- Ka mbaruar

Banner
Idealet e rilindësve që atdheun e tyre ta shohin të lirë dhe të qytetëruar nisën të sendërtohen pas pavarësisë. Me formimin e shtetit të ri shqiptar formohen institucionet e para që kanë në program emancipimin e përgjithshëm shoqëror.
Titulli: Personazhi i gruas në letërsinë shqipe mes dy luftërash
Origjinali: Personazhi i gruas në letërsinë shqipe mes dy luftërash
Gjinia: Kritika letrare
Autori: Resmije Kryeziu
Shtëpia botuese: Instituti Albanologjik i Prishtinës
Viti: 1988
Fq. 352
Pesha: 0.349 kg.
Idealet e rilindësve që atdheun e tyre ta shohin të lirë dhe të qytetëruar nisën të sendërtohen pas pavarësisë. Me formimin e shtetit të ri shqiptar formohen institucionet e para që kanë në program emancipimin e përgjithshëm shoqëror.
Inteligjenca e re shqiptare në periodikun e kohës dhe në veprat letrare e shkencore u mundua t'i shquajë problemet më me rëndësi në planin social, etik dhe historiko – shoqëror. Në kuadër të këtyre preokupimeve vend me rëndësi zë edhe problemi i emancipimit të gruas.
Për këtë arsye, problemi i emancipimit të gruas është me rëndësi të studiohet edhe në letërsinë shqiptare. Ky problem ngërthen në vete të gjitha kundërthëniet që ishin të pranishme në shoqërinë e kohës e cila kishte trashëguar prapambeturi të madhe si pasojë e organizimit patriarkal e fisnor dhe të marrëdhënieve feudale të shoqërisë që ishin ruajtur gjatë shekujve të sundimit të Perandorisë Osmane.
Problemet sociale dhe etike janë shprehur në mënyrë më të plotë në personazhin e gruas, sepse familja si institucion shoqëror i kishte ruajtur dhe i kishte konservuar disa raporte që zanafillën e tyre e kishin që nga errësira e mesjetës.
Për dallim nga shkrimtarët e Rilindjes Kombëtare, ku problemi i gruas u shikua në mënyrë të përgjithësuar, si problem iluminist dhe nga aspekti idealizues, pa u thelluar në implikimet e thella sociale të zhvillimit të shoqërisë, shkrimtarët që krijuan mes dy luftërave këtë problem e përimtuan duke e vënë gruan në raport më të drejtpërdrejtë me problemet e shoqërisë në tërësi.
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU001429
Botuesi: UET Press
Në vështrimin kulturor – historik e në vështrimin strukturor, letërsia moderne shqipe nis në fund të shekullit të kaluar me Konicën kur shfaqet një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrimi i mëhershëm himnizues, dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit që kërkon forma të reja.
Botuesi: Te tjere
Në këtë numër të vjetër të revistës, janë paraqitur këngët "Fyelli i Dibrës", mbledhur nga Haki Stërmilli dhe "Lahuta e butë e Dukagjinit", mbledhur nga Ndoc Vasis.
Botuesi: Te tjere
Në dy vëllimet e pozive italiane janë paraqitur disa poezi të shqipëruara nga Ernest Koliqi. Kjo i bën këto vëllime tepër interesante dhe të rralla. Vëllimet kanë lidhje pak të konsumuar nga koha dhe faqet janë të zverdhura, por në tërësi botimi i ka qëndruar kalimit të kohës.
Idealet e rilindësve që atdheun e tyre ta shohin të lirë dhe të qytetëruar nisën të sendërtohen pas pavarësisë. Me formimin e shtetit të ri shqiptar formohen institucionet e para që kanë në program emancipimin e përgjithshëm shoqëror.