Arsyeja e ashpërsisë ndaj mbretit lidhet me tjetër gjë, dhe pikërisht me një nga motivet kryesore të kësaj sprove, marrëdhëniet midis sunduesit diktator dhe shkrimtarit të madh.

Në kohën që u shkrua kjo sprovë dukej qartë se ky raport të kujtonte më shumë rendin komunist, sesa shtetin mbretëror. Për rrjedhojë, paralelizmi i hamendësuar midis diktatorit komunist dhe mbretit, vetvetiu e dëmtonte kryesisht këtë të fundit.

Një tjetër problem delikat që, në një mënyrë ose në një tjetër, shtrohet në këtë trajtesë, është raporti midis Migjenit dhe shkrimtarëve të mëdhenj të ndaluar, kryesisht Fishtës. Ky raport as është shtruar e as që mund të shtrohej drejt. Sipas një tradite të keqe të ideologjisë sunduese të kohës, Migjeni cilësohej gati-gati si pararendës i realizmit socialist shqiptar, çka ishte një mashtrim i pashembullt.

E keqja vazhdoi më pas, kur, në vend që ky mashtrim, bashkë me komunizmin, të rrëzohej, ai vazhdoi të mbrohej, këtë herë nga kampi kundërshtar, nga vetë fishteanët. Migjeni vazhdoi të quhej shkrimtar pothuajse komunist, ndonëse të gjithë e dinin se kjo nuk ishte e vërtetë dhe se mentori i tij i parë kishte qenë pikërisht Ernest Koliqi, i shquar për antikomunizmin e tij.

Pas viteve '90, në kohën e demokracisë, kundër Migjenit, kinse në emër të antikomunizmit, u përdor dhe ende vazhdon të përdoret një gjuhë mizore, që nuk i lë asgjë mangët traditës staliniste.

Kësaj tradite iu shtua zakoni i keq shqiptar, sipas të cilit rikthimi në Panteonin e letrave i një shkrimtari të madh, shoqërohej nga dëbimi prej Panteonit i një tjetri shkrimtari të madh. Kështu u vunë në skajimin më të mbrapshtë të mundur Fishta me Migjenin, thua se nuk mund të rrinin të dy atje ku të dy e kishin vendin në këtë botë: pikërisht në Panteon.

Historia e trishtë, e bashkë me të keqkuptimi dramatik, ende vazhdon në kohën e ribotimit, pas njëzet vitesh, të kësaj sprove.

Ky është sqarimi i dytë, pas atij që ka shoqëruar botimin e kësaj sprove në serinë e "Veprës së plotë" të autorit në vitin 2009.

Siç është përmendur në shënimin e parë, tekste të tilla problematike, kanë shtruar, dashur pa dashur, një alternativë paradoksale, për të mos thëmë, jo fort të logjikshme. Thelbi i saj lidhej me pyetjen: ç'do të bëhej me tekste të tilla të krijuara në një rend të vështirë ku liria e shprehjes nuk njihej?

Do të botoheshin më pas, ashtu, siç ishin shkruar, pa kurrfarë ndryshimi, apo do të lejohej njëfarë retushimi minimalist, natyrisht i shpallur prej autorit? Me fjalë të tjera, mbi këto tekste do të rëndonte njeri nga dy dënimet: të mbartnin përgjithmonë vulën e së keqes, apo për të shmangur këtë të mos botoheshin më, thënë ndryshe, të shuheshin përgjithmonë?

Çështja e retusheve është shoqëruar me spekulime, nisur nga më banalet, siç është data e krijimit të veprës, gjer te natyra e retushit. Tek sqarimi i vitit 2009 - çështja themelore është ajo e datës. Në pamje të parë ngjante e thjeshtë dhe, në thelb, është e tillë. Nuk ka gjë më të vërtetueshme në botë se sa koha e krijimit të një vepre.

Megjithatë, në një vend ku spekulimi kthehet në modë, guximi i spekulantëve nuk njeh kufi. Ndaj dhe sqarime që në rrethana normale s'do të ishin të nevojshme, bëhen të tilla. Në kushtet e ndërrimit dramatik të rendit politik kur flitet për retushet, është fjala në radhë të parë për ato të natyrës politike. Retushet e tjera, janë pjesë e procesit normal të krijimit në çdo kohë e në çdo vend.

Kjo marrëveshje për termat është e domosdoshme për të ndërprerë çdo abuzim. Një tjetër domosdoshmëri, është shpallja prej autorit e çdo retushimi bashkë me përgjegjësinë morale që ai merr për të.

Domosdoshmëria e tretë, ndër më themeloret, është saktësimi i qartë, se në këtë çështje është fjala kryesisht për vepra studimore, sprova e shpalime panoramike, dhe kurrsesi për krijime të mirëfillta artistike. Retushimet për romane apo drama ku pas rrëzimit të komunizmit, personazhet komunistë kthehen në antikomunistë dhe e kundërta nuk janë veçse sajesa të humorit të kafeneve dhe s'ka pse të merren seriozisht prej askujt.

Për t'u kthyer te pyetja se ç'do të bëhet me krijimet eseistike, te të cilat pavarësisht seriozitetit dëshmohen haptas gjurmët shtrënguese të kohës, ose kufizimet e vetë autorit, zgjidhja e problemit nuk është e pamundur.

Qortimi i një mendimi, ndreqja, plotësimi, apo riformulimi i një vizioni, qoftë edhe në rastet delikate, kur arsyet janë politike, janë të njohura. Për tekste të tilla, alternativa ose, të botohen ashtu siç kanë qenë, pa as më të paktën ndreqje, ose të zhduken nga faqe e dheut, vështirë se mund t'i qëndrojë logjikës normale.

Në rastin e zgjidhjes së dytë, asaj të zhdukjes, vetvetiu do të shtrohej pyetja: në emër të kujt do të bëhej kjo? Për t'i bërë një nderim të tërthortë epokës që u përmbys? Për të pranuar, gjithmonë tërthorazi, një triumf të mbrapshtë karikaturesk të saj?Me fjalë të tjera, për të nbrojtur si të përjetshme gabimet e diktuara prej saj?

Është e drejtë e çdo autori të zgjedhë versionin që i dikton ndërgjegjja e tij. Aq më tepër për vepra që botohen pa lejen e tij, siç ndodh shpesh në hapësirën shqiptare në Ballkan.
Si përfundim, mund të thuhet se përvoja botërore na mëson që, pa qenë kurrsesi i njëjti proces me retushet artistike, ndreqja e gabimeve në procesin e studimeve eseistike, pavarërisht shkakut të zanafillës, është pjesë e zhvillimit dhe emancipimit kulturor.

Kjo e drejtë e autorit, pjesë themelore e së drejtës universale, nuk mund të preket nga askush dhe në asnjë rrethanë. Është autori që e ka bërë gabimin, është ai që e shpall publikisht atë, dhe është përsëri ai dhe askush tjetër, që përpiqet ta ndreqë.

Këtij parimi i përmbahet ky botim i fundit i sprovës për Migjenin. Siç ndodh shpesh në raste të tilla, ky nuk është kurrsesi një rishikim i plotë i tekstit. Përkundrazi, retushet janë tepër të rralla e të kursyera. Si të tilla ato janë të pamjaftueshme për të shmangur keqkuptimet.

Janë heqje radhësh dhe paragrafësh dhe asnjëherë shtesë. Ndër dhjetë kapitujt e kësaj sprove, retushe (heqje radhësh) kanë vetëm dy prej tyre: i pesti dhe i gjashti, gjithsej rreth dyzet radhë. Pjesa tjetër e tekstit është e njëjta me atë të vitit 1989.

Detajet e librit
9789928186584
9789928186584
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Arti si mëkat, Ismail Kadare

Ka dy fate artistësh. Një palë lindin dhe rriten në shtëpi ku arti ka hyrë, ndërkaq: biblioteka është plot me libra, pasditeve nëna luan në piano ose emta pikturon, pasdarkeve miqtë flasin për letërsinë, artet dhe spiritizmin. Një palë tjetër nuk njohin asgjësend nga këto.
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Kritika letrare në Shejzat, Ymer Ciraku, Elona Plaku

Argumenti i këtij libri e ka të dorës së parë synimin për të dëshmuar se kritika letrare shqiptare tashmë e ka siguruar profilin e saj në rrugën përmbi një shekullore. Por mbi të gjitha nuk kanë munguar e nuk mungojnë të lëshohen ende rezerva apo refuzime për një mision tek e fundit të pakryer dot prej saj.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2421

Botuesi: Onufri

Sfide harrimit, Ali Podrimja

Sfidë harrimit do të thotë të luftosh harrimin ose më drejtpërdrejt të mbetesh në kujtesë duke theksuar shkakësimin qeniesor të artit poetik. Në rrafshin e qeniesisë njerëzore sipas filozofisë, nxitja e vërtetë psikologjike dhe qëllimin vetjak, për të cilin krijohet poezia dhe çdo art tjetër, është dëshira e pakuptuar për të kundërshtuar vdekjen apo...
450 Lekë 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2978

Botuesi: Aleph

Përse të lexohen klasikët, Italo Calvino

E dua Dostojevskin, sepse deformon me koherencë, furi dhe pa masë. E dua Balzakun sepse është vizionar. E dua Kafkën, sepse është realist. E dua Mopasanin sepse është sipërfaqësor. E dua Mansfildin sepse është inteligjente. E dua Fitzxheraldin, sepse është i pakënaqur.
720 Lekë 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Acient Albanian Songs, Fatos Arapi

Fatos Arapi’s work is very enlightening when it comes to systematizing the ballad material according to the principal forms of the motive. Undeniable he has enriched the discussion by consulting all the preserved Albanian material.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001973

Botuesi: Naimi

Tradita gojore si etnotekst, Shaban Sinani

Krahasimet përgjithësisht provokojnë, cënojnë, përafrojnë e po aq mos barazojnë. Por krahasimeve dhe metodës krahasuese, megjithëse moda mund t’u ketë shkuar, mundësitë nuk u kanë shterruar. Në filozofinë e botës së sotme është “të shohësh veten tek tjetri”.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Rrëfenja kuteliane, Klara Buda

"Rrëfenja kuteliane" është një tregim i shkurtër i shkruar në mënyrë të veçantë për t'u dëgjuar me ndërmjetësinë e një lexuesi, i cili transformohet në rrëfimtar, pa asnjë udhëzim, veçse duke ndjekur tekstin.
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

Rreth dosjes Bilal Xhaferi, Aida Tuci

Për herë të parë, me këtë libër, gazetarja Aida Tuci arrin të shpjegojë shterueshëm se çfarë ka ndodhur atë pasdite prilli të vitit 1968, në Klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve gjatë diskutimit të romanit "Dasma". Nëpërmjet dëshmive nga bashkëkohësit, dokumenteve arkivore, si dhe një bisede me Ismail Kadarenë, lexuesit i zbulohen të panjohurat e kësaj enigme.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2876

Botuesi: Plejad

Studime dhe tekste letrare, Giussepe Valentini

Giuseppe Valentini, me një dashuri të ethshme e gjithnjë në rritje, shoqëruar nga një ndërmarrje rigoroze kulturore, u nxit në njohjen e thellë të çdo manifestimi të jetës së popullit shqiptar, të gjuhës, të zakoneve etnike, të historisë politiko – sociale, me rezultate të tilla në çdo disiplinë sa të konsiderohet sot me të drejtë një mjeshtër i...
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2687

Botuesi: Buzuku

Fryma e iluminizmit, Tzvetan Todorov

"Fryma e iluminizmit" shpalos vlerat europiane si racionalizmi, të drejtat e njeriut, liria, barazia gjinore, laicizmi, pluralizmi. Janë këto vlera dhe arritje të iluminizmit, si krijesa më me vlerë e Europës, sepse pa të sot as Europa, as bota nuk do të ishin këtu ku janë.
540 Lekë 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000141

Botuesi: Ideart

Afresk kritik, Erion Kristo

Në horizontin e përvojave estetike, aftësia për të marrë përgjegjësi personale, duhet të shfaqet si cilësia parësore e kritikës. Kritiku duhet të mësojë të mos fshihet pas gishtit dhe të shfaqë publikisht një guxim që nuk ka pse të mos nisë fillimisht nga pohimi i vlerave.
450 Lekë 500 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000231

Botuesi: Onufri

Identiteti Europian i Shqiptarëve, Ismail Kadare

Debati Kadare - Qose, është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi "Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve".
450 Lekë 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000284

Botuesi: Onufri

Shkaba, Ismail Kadare

Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000361

Botuesi: Onufri

Pasardhësi, Ismail Kadare

Çfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000373

Botuesi: Onufri

Vajza e Agamemnonit, Ismail Kadare

Në tribunën e festës së 1 Majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve komunistë vendas i duket se dallon portretin e shefit të dikurshëm grek, Agamemnonit.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000643

Botuesi: Onufri

Vepra 1, Ismail Kadare

Në këtë vëllim të parë, me të cilin hapet korpusi i veprës së Kadaresë, përfshihen krijime në prozë të periudhës së hershme të krijimtarisë së tij. Ndërsa romani i parë i tij, "Qyteti pa reklama", i shkruar në Moskë në vjeshtën e vitit 1959, kur autori ishte 23 vjeç.
1 125 Lekë 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000644

Botuesi: Onufri

Vepra 2, Ismail Kadare

"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", me të cilin hapet vëllimi i dytë i veprës së Kadaresë, është kujtuar për një kohë të gjatë si romani i parë i tij. Ky roman, falë të cilit autori i ri fitoi njohje ndërkombëtare, u botua më 1963, duke njohur më pas ribotime të shumta.
1 125 Lekë 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000645

Botuesi: Onufri

Spiritus, Ismail Kadare

Si në një vepër të Shekspirit, anketuesit luajnë rolin e klounëve që bëjnë pyetje thelbësore. Pyetje të cilat kanë lidhje me një referencë tjetër të Kadaresë: traditën homerike.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i Ёndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.
810 Lekë 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000647

Botuesi: Onufri

Qorrfermani, Ismail Kadare

Qorrfermani", shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela "Ëndërr mashtruese", më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000648

Botuesi: Onufri

Kronikë në gur, Ismail Kadare

Kronikë në gur" afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000649

Botuesi: Onufri

Lulet e ftohta të marsit, Ismail Kadare

"Lulet e ftohta të marsit" është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000650

Botuesi: Onufri

Breznitë e Hankonatëve, Ismail Kadare

Kur u botua për herë të parë "Breznitë e Hankonatëve" në vitin 1977, bënte pjesë në një përmbledhje me tregime e novela nën titullin e përbashkët "Emblema e dikurshme", që numëronte shtatëmbëdhjetë shkrime. Njëri prej tyre, në trajtë reportazhi, që synonte të jepte "historinë a kronikën e një uzine", e quante këtë një punë tepër të vështirë, po të...
450 Lekë 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000651

Botuesi: Onufri

Qyteti pa reklama, Ismail Kadare

Ja një nga tekstet më të hershme në prozë të Ismail Kadaresë, shkruar më 1959, në moshën njëzet e tre vjeç. Deri atëherë shkrimtari kishte nxjerrë tregime të vogla, si "Kujtime të humbura", shkruar në vitin 1955.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000652

Botuesi: Onufri

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare

Gjeneralit i ra pija në kokë. Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish, mendoni. Vetëm se ata tani, në vend të uniformës, kanë secili nga një thes najloni. Thasë të kaltër me dy vija të bardha dhe një shirit të zi, prodhim special "Olympias". Në fillim ishin ca skuadra. 
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000654

Botuesi: Onufri

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut, Ismail Kadare

Është një nga kryeveprat kadareane. Romani përshkohet nga tiparet më të mira të prozës së shkrimtarit: stili narrativ i tejdukshëm, lehtësia me të cilën jepet bota perceptuale dhe shqetësimet ekzistenciale të personazheve, duke bartur një poetizëm krejt specifik dhe të nginjur përplot metafizikë.
630 Lekë 700 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000655

Botuesi: Onufri

Hija, Ismail Kadare

Ndërsa diktatura mbahet ende në fuqi në vendin e tij të Lindjes europiane, personazhi kryesor, një kineast pak a shumë i dështuar, gëzon kohë pas kohe privilegjin që të dërgohet me shërbim në Paris. Sa herë që kthehet nga qyteti-dritë i Parisit, atij i duhet të japë llogari para miqve të tij të mbetur në rrathët e ferrit.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000656

Botuesi: Onufri

Kështjella, Ismail Kadare

Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000657

Botuesi: Onufri

Viti i mbrapshtë, Ismail Kadare

Ngjarjet e romanit "Viti i mbrapshtë" ndodhin në vitin 1914. Në këtë vit Shqipëria fiton pavarësinë. Kështu vendosën Gjemania, Anglia, Austro-Hungaria, Franca, Italia dhe Rusia. Secili prej këtyre shteteve përpiqet ta tërheqë pas vetes kombin e ri.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000749

Botuesi: Onufri

Vjedhja e gjumit mbretëror, Ismail Kadare

"Vjedhja e gjumit mbretëror" përfshin disa tregime, si: "Vdekja e gruas ruse", që trajton temën e gruas ruse, që ka mbetur në Shqipëri pas prishjes së marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike; "Lamtumira e së keqes" shpall dhe përgatit tërheqjen e osmanëve jashtë kufijve të tokave shqiptare.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000783

Botuesi: Onufri

Darka e gabuar, Ismail Kadare

Një darkë krejtësisht e pazakontë, me një mister midis, është subjekti i romanit më të ri të Kadaresë. Ndonëse e bazuar mbi një ngjarje të vërtetë, që ka trazuar vite më parë një qytet të tërë.
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000872

Botuesi: Onufri

Muzgu i perëndive të stepës, Ismail Kadare

Në një atmosferë të denjë për "Vdekje në Venetik", ndërkohë që një epidemi përhapet nëpër rrugë, një furtunë e egër shpifjesh shpërthen kundër Boris Pasternakut, i cili në faqet e "Muzgut", shfaqet si një hero pozitiv, sa kohë që vepra e poetit rus denonconte stalinizmin.
630 Lekë 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000881

Botuesi: Onufri

Ballkani i Jugut, Ismail Kadare, Predrag Simic, Ljubomir Frckovski, Ylber Hysa

Kohët e fundit, Ballkani i Jugut është bërë pikë fokusi për interesin evropian dhe amerikan në mbarë rajonin e Ballkanit, me një konflikt të intensitetit të ulët në Serbinë Jugore, një situatë me siguri të paqëndrueshme në Kosovë dhe rrezik të madh që ka përballuar sovraniteti i FRYOM-it në krejt ekzistencën e saj të shkurtër.
450 Lekë 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001180

Botuesi: Onufri

Aksidenti, Ismail Kadare

Në një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.
720 Lekë 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001508

Botuesi: Onufri

Mosmarrëveshja, mbi raportet e Shqipërisë me vetveten, Ismail Kadare

Si veteran i gjymtuar pas prerjes, që u përmend në krye të kësaj sprove, ai himn do të avitej me drojë te sheshi i kombeve, përballë himnit të Europës, muzikës së Bethovenit dhe fjalëve të Schiler-it për vëllazërimin e popujve, me tagrin për t'i dhënë zërin dhe arsyet e Shqipërisë.
810 Lekë 900 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001646

Botuesi: Onufri

Koncert në fund të stinës, Ismail Kadare

Kadare është i rrahur në të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kryet për recensentët gjermanë. Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të "izmave" zhurmëmëdha, aq shumë të çmuara prej "doktorëve" tanë të kritikës.
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2242

Botuesi: Onufri

Dimri i vetmisë së madhe, Ismail Kadare

Ky nuk është një roman politik i koniukturave, që tregon se si u zunë binjakët politikë, shoku Enver me shokun Nikita, por një analizë psikologjike e gjendjes së shqërisë gjatë periudhës totalitare. Mendoj se kështu duhet të perceptohet ky roman, i cili provon se fuqia e realizmit socialist është e pamjaftueshme përpara një talenti, sic është shkrimtari...
1 350 Lekë 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2303

Botuesi: Onufri

Çlirimi i Serbisë prej Kosovës, Ismail Kadare

Një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që...
225 Lekë 250 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Mëngjeset në Kafe Rostand, motive të Parisit, Ismail Kadare

Ideja për të shkruar diçka për Kafe Rostand më kishte ardhur aq natyrshëm, saqë s'e mbaja mend as kohën, as rrethanat. Ishte një ndjesi midis pendimit dhe mirënjohjes, e ngjashme me atë ndaj shoqes së jetës, që duke qenë pranë teje në gjithçka, nuk e ka pasur, ose ty të duket se nuk e ka pasur, vëmendjen e duhur.
900 Lekë 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Kukulla, portreti i nënës, Ismail Kadare

Një lajm i tillë konfirmon faktin se letërsia shqipe bën pjesë tashmë me dinjitet në klubin europian të letrave. Kritiku më i njohur i Francës, Bernard Pivot, e ka përshëndetur veprën më 17 maj 2015, në "Le Journal du Dimanche" të Parisit: "Nëna ime? Më e ëmbla e nënave, më e dashura, më e mënçura, më e qeshura e më kurajozia".
630 Lekë 700 Lekë
More
Në gjendje